Milionerët e “mbytur”  në borxhe

Autori:Avdyl Pajaziti

Pasuria e tyre është milionëshe. Mbi vete kanë shtëpi, banesa e vetura. Marrin edhe paga goxha të majme. Mirëpo, ministrat e Qeverisë së Kosovës janë të “mbytur” edhe në kredi. Në deklarimet e pasurisë së tyre shihen shifra të mëdha parave që kanë detyrime ndaj bankave.

Ai që prin me kredi në kabinetin e qeverisë Mustafa është ministri Arabn Abarshi me mbi 140 mijë euro detyrime ndaj bankave. Derisa pas tij është Hashim Thaçi me 100 mijë euro. Por, dallim të madh nga ministrat ka shefi i qeverisë Isa Mustafa e para e vendit Atifete Jahjaga dhe kryeparlametari, Kadri Veseli. Këta tre janë rehat me banka, pasi asnjëri prej tyre nuk ka kredi të deklaruar në formularët e pasurisë.

Arban Abrashi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, si duket mendon se do të “rroj 100 vjet” , pasi që ai ka një kredi prej 135 mijë eurove, dhe me kohë kthimi 30-50 vite. Këtë kredi a e ka marrë të për ti blerë banesë gruas së tij. Abrashi po ashtu ka edhe dy kredi tjera, njëra 5000 euro, ndërsa tjetra 1200 euro.

Për ndërtimin e shtëpisë të cilën ende e ka në proces, Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka hyrë në kredi 100 mijë euro, të cilën e ka me afat pagimi 120 muaj.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i cili na këshilloi të mos bëjmë  shumë fëmijë në qoftë se nuk kemi të hyra të mjaftueshme, për blerje të patundshmërisë është futur në borxh deri në fyt. Ai i ka borxh ProCredit Bankës, plot 87 mijë euro, të cilat duhet ti shlyej për 15 vite.

Derisa, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, për blerjen e shtëpisë i është dashur të shes banesën, truallin dhe të hyjë në kredi 55 mijë euro, me kohë pagese 42 muaj. Asaj tani i kanë mbetur edhe 7,587 euro për ti kthyer, raporton Gazeta Fjala.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yaglicar, për ti blerë banesë së shoqes, në vitin 2012 ka hyrë në kredi 36 mijë euro, dhe ka kohë ta paguajë atë deri në vitin 2017.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, borxhe ndaj personave juridik, ka hiç më pak se 23,400 euro. TEB Bankës i detyrohet 8,400 euro. Këto kredi Kuci i ka mërr për ti shkolluar familjarët. 6,400 euro për shkollim të tij, dhe 2000 euro për shkollim të gruas.

Ndërsa në bankën BKT, ai ka 15 mijë euro, 5000 overdraft, e, 10,000 për blerje të veturës, dhe të gjitha këto kredi janë marruar në vitin 2014.

E ministrit të  Forcës së Sigurisë së Kosovës , Haki Demollit,  siç duket  nuk i mjaftoi banesa, për të cilën hyri në kredi 41,600 euro, dhe paguan çdo muaj 416 euro. Ai ka blerë edhe një shtëpi në vitin 2014, për të cilën gjithashtu iu desh të hynte në borxh tek personat juridik, në Raiffaiesn Bank, 52,248 mijë euro.

Ministri i cili nuk e ndal dorën për rroga, Lutfi Zharku, si duket për të blerë aksione në BprAl Riinvest – në të cilën posedon 15,80 për qind të aksioneve, me vlerë 108,600 euro – ka hyrë në kredi 51mijë euro./Gazeta Fjala/.

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/milioneret-e-mbytur-ne-borxhe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala