Magjistralja e vdekjeve (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë, është shndërruar në një rrugë të rrezikshme në të cilën nga aksidentet që po ndodhin në të, po humbin edhe jetë të njerëzve.

E filluar në shtator të 2013-ës, kjo rrugë ka pasur të përfundohet në afatin prej 15 muajsh, në dhjetor të vitit 2014. Tani kur kanë kaluar 9 muaj nga afati i përfundimit, ende rruga nuk është finalizuar.

Mos përfundimi i kësaj rruge po paraqet rrezik për qytetarët posaçërisht në fshatin Milloshevë dhe Stanovc, të cilët kalojnë nëpër këtë magjtrale për çdo ditë.

Në këtë rrugë vetëm në gjatë këtij viti, si shkak i aksideteve kanë vdekur 4 persona.

Në Policinë e Kosovë kanë thënë se kanë  marrë masat për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Mirëpo,  zyrtarët policor fajin ia hedhin Ministrisë së Infrastrukturës dhe punë kryesve për vonesat e punëve këtu.

“Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarr të gjitha masat që të ofrojmë siguri dhe me analiza / raporte të veçanta kemi kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës vendosjen e sinjalizimit të nevojshëm për lajmërim gjatë punimeve në rrugë” i ka thënë Gazetës Fjala Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Sipas Hoxhës, vetëm muajve të fundit në këtë lokacion kanë ndodhur 24 aksidente, që si pasoj kanë pësuar disa qytetarë dhe janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

“Për 8 muaj të këtij viti, janë shkaktuar  24 aksidente, nga të cilat kanë vdekur 2 persona, dhe janë lënduar 8 të tjerë”, ka thënë ai.

11936970_10207612473494226_1596809000_n

Në Milloshevë nuk mjafton thurja e rrugës

Nuk ka mjaftuar thurja e rrugës edhe me hekura shtesë për të ndalur këmbësorët që të mos kalojnë rrugën. Të vendosur tash së fundi, hekurat e lartë mbi 1 metër, nuk po i ndalin qytetarët që të kalojnë rrugën në vende të rrezikshme.

Edhe pse në këtë rrugë 1 kilometërshe të fshatit Milloshevë janë dy nënkalime, ato nuk përdoren nga askush, pasi sipas qytetarëve, nuk  janë vendosur në vende të duhura.

“Nuk mundem me ec 1 kilometër për me hi nër urë” thotë Besim Morina, banor i këtushëm.

Banorët ankesë kanë edhe për vozitjen shpejtë këndejpari, ani pse shenjat e trafikut e kufizojnë atë në 60 kilometra për orë në atë zonë.

“Kanihere as ngjyrën nuk mundesh me ia dallu prej shpejtësisë” thotë një shitës ngjitur me rrugën.

11910609_10207612474454250_817708435_n

E, Policia e Kosovës edhë për këtë ankesë të banorëve thotë se është kompetencë e Ministrisë të bëj zgjidhje afatgjate. Por, ata kryejnë punën që, sipas tyre u takon.

“Vazhdojmë të jem prezent komplet në këtë aks, mirëpo fokus i veçantë është kjo pjesë, sidomos tani me fillim të vitit të ri shkollor ku do të ketë patrullime shtesë dhe do të kërkohet që të përdoret nënkalimi dhe në të njëjtën kohë do të ketë edhe sanksione për ata që hasen duke e kaluar rrugën jashtë nënkalimit apo vendeve të caktuara për kalimin e rrugës për këmbësorë”, thotë Hoxha për Gazetën Fjala.

E interesimit të Gazetës Fjala për të mësuar rreth vonesave të realizimit përfundimtarë të projektit nuk iu kanë përgjigjur zyrtarët e Ministris së Infrastrukturës.

Gazeta Fjala për disa ditë ka pritur përgjigje rreth këtyre vonesave në rrugën magjistrale dhe kur pritet përfundimi i tyre, por në ministrinë që drejtohet nga Lutfi Zharku nuk janë përgjigjur.

11937907_10207612471814184_192343573_n

Tri kompani për 7 kilometra rrugë

Punimet në këtë rrugë kishin nisur në shtatorë të vitit 2013. Për ta bërë këtë punë Ministria e Infrastrukturës pati kontraktuar kompaninë “Pevlaku& Gjoka Konstruksion” që punon 1.3 kilometra rrugë, kompania “Beni Com”, që do të kryejë rreth 3 kilometra rrugë dhe Kompania “ Rukolli”që do të punojë rreth 2.9 kilometra rrugë.

Ndërsa për ndërtimin e shtatë kilometrave të kësaj magjistrale, Qeveria e Kosovës ka paguar mbi 11 milionë euro. Për zgjerimin e magjistrales M2, Prishtinë-Mitrovicë, Qeveria pati marrë edhe rreth 20 milionë dollarë nga Fondi Saudit për Zhvillim, për një periudhë kthimi deri në 2033./Gazeta Fjala/.

11903528_10207612471054165_1909261232_n

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/magjistralja-e-vdekjeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala