Ministria e Mjedisit manipulon me listën e borxhlinjëve (Dokument)

Autori:Zekirja Shabani

Shefki Ilazi nga Ballabani i Komunës së Podujevës, nuk i ka asnjë cent borxh Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Por ai figuron në listën e borxhlinjëve të mëdhenjë  të kësaj ministrie. Madje e kanë futur në të njëjtin rend me lëndët të cilat inspektorati i këtij institucioni i ka përgatitur për gjykatë.

Sipas informacioneve që posedon Gazeta Fjala, ky është vetëm njëri nga rastet kur kjo ministri ka përgatitur dosje për gjykatë dhe ka hartuar lista pa i analizuar faktet, sidomos për borxhet deri në 100 milion euro të shfrytëzuesve të ujërave, gurthyesit, shfrytëzuesit legalë dhe ilegalë të rërës nga lumenjtë e prodhuesit e ujit, pijeve e të gjithë shkarkuesit e mbetjeve inerte që nuk kanë paguar taksë në bazë të udhëzimit administrativ 06/2006.

“Këto padi janë qesharake”, thotë një zyrtarë i minisrisë, sipas të cilit shumë veprime janë bërë sa për të krijuar alibi se ka marrë masa ndaj shkelësve të ligjit.

Qesharake i duket edhe Shefki Ilazit futja e emrit të tijë në mesin e borxhlinjëve.

“Po çfarë borxhi more ju kamë unë atyne që ma kanë shkatërru tokën. Mi kanë marrë 40 ari te brana dhe tash as nuk mi kompenzojnë as hiq”, tregon Ilazi.

Ai shpjegon se është e kundërta e asaj që kanë bërë ministria.

Gjatë për daljet e ujit nga lumi në fshatin Ballaban dhe punimve të ujësjellësit që të pengohet grryerja e tokës nga ky lum, sipas tijë i është dëmtuar prona dhe ka kërkuar nga ministria e ujësjellësi rajonal kompenzim.

“Pra, ata më kanë mu borxh jo unë atyre”, thotë ai.

Në ministrinë e Mjedisit nuk pranojnë se e kanë future në mesin e borxhlinjëve dhe atyre ndaj të cilëve kanë marrë masa inspektorati, pavarësisht se janë vetë zyrtarët për media që me urdhër të sekretarit I kanë përcjellë Gazetës Fjala me datë 12 Prill, tabelën “Inicimet dhe Vendimet e Inspektoratit per vitin 2014”, ku është edhe Shefki Ilazi.

listaaa

E tani duket se i kanë rënë pishman asajë çfarë kanë bërë dhe në përgjigjen e tyre lidhur me këtë rast sqarojnë se MMPH nuk ka ushtruar në asnjë rast padi ndaj z.Shefki Ilazi, përkundrazi z.Shefki Ilazi nga fshati Ballaban me datë 24.06.2014 ka ushtruar ankesë në MMPH ndaj Ujësjellësit Rajonal  “Prishtina” me pretendimin se nga shtrati i Lumit në fshatin ballaban ka dëmtime në pronën e tij, me këtë rast me date 30.07.2014.

“Inspektorati iI MMPH-së ka dal në vend të ngjarjes dhe ka konstatuar gjendjen se nga KUR “Prishtina” përgjat lumit janë vendosur objekte për pengimin e materjeve të ngurta që mos të barten në liqenin e Batllavës (investim ky i Komisionit Evropian) ,  dhe me date 04.08.2014 Inspektorët e MMPH-së kanë urdhëruar Kompanin e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina që pengesat e vendosura përgjat lumit në fjalë KUR “Prishtina” duhet t’i mirëmbajë në mënyrë që mos të shkaktohen dëme ose gërryrje të tokës përgjat këtij lumi. Me date 12.08.2014 MMPH I ka kthyer përgjigje z.Shefki Ilazi”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga zyrtarët për media të MMPH-së.

Gazeta Fjala ka raportuar me fakte të dokumentuara se në Ministrinë e Mjedisit mungojnë rreth 100 milionë euro, nga taksat e pa mbledhura nga shfrytëzuesit e ujërave, gurthyesit, shfrytëzuesit legalë dhe ilegalë të rërës nga lumenjtë e prodhuesit e ujit, pijeve e të gjithë shkarkuesit e mbetjeve inerte që nuk kanë paguar taksë në bazë të udhëzimit administrativ 06/2006.

Borxhlinjtë më të mëdhenj dalin të jenë Korporata Energjetike e Kosovës, KUR Prishtina, Ibër Lepenci e shumë shfrytëzues publikë.

E nga sektori privat, borxhliu më i madh është ndërmarrja sh.p.k. Arbëria që prodhon Ujin e Alpeve e cila ka borxh mbi 9 milionë euro. Vendin e dytë e zë ndërmarrja Fluidi me afro 4.5 milionë euro. Nuk qëndrojnë keq me borxhe ndaj shtetit që nuk po ua kërkon askush as Compact Group që prodhon ujin DEA apo uji Miros që kanë mbi 3 milionë euro borxhe secila.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/ministria-e-mjedisit-manipulon-me-listen-e-borxhlinjeve-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala