Mbeturinat e Kosovës shkojnë deri në Mongoli

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbeturinat e Kosovës kanë mbërritur deri në Madagaskar. Sasi të konsiderueshme të produktit kryesor të cilin e eksporton me shumicë shteti më i varfrër në Evropë, mbetjeve të hekurit e plastikës, janë eksportuar në Afrikë të Jugut, Laos e Ishujt Virgjine.

Të dhënat e shkëmbimit tregtar nga Dogana e Kosovës tregojnë se me këto vendet të largëta Kosova, Kosova ka gogja bashkëpunim tregtar.

Drejt tyre shkojnë kamionë me qindra mijëra tonelata dhe me miliona euro vlerë mbeturina të metalit, plastikës, fije prej fibrave, ferro lidhje e materiale tjera të mbetura.

Por e veqantë është se fije hekuri nga Kosova kanë shkuar edhe në Afganistan e Mongoli.

Në vendin e trazirave në Afganistan në vitin 2012 janë eksportuar 2,750 kilogram mbeturina hekuri ndërsa në Mongoli në vitin 2014 janë dërguar 3,119 kilogram.

E, në Ishujt Virgjine në vitin 2012, Kosova kishte eksportuar hiq më pak se 175 mijë kilogram mbetje plastike në vlerë prej 193 mijë euro, raporton Gazeta Fjala.

Vendet Arabe, sipas statistikave të eksportit, nuk kanë mbetur imune ndaj mbetjeve të Kosovës, megjithëse më së paku kanë pranuar sasi të tilla.

Bahrejni, në vitin 2014 ka importuar nga Kosova 16.8 kilogram mbeturina hekuri në vlerë gjithësej 2.80 euro.

Ndërkaq, në Arabinë Saudite janë eksportuar 35 kilogram për 966 euro në vitin 2014. Po këtë  vit në Egjipt janë eksportuar 5 gilogram në vlerë 320 euro.

Por, vendet me të cilat Kosova ka bashkëpunim më të ngushtë tregtarë dhe shet më së shumti nga produktet që nuk gjejnë përdorim në vend janë vendet fqinje si Shqipëria, me të cilën që nga viti 2012 e deri në Qershor të 2015 ka eksportuar ne vlerë prej 69milion euro, dhe sasi prej 277milion kilogram.

Pas saj vjen Mali i Zi, me vlerë prej mbi 46 milionë euro për 89 milionë kilogram.

Maqedonia është e treta si vendi ku Kosova eksporton më së shumti mbeturina. Nga viti 2012 deri më 2015 në këtë vend kanë shkuar 7.3 milionë kilogram në vlerë 9.3 milionë euro.

Bashkëpunim në këtë aspekt Kosova ka edhe me vende tjera si Zvicra ku nga ajo eksporton më së shumti plastikë me vlerë prej 4.1 milion euro, Mbretëria e Bashkuar, ku deri në qershor të këtij viti ka eksportuar në vlerë prej 34,553.99 euro.

Nga 62 vendet e botës që në total Kosova ka marrëdhënje tregtare me ta në këtë aspekt, në Çekia më së paku eksport, ku në vitin 2012 kishte eksportuar1.74 kilogram për 49 euro.

 

Top vendet ku eksportohen më së shumti mbeturina të metaleve

Në Top 10-shen ku Kosova eksporton më së shumti hyjnë kryesisht vendet nga Ballkani dhe Evropa, me përjashtim të Indisë dhe Kinës, ku gjithsej janë eksportuar469 milion kilogram në vlerë 304milion euro./Gazeta Fjala/.

 

Vendi Vlera Sasia
Shqipëria 69,415,024.00 277,080,324.00
Maqedonia 46,023,127.00 89,667,686.00
Mali I Zi 9,326,189.00 7,354,313.00
Serbia 10,469,690.01 13,508,714.17
India 58,168,528.07 22,555,332.00
Turqia 12,460,765.18 21,651,435.12
Italia 79,874,435.59 29,719,079.12
Kina 13,054,579.80 4,447,229.00
Gjarmania 5,909,414.50 3,305,198.43
Total: 304,701,753.15 469,289,310.84

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/mbeturinat-e-kosoves-shkojne-deri-ne-mongoli/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala