Mishi e bylmeti rrezikojnë jetën e qytetarëve (Foto)

Autori:Zekirja Shabani

Vetëm pakë metra i ndajnë toaltet dhe tavolinën përplot mishë e bylmet në tregun e kryeqytetit, afër Komunës së udhëhequr nga Shpend Ahmeti.

Era e të dyjave shoqëron konsumatorët gjatë blerjes. E tani që temperaturat po ngriten mbrojtësit e konsumatorëve shqetësohen se jeta e qyetarëve po vihet në rrezik.

Gazeta Fjala, ka vizituar disa pika të shitjes në tregun e kryeqytetit dhe përmes fotografive sjellë gjendjen në treg.

mmm

Shitja e produkteve të qumështit dhe mishit në rrugë, sipas zyrtarëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës është e ndalua dhe i takon inspektoratit të komunës që të marrë masa.

Por, në Komunën e Prishtinës nuk janë përgjigjur lidhur me këtë çështje.

Gazeta Fjala është në pritje të përgjigjeve nga ky institucion, ndërkaq ata që janë të thirrur për mbrojtjen e konsumatorëve po presin që Komuna e Prishtinës të largoj rrezikun që u kanoset qytetarëve nga këto produkte.

Selatin Kaçaniku nga Orgazniata “Konsumatori” ka thënë se situata në terren është alarmante. Ai ka treguar se vendimet e AUV’së  për ndalimin e shitjes së mishit refuz dhe të ekspozuiar nuk janë duke u respektuar fare, dhe sipas tij krejt fajet i kanë inspektoret e këtij institucioni dhe inspektoret komunalë.

“Inspektorët nuk e bëjnë punën e vetë. Ata po presin që konsumatori ta kryej punën e tyre. E derisa këta inspektor dhe institucionet e tyre përkatëse nuk e kryen punën gjendja do të jetë alarmante”, ka thënë ai.

djathi

Kaçaniku ka treguar se shitja e produkteve të mishit nga tregtarët e Kosovës behët pa kurrfarë kontrolli dhe kurrfarë përfillje të ligjit.

“Atyre u mungojnë gjerat elementare, nuk kanë as doreza e as frigoriferë adekuatë. Ky mish shkrihet e ngrihet në çdo kohë. E, ku të ndodh kjo më ky produkt nuk është i sigurt. Lerë më ai të shitet i ekspozuar në pluhur e baltë, siç po ndodh tani”, ka treguar Kaçaniku.

Ndërkaq, Lamir Thaçi, zyrtar për informim në AUV, thotë se inspektorati i AUV-së në secilin rast që ka hasur gjatë inspektimeve produkte të ruajtura në mënyrë jo adekuate menjëherë ato produkte janë konfiskuar dhe është nxjerrë vendim për asgjësim.

“Tregjet brenda qyteteve kontrollohen dhe operojnë me leje të komunave. Secila komunë për momentin ka inspektor të kontrollit të ushqimit. Për mënyrën e tregtimit ne këto tregje janë përgjegjëse institucionet e nivelit local”, thotë Thaçi.

Sipas tij, për produktet e importuara kontrolli ushtrohet në të gjitha ngarkesat ndërsa frekuenca e kontrollit për operatoret tregtues të ushqimeve brenda vendit realizohet në bazë të frekuencës së planit për kontroll.

djath

“Plani vjetorë për kontrolle, gjatë sezonit veror kur temperaturat ngritën parasheh ngritje të frekuencës inspektuese, sidomos për ato biznese qe tregtojnë mallra qe duhet ti nënshtrohen kushteve adekuate te ruajtjes. po ashtu edhe tek operatoret tjerë fokus ka hapësirat ku tregtohen mallrat qe duhet ti nënshtrohen ruajtjes ne temperatura të ftohta”.

Secili produkt ushqimore ne dekleracion ka te shënuar edhe temperaturat ruajtëse dhe ne bazë te atyre të dhënave verifikohet temperatura se a i është përshtatur produktit ne vendin e ruajtjes apo shitjes.

“Konsumatoret duhet edhe vet të kenë kujdes qe gjatë transportit deri ne shtëpi apo edhe gjatë ruajtjes ne hapësirat e shtëpisë, të ja përshtatin kushtet e kërkuara të temperaturës sipas dekleracionit sepse mund te vije deri të prishja e produktit”, thotë Thaçi./Gazeta Fjala/

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/mishi-e-bylmeti-rrezikojne-jeten-e-qytetareve-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala