Ministrat injorojnë shefin e qeverisë, nuk e ndalin luksin

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefit të Qeverisë së Kosovës nuk po ia dëgjojnë fjalën varësit e tij. Deklaratat e kryeministrit, Isa Mustafa, për ti ulur shpenzimet në artikuj luksoz e shfrytëzim të panevojshëm të automjeteve nuk është duke i marrë seriozisht askush nga kaabineti i tij.

“Qeveria e Kosovës është duke punuar në uljen e shpenzimeve. Kemi marr vendim që mos të blerje të pasjeve luksoze, siç janë telefona, laptopa, mobile për zyra e gjera të ngjashme”, ka thënë kryeministri Mustafa një deklaratë në televizionin publik.

Por, blerja e telefonave, laptopave e mobile për zyre nuk po ndalet. As edhe udhëtimet jashtë vendit me vetura zyrtare për shoping e plazh.

Kritike ndaj këtyre shpenzimeve e keqpërdorimit të veturave zyrtare kanë qenë çdo herë edhe shoqëria civile.

Ata kanë deklaruar se çdo kabinet qeveritar ka rritur shpenzimet në luks.

Shpenzimin e fundit për luks, blerje të telefonave mobil, e ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme që drejtohet nga Skender Hysni e që vjen nga partia e njëjtë me kryeministrin, Lidhja Demokratike e Kosovës. Për blerjen e telefonave te mençur MPB do të shpenzoj fiks 8 mijë e 466 euro.

MPB

Edhe Ministria e Administratës Publike, nën drejtimin e Mahir Yagcilar ka bërë shpenzime ne artikuj luksoz. MAP ditë më parë ka blerë lule në vlerë prej 7 mijë e 415 euro, raporton Gazeta Fjala.

Lule për zyre ka blerë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Satvileci.  Vlera e kësaj blerje është fiks 9 mijë e 999 euro.

E, Ministri i ri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, për blerje të mobile për zyre ka shpenzuar 10 mijë euro.

Zyrtarët do të mbesin pa vetura

Ndërkaq, zyrtarët e shtetit së fundi janë parë me veturë zyrtare në bregdetin e shqipërisë.

Kësaj praktike, Mustafa ka thënë se do ti vie fundi, por në realitet ende nuk po shihet dicka konkrete.

Për ndaljen e keqpërdorimit të veturave shtetërore, Qeveria e Kosovës pati nxjerr edhe një vendim që ndalon ngasjen e tyre jashtë orarit të punës.

Madje është thënë se të gjithë ata që përdorin veturat zyrtare jashtë angazhimeve shtetërore dhe tentojnë të dalin jashtë Kosovës do të ndalohen dhe të kthehen mbrapa në kufi.

11208678_10206804250049124_427455886_n

Por mospërfillja e urdhërit të shefit, duket se do tu kushtoj më keq zyrtarëve.

“Edhe numri i veturave zyrtare do të ulet. Sipas disa analizave brenda një kohë do të shiten mbi 200 vetura të tilla dhe do të punohet shumë që ato të mos keqpërdorën”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Sipas të dhënave nga Ministria e Administratës Publike, vetëm Zyra e Kryeministrit, bashkë me 19 ministri, ka në dispozicion 825 vetura zyrtare.

Top tri ministritë që kanë më shumti vetura janë ajo e Punës dhe e Mirëqenies Sociale – me 119, Ministria e Punëve të Brendshme 104 dhe ajo e Infrastrukturës që ka 97 vetura./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/ministrat-injorojne-shefin-e-qeverise-nuk-e-ndalin-luksin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala