Lista zezë e kompanive mashtruese

Autori:Avdyl Pajaziti

Kompanitë “NTP Friends” nga Prishtina dhe “Ekoinvest & G Team” nga Çekia nuk do të mund të marrin asnjë tenderë publikë për një vit në Kosovë.

Në “Lisën e zezë” këto dy kompani  kanë hyrë për shkak të mashtrimeve që kanë bërë në tenderë.

Ato kanë mashtruar në një tender Korporatën Energjetike dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka marrë vendim që të diskualifikoj nga pjesëmarrja në prokurimet publike “NTP Friends”, pas kërkesës nga Ministria e Shëndetësisë.

Me 18 shkurt u vendos që “NTSH Friends”, kompani me bazë në  të diskualifikohet për një periudhë një vjeçare, si dhe ti pezullohet kontrata me titull “Furnizim me material shpenzues medicinal nga lista esenciale”.

“Diskualifikohet, operatori ekonomik “NTP FRIENDS” nga Prishtina, nga pjesëmarrja në prokurim publik, për periudhën një vjeçare (12 muaj), si dhe pezullohet kontrata me titull “Furnizim me material shpenzues medicinal nga lista esenciale, me nr prokurimi: 206/14/022/111 për Lotet:1,2.3AI7,8,1(U3,14)5,18,19,20,28,29/30,51, e dt:1L,.11.2014”, thuhet në vendimin e OSHP.

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga OSHP që të anuloheshin edhe tre tenderë të tjera për barnat e listës esenciale.

Mirëpo bazuar në këtë vendim është refuzuar kjo kërkesë pasi “që tri tenderët tjera nuk kanë qenë objekt i shqyrtimit nga OSHP-së” shkruan në këtë vendim”

“Gjykata e tenderëve” këtë muaj ka futur në listën e zezë edhe një kompani tjetër nga Çekia “Ekoinvest & G Team”.

Me kërkesën e Korporatës Energjetike të Kosovës është diskualifikuar konsorciumi “Ekoinvest & G Team” për shkak se “G Team” ka falsifikuar certifikatën.

Kësaj kompanie me bazë në Çeki i ndalohet pjesëmarrja në tenderët publike deri në gusht të 2016-ës, shkruan Gazeta Fjala.

Gjatë shqyrtimit të kërkesës së KEK për diskualifikim të këtij operatori, paneli shqyrtues kishte kërkuar rivlerësimin e certifikuesit nga “TUV SUF Service GmbH” nuk e ka lëshuar certifikatën në fjalë .

“Me ç’rast vërtetohet se kompania në konsorcium “G-Team” e ka falsifikuar këtë certifikatë përmes internetit” shkruan në arsyetimin e OSHP-së

Kompania nga Prishtina “Friends” është akuzuar edhe më herët për mashtrimet që ka barë në disa tender. Në media është raportuar se drejtues të kësaj kompanie kanë bërë edhe blerje të autoblinde më kurdisje të tenderëve në Ministri të FSK.

Ndryshe, gjatë këtij viti në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda është deponuar një aktakuzë ndaj pesë personave, që kanë lidhje me kompaninë “Friends”  për vepra të ndryshme penale, përfshirë – krim të organizuar; furnizim, transportim, këmbim apo shitje të paautorizuar të armëve; mashtrim; dhe shpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit./Gazeta Fjala/.

lista

2

1

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/lista-zeze-e-kompanive-mashtruese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala