Meda rrëfen për muzikën, sportin e humanizmin

Autori:Avdyl Pajaziti

Të pakët janë shqiptarët në gjithë vendin që nuk e njohin atë. Shumica prej tyre kanë dëgjuar të paktën këngët e tij.

Shumë herë ai është kritikuar për muzikën e kultivuar por prapë se prapë të gjithë në raftet e shtëpive apo makinave kanë mbajtur CD e tij. Mehedin Pergjegjaj – Meda mbetet ndër këngëtarët më të kërkuar në muzikën shqiptare.

Por muzika është vetëm njëra nga angazhimet e tij.

Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Fjala Meda flet për futbollin, klubin “Hajvalia”, anën humane të tij e çështje tjera. E arsyeja se pse Gazeta Fjala sjell një intervistë me Medën tregimi i një suksesi të madh pavarësisht shumë sfidave.

Gazeta Fjala: Pse Meda i dhënë edhe pas futbollit?

Meda: Siç e kam cekur edhe në intervista të tjera, përpara se të nis karrierën time si këngëtarë, kam qenë i lidhur ngushtë me futbollin. Pa u ndalur në detaje desha të theksoj që kam arritur të jem edhe pjese e skuadrës SC Freiburg në Gjermani. Mbasi u lëndova në gjurin e djathtë dhe ju nënshtrova një operacioni m’u desh të hiqja dorë nga futbolli (kuptohet si lojtar aktiv).

Gazeta Fjala: A më me qejf do të merreshit me futboll a me muzikë?

Meda: Sigurisht që sportin e dua shumë por edhe me muzike e kemi gjetur vetën me së miri falë publikut të mrekullueshëm që na ndjek kudo që në shkojmë. Nga ku edhe gjej rastin t’i përshëndes përzemërsisht kudo që janë.

Gazeta Fjala:Kush është futbollisti dhe ekipi i preferuar në vend dhe jashtë?

Meda: Me ketë pyetje më keni zenë disi ngusht se ç’është e verteta kanë dalur shumë talente ku secili eëhtë më i mirë se tjetri por përsa i perkët këtij fenomeni pjesë e të cilit janë bërë edhe shume djem te ri shqiptare pa nisur ti përmendim me emra i përshendes dhe ju uroj suksese te mëtejshme ne karrierën e tyre.

Gazeta Fjala: A ka qenë ofertë serioze ajo për Suarezin, dhe sa para jeni në gjendje ta paguani tani?

Meda: Ishte momenti ku Suarez u denua për shkaqe qe tashmen dihen. Fale teknologjisë qe ka arritur shumë dhe po arrin dita-ditës, është e vërtetë që si klub kemi arritur të biem nder te paret në kontakt me menaxherin e tij. Është një shprehje në gjermanisht „Glück im Unglück“ qe do të thotë „fat ne fatkeqësi“. Fatkeqësi ishte për Suaresin që u dënua dhe fat për të do të ishte nëse ai do vinte ne FC Hajvalia…! Për pagesa më mirë mos të flasim…!

meda-1_3286

 

Gazeta Fjala:Cila ju sjell para më shumë futbolli apo muzika?

Meda: Edhe kjo është një pyetje e bukur dhe patjetër qe do i përgjigjëm shumë real! Me muzike bëjmë pare,  është shumë e vërtetë dhe po ju garantoj qe te gjithë ata që përfitojnë nga aktiviteti sportiv i ekipit te Hajvalisë duhet shume t’i jene mirënjohës jo vetëm sponsorëve tanë te nderuar por edhe muzikës që në disa raste ka bërë të mundur mbijetesën e këtij ekipi. Këtu nuk mund të lë pa përmendur edhe krahun e djathte timin Z. Ragip Murati.

Gazeta Fjala: A ja vlen të merret me muzikë në Kosovë?

Meda: Kësaj here përgjigjen do e jap me një pyetje: A ja vlen te merresh me gazetari në Kosove?.

Gazeta Fjala: Cilat janë sfidat e një artisti?

Meda: Së pari duke ju referuar punës që bëjë unë sfida numër një është „Pagjumesia“. Në shumicën e rasteve ne punojmë natën. Ndërsa gjumin mundohemi ta realizojmë gjatë ditës.

Së dyti një lloj sfide është edhe udhëtimi pa mbarim që bëjmë kuptohet kjo është lodhje apo më mirë ta emërtojmë „paralodheje“. Dhe së treti sfidë është vetë fakti kur merr Iniciativën të dalesh në skene se si të gjeshë mënyrën e përshtatshme që të kënaqësh dhjetëra, qindra apo edhe mijëra vetë që kanë ardhur të dëgjojnë…!

Gazeta Fjala: Pse ju jeni këngëtari më i kërkuar i estradës në dasma?

Meda: Kjo është çështje shijeje. Për këtë ju kisha lutur të pyesni publikun!

Gazeta Fjala: Ku jeni më të kërkuar në Kosovë a diasporë?

Meda: Edhe në Kosovë edhe në diasporë.

Gazeta Fjala: A ju ka mbetur dikush borxh pas ahengut apo koncertit?

Meda: Deri sot jo. Kjo falë një pune të mirë menagjeriale të bërë nga vëllu në bashkpunim me muzikantin tim.

Gazeta Fjala: Sa ka qenë pagesa më e madhe që keni marr ndonjë herë për punën tuaj në ndonjë koncert apo aheng familjarë (duke përfshirë edhe bakshishet)?

Meda: Në fakt këtu do të isha pak i rezervuar për këtë përgjigje pasi duke qenë se unë kam shkuar që në moshën 12 vjeç në gjermani dhe pothuajse shkollimin e kam bërë atje…! Siç kam dëgjuar në Gjermani është e ndaluar të pyesësh se sa e ke rrogën? Sa fitove sot e të tjera e të tjera…! Për t’ju shuajtur juve kureshtjen nuk po futem në detaje por dua të cekë që kur kemi qenë për here të parë në Australi kemi kaluar shumë shumë mire!

Gazeta Fjala: Cilat janë angazhimet e tanishme?

Meda: Tani jam në përfundim të albumit të ri i cili besoj që për një kohë të shkurtër do të vijë në dorën e fansave të mijë. Po ashtu jemi edhe në përgatitje për rifreskimin e repertorit të ri në mënyrë që publiku të jetë shumë i kënaqur gjatë sezonës së verës.

Gazeta Fjala: Po rreth futbollit si po shkojnë punët?

Meda: Në përgjithësi jemi të kënaqur me arritjet e ekipit Hajvalia. Besoj dhe shpresoj që në të ardhmën do të kemi komoditetin dhe mundësine që të shpalosim edhe me mirë vlerat e kësaj skuadre. Por  që po t’i kthehemi historikut është bërë një punë dhe investim shumë i madh për një periudhe relativisht të shkurtër.

Gazeta Fjala: Kush janë bashkëpunëtorët më të afërt tuaj?

Meda: Në fushën e muzikës siç e kam thënë janë producenti im i nderuar Emrush Thaçi „Emra com“; i madhi tekstshkruesi Fatmir Muja. Ndërsa në fushën e sportit Ragip Murati dhe shumë e shumë të tjerë që nuk po cekim emër për emër.

Gazeta Fjala: A është e vërtetë se çdo vit ndërtoni nga një shtëpi për skamnorët?

Meda: Është e vërtetë që Meda nuk është ndalur dhe as që ka ndërmend të ndalet në këtë drejtim, por siç e kam theksuar edhe në intervista të tjera këto bamirësi e humbin kuptimin e tyre nëse vazhdojmë dhe i shfrytezojmë për rreklamë…!

Gazeta Fjala: Përpos muzikës e sportit a merreni edhe me aktivitete e punë tjera?

Meda: Natyrisht që pjesën tjetër të kohës që me mbetet nga muzika dhe sporti ua kushtoj fëmijëve të mi dhe familjes. /Gazeta Fjala/

” Cika jem” është  kënga e fundit e publikuar nga Meda.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/meda-rrefen-per-muziken-sportin-e-humanizmin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala