Miliona euro në duhan e alkool

Autori:Gazeta Fjala

 

Qeveria e Kosovës, nga 1 janari i këtij viti, ka ngritur akcizën për duhan, nga 38 euro në 1000 copë, në 41 euro. Rritja e akcizës për këtë produkt është paraparë që deri në vitin 2019 të ngritët deri në 47 euro në 1000 copë.

Ndonëse  gati gjysma e kosovarëve janë të papunë në shtetin më të varfër në rajon,  për qudi, kur është në pyetje duhani e alkooli shumë nga ta e shpenzojnë edhe paranë e fundit për këtë produkt.

Madje ata nuk po i ndalon as shtrenjtimi i cigareve e as ligji anti duhan.

Veç për tre muajt e parë të vitit 2016 kosovarët kanë importuar afër 700. 000 kilogram duhan.

Vendet nga të cilat importohet kryesisht duhan janë Polonia, Gjermania. Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia e Greqia.

Sipas zëdhënësit të Doganave të Kosovës , Adriatik Stavileci në vend importohen rreth 30 lloje të cigareve.

E lloji i preferuar i cigareve për kosovarët në bazë të importit po del të jetë Marlboro e Lack Strike. Pas tij vjen Ronhilli, Kent, Ronson si dhe West Presing.

Për të hyrë në Kosovë kompanitë importuese duhet të paguajnë në Doganën e Kosovës 41 euro akcizë për 1000 copë cigare.

Ndërkaq në vitin 2015 për hyrjen e këtij produkti në territorin e Kosovës janë paguar hiç më pak se 102 milion euro për akcizë. Ndërsa Dogana e Kosovës ka përfituar rreth 5 milion euro nga hyrja e duhanit në vend.

Kosova importon alkool nga Serbia

Ndërkaq janë rreth 225 mijë litra të alkoolit që janë importuar në Kosovë. Bizneset kosovare importojnë pije alkoolike edhe nga Serbia.

Vend të parë sipas të dhënave zyrtare nga Dogana e Kosovës për import zë Italia, Mbretëria e Bashkuar, Franca e Gjermania.

Me konsumimin e duhanit në Kosovës është marrë edhe Banka Botërore. Ky institucion në një raport të bërë publike kohë më parë ka thënë se qytetarët e Kosovës janë konsumet të mëdhenj të duhanit

Sipas BB’së, nga kjo edhe buxheti i Kosovës është duke përfituar para të mëdha. Ky institucion ka treguar se vetëm brenda vitit 2012 janë shpenzuar për konsumim të duhanit  mbi 210 milionë euro.

“Ekzistojnë te dhënat  për shpenzimet  të  ekonomisë  familjare  në  duhan dhe alkool te nxjerr  nga  ABF     ku shihen shpenzimet për duhan në shifrën e rreth  210 milion Euro.  Marlboro  Lights  ka gjasa te jetë  më e shtrenjta ne Kosovë,  një paketim prej 20 cigareve shitet për mbi 2 euro”, ka thënë BB-ja në këtë raport.

Kurse, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka treguar se  janë  mbi 53 mijë fëmijëve në Kosovë të ekspozuar ndaj duhanit.  OBSH-ja ka thënë se rreth 40 për qind e të rinjve në shkollë tymosin duhan.

Derisa, studime të më hershme kanë nxjerr në pah se shqiptarët renditen të dytët në Evropë për konsumim të duhanit, duke lënë pas vetëm Turqinë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, mbi 40 për qind e popullsisë shqiptare rezulton të jetë duhanpirëse, një e dhënë kjo që rezulton të jetë më e lartë se ata të publikuara deri më tani./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/miliona-euro-ne-duhan-e-alkool/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala