Lutfi Zharku dëmton buxhetin për 200 mijë euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Infrastrukturës nuk po kursen buxhetin e shtetit për të shpërblyer kompanitë e afërta me partinë e tij.

Ai po akuzohet se po i favorizon kompanitë e afërta me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Bile nuk po përfill as rregullat e prokurimit kur është në pyetje dhënia e tenderëve kompanive të afërta me partinë. Madje edhe me çmim më të lartë se sa ofertuesit tjerë.

Zharku po akuzohet edhe për tenderin për zgjerimin e rrugës që lidhë qytetin e Ferizajt me Magjistralen Prishtinë-Shkup, ku Ministria e Infrastrukturës ka zgjedhur kompaninë 214 mijë euro më shtrenjtë.

Gazeta Fjala ka siguruar dokumentacionin që dëshmon se Kompanitë Bageri dhe Rahovica nga Ferizaj janë përzgjedhur më të mira për ta kryer këtë punë edhe pse ishin më të shtrenjta se kompania tjetër Eskavatori për qindra mira euro.

tenderi

Siç dëshmohet në procesëverbalin e hapjes së tenderëve Bageri dhe Rahovica kishin ofruar saktësisht 1,276,753.33 euro ndërsa kompania më e lirë ishte Eskavatori që kishte ofruar 1,062,093.41 euro.

Përfaqësuesit të kësaj të fundit nuk po e pranojnë këtë përzgjedhje dhe po dyshojnë në përzierjen e politikës në tërë procesin.

“Kompania Eskavatori do të ankohet në Organin Shqyrtues të Prokurimit pasi jemi shumë të shqetësuar me këtë eliminim. Mendojmë se na është bërë e padrejtë pasi kemi pasë çmim dukshem më të lirë”, i kanë thënë Gazetës Fjala, përfaqësues të kompanisë Eskavatori.

Gazeta Fjala ka kërkuar sqarime edhe nga Ministria e Infrastrukturës për tenderin dhe arsyet e përzgjedhjes së kompanisë më të shtrenjtë, por nuk ka marrë përgjigjtë nga ky institucion as pas disa tentimesh.

Ndërkaq, në bazë të të dhënave të publikuara shihet se më 26 maj është shpallur tenderi “Zgjerimi i rrugeve: Brahim Ademi dhe Driton Islami , faza e dytë”, ndërkaq më 24 korrik është bërë përzgjedhja e fituesit.

 

refuzohet-futja-n-euml-rend-t-euml-dit-euml-s-t-euml-rezolut-euml-s-p-euml-r-krimet-serbe-n-euml-kosov-euml_hd   njoftim 3 njoftim 2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/lutfi-zharku-demton-buxhetin-per-200-mije-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala