Minatorët mbesin pa pensione

Autori:Avdyl Pajaziti

Tash e dy muaj 72 ish minator të kombinatit “Trepça”, po i marrin vetëm nga 30 euro në muaj pension.

Që nga muaji prill atyre nuk po u del në llogari shuma prej 105 eurove e pensionit të parakohshëm nga Ministria e Punës e Mirëqenies Sociale, përkatësisht Buxheti i Kosovës.

Ish minatorët pa pension mbetën kur më 1 janari 2015 hyri në fuqi skema e re e pensioneve të parakohshme me të cilën parashihet që pension të parakohshëm mund të marrin vetëm persona që mbushin 50 vjeç. E problem u doli këtyre ish minatorëve pasi deri tani kanë gëzuar pensionin e parakohshëm që moshë moshën prej 50 vjeçesh ende nuk e kanë arritur.

Kjo po konsiderohet e pa drejtë nga ish minatorë të cilët me vite punuan në minierat e kombinatit.

Rrahim Pacolli është njëri nga ta që për dekada nxori xehe nga miniera e Kishnicës.

Pas lufte ai u pensionua para kohe pasi kombinati nuk kishte vend pune për të.

Nga atëherë mori pension të parakohshëm por tash e dy muaj mbeti pa të.

“Pas luftës patëm shkuar të punojmë në vendet tona por na patën thënë se s’ka vend pune sepse kombinati nuk mund të pranoj më shumë se një numër që atëherë e patën caktuar. Ne patëm zgjedhur të dalim në pension të parakohshëm sepse atë kohë nuk ka pas mundësi me hi krejt në miniera. Na mundësuan pensionin dhe e morem për disa vjet edhe pse në shumë të vogël e tash na lan edhe pa pension”, tregon për Gazetën Fjala, Rrahim Pacolli ish minator i cili tani ka 48 vjet.

Ai tregon se fillimisht kanë gëzuar të ardhura nga 65 euro, më vonë 80 derisa deri para dy muajsh kanë marr nga 105 euro nga qeveria e 30 të tjera nga kombinati.

Këto të fundit i morën edhe dy muajt e fundit por jo edhe parat nga Buxheti i Kosovës.

E të shumta janë ankesat e tilla që i’u drejtuan Shoqatës së Minatorëve. Por as këta deri tani zgjidhje nuk gjetën për ish minatorët e tyre.

“Ne kemi ngritë kë këtë çështje në gjitha institucionet kosovare. Ato janë të njoftuar me problemin e këtyre ish 72 minatorëve dhe po shpresojmë që të gjendet një zgjidhje urgjente për këtë problem, pasi këta 72 ish minatorë mbajnë 72 familje dhe nuk kanë të ardhura të tjera.”, tha për Gazetën fjala Naser Avdiu, kryetar i shoqatës së minatorëve “Trepça”.

11414473_10152965079703479_573519069_n

Por ndryshim të skemes pensionale nuk po premtojnë në ministrinë e punës e mirëqenies sociale.

Kjo për faktin se për këta ish minatorë duhet zgjidhje urgjente e ndryshimi i ligjit do të merrte kohë.

Vet ministri i Punës e Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka përmendur në komisionin parlamentarë për Punë e Mirëqenie Sociale se janë duke diskutuar intensivisht me menagjmentin e kombinatit “Trepça” që këta ish minatorë që kanë moshën nënë 50 vjeç të gëzojnë të ardhura por pa ndryshuar skemën pensionale.

“Ne jemi duke diskutuar krijimin e një fondi të përbashkët që këta ish minatorë të marrin parat e tyre. Por dua të bëjë me dije se nuk do të ketë ndryshim ligji të pensioneve pasi kjo do të merrte shumë kohë shkaku i procedurave”, ka deklaruar Abrashi.

Por ish minatorët po kërkojnë marrjen e masave të shpejta pasi shumë nga ta domosdo do të gëzojnë të drejtën e pensionimit pasi mbushin 50 vjeç.

Në të kundërtën ata po kërkojnë kthimin në miniera ku punuan vite me radhë. /GazetaFjala/

11116140_10152965079673479_1686495368_n

11429634_10152965079663479_1772206473_n

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/minatoret-mbesin-pa-pensione/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala