Mesazhet e ashpra të FMN-së për Isa Mustafën

Autori:Zekirja Shabani

Kosovën e presin sfida të mëdha këtë vit. Rritja e punësimit, ulja e varfërisë dhe zhvillimi i kapaciteteve prodhuese vendëse janë vetëm disa nga hapat urgjent që duhet të ndërmarr ekzekutivi i vendit.

Por, fillimisht, qeveria e Isa Mustafës, duhet të gjejë zgjidhje për mbushjen e arkës së shtetit dhe sigurimin e mjeteve për financim të qëndrushëm të projekteve të planifikuara.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerësimin që ka bërë këtë javë, ka gjetur se Kosova për shkak të shpenzimeve të pa menduara mirë në paga dhe vendimit për të nisur ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, vitin e kaluar, do të rrisin deficitin buxhetor mbi limitin e lejuar.

Për këtë FMN porositë institucionet që të pëgatiten për tw marrë masa të dhimbshme për të ruajtur bilancin buxhetor.

Madje për tu siguruar se gjithçka do të shkojë mirë, Fondi ka kërkuar nga Ministria e Finacave që të marr nëj vendim që ndalon ndalon rritjen e pagave në sektorin publik.

“Autoritetet janë duke marrë masa në këtë drejtim. Një rregull i tillë do të ndihmonte për të parandaluar rritjet e përsëritura të pakufishme në pagat e sektorit publik që kanë tejkaluar produktivitetin…”, thuhet në vlerësimin e realizuar nga ekipi i FMN-së, i kryesuar nga Jacques Miniane.

Kosova nuk ka punëtorë të kualifikuar

Sips tyre, rritja ekonomike në Kosovë duhet vijë nga sektori privat. Kështu, kufizimi i pagave të sektorit publik do tu mundësojë kompanive private të konkurrojnë në kushte më të barabarta kur bëhet fjalë për të tërhequr punëtorë të kualifikuar.

Por për të arritur këtë Qeveria e Kosovës duhet të përmirësoj mjedisin biznesor duke ofruar kushte më të mira si në aspektin e infrastrukturës ashtu edhe sa i përket resurseve humane.

“Një sfidë kryesore për Kosovën në vijim do të jetë rritja e punësimit dhe kapacitetit të prodhimit dhe eksportit të ekonomisë së saj. Kjo do të kërkojë trajtimin e kostove të larta të fuqisë punëtore si dhe reduktimin e mospërputhjeve të shkathtësive, sigurinë e furnizimit me energji, dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit”, thuhet në vlerësimin e FMN-së.

FMN, ka porositur insitucionet e Kosovës që sa më parë të ndërmarrin masa për të siguruar energji të qëndrueshme, nëse vendi dëshiron të ketë zhvillim ekonomik.

“Në vitet në vazhdim, termocentralet e vjetra nuk do të mund të jenë në gjendje të ofrojnë energji të qëndrushme dhe të plotësojnë nevojat për sektorin privat, që paraqitet si pengesë kryesore e zhvillimit”, thuhet në raportin e FMN-së.

Kosova sipas këtij vlerësimi ka shkallën më të ulëët të punëësimit në Evropë, pjesërisht për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar.

“Autoritetet duhet të zgjerojë qasjen në arsimin parashkollor dhe të pëërmirësojnë cilësinë e arsimit në të gjitha nivelet, me një fokus të veçantë në formimin profesional”, thuhet në raportin e FMN-së.

Përveç kësaj, vendi duhet të vazhdojë të përmirësojë qeverisjen dhe mjedisin e biznesit.

“Kjo do të thotë forcimin e sundimit të ligjit dhe aplikimin e standardeve të njëjta për të gjithë. Pjesa më e madhe e kornizës ligjore institucionale të Kosovës është përmirësuar në vitet e fundit, por zbatimi ka mbetur dhe perceptimet për korrupsionin mbeten gjithashtu”.

Rritja e pamjaftueshme ekonomike

Ajo me të cilën institucionet kosovare vazhdimisht krenohen është shkalla e rritjes ekonomike, e cila këtë vit edhe sipas FLM-së do të sillet rreth 3 për qind, që është më e qëndrueshme se në shtetet fqinje.

Por, për shefin e misionit të FMN-së, Jacques Miniane, rritja ekonomike në Kosovë nuk është e mjaftushme. Sipas tij nevojitet një rritje më e shpejtë për të krijuar vende pune dhe për ta ulur varfërinë.

Ndërkaq, edhe për bankat komerciale që operojnë në Kosovë të cilat vlerësohen të jenë mjaftë të shëndosha dhe të mbikëqyrura mirë, FMN thotë se duhet të bëhen më shumë përpjekje në përgjithësi për ta rritur qasjen në financa.

“Por, pavarësisht shëndetit të mirë të bankave dhe të likuiditetit të mjaftueshëm, kreditimi mbetet i ndrydhur, pjesërisht për shkak të mjedisit në të cilin veprojnë bankat. Për shkak të niveleve të larta të informalitetit dhe një sistem ligjor joefikas të ekonomisë, normat e interesit janë të larta (edhe pse ata kanë qenë në rënie), dhe bankat aplikojnë kërkesat e larta të kolateralit”, thuhet në vlerësimin e FMN-së.

Sipas zyrtarëve të FMN-së autoritetet kosovare janë duke marrë masa për të adresuar disa nga këto probleme: duke vendosur afate kohore për të zvogëluar reditë e këqija, duke planifikuar hartimin e një ligj të falimentimit, dhe fillimin e një strategjie për të ulur informalitetin. Por këto nisma janë në fazat e hershme dhe do të marrin kohë.

“Autoritetet duhet gjithashtu të përmirësojë kapacitetet e sistemit gjyqësor për t’u marrë me rastet  financiare dhe përfundimin e rasteve të prapambetura gjyqësore”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/mesazhet-e-ashpra-te-fmn-se-per-isa-mustafen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala