Kursejnë 1 euro për kurorë, shpenzojnë mijërat në dasmë

Autori:Avdyl Pajaziti

Tre muajt e verës janë muajt më të ngarkuar me dasma në Kosovë. Në këto cermoni qytetarët po shpejzojnë me mijëra euro. Në disa raste, kohëve të fundit nusja po me merrët edhe me helikopter.  Megjithatë kosovarët nuk janë shumë të dhënë pas kurorëzimeve apo martesave me dokumente.

Gazeta Fjala ka nxerrë të dhënat nga katër komunat më të mëdha në Kosovë, Prishtina, Peja, Gjakova dhe Prizreni. Këto katër komuna këtë “sezonë” së bashku kanë lidhur 843 kurora.

Taksa për një certifikatë të martesës është 1 euro,  ndërsa taksa për termin të kurorës brenda komunës është 15 euro.

Prishtinasit sivjet janë martuar më së shumti me “letra”. Vetëm gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht në zyrën e ofiqarisë janë lidhur 297 kurora.

“Gjatë muajit qershor janë bërë 114 kurorëzime, në muajin korrik 86, ndërsa në muajin gusht janë bërë  97 kurorëzime”, sipas zyrës për informim të Komunës së Prishtinës.

Me vetëm shtatë kurorëzime më pak, në vendin e dytë gjendet Gjakova, me 290.

“Në qershor ishin 70, në muajin korrik 120 kurse në muajin gusht 100 kurorëzime”, njofton zyra e ofiqarisë në Gjakovë.

Në Pejë gjatë qershorit, korrikut dhe gushtit kanë marrë certifikatat e martesës 203 qifte.

Shumë më pak sesa tri komunat e para, kurorëzime janë bërë në Prizren.

Edhe pse Prizreni shquhet për martesa me dasma të mëdha, e me shpenzime shumë në librin e kurorave për këtë tre mujorë janë regjistruar vetëm 52 martesa.

ASK: Prizreni më së shumti kurorëzime në 2014-ën

Përdallim nga ky tremujor komuna e Prizrenit vitin e kaluar ka pasur më së shumti kurorëzime bazuar në të dhënat e Agjencionit të Statistikave të Kosovës.

“Komuna e Prizrenit zë vendin e parë në Kosovë me 1464 apo 8,4% kurorëzime sipas vendbanimit të përbashkët të bashkëshortëve”, shkruan në këtë raport.

Lista vazhdon me Prishtinën me 1430 kurorëzime apo 8.3% të rasteve të përgjithshme ndërsa në vendin e tretë gjendej Ferizaji me 1090  apo 6,3% .

Numri i përgjithshëm arrinë shifrën e 17 mijë e 330 kurorëzimeve në vitin 2014 në Kosovë.

Ask ka nxjerrë statistika edhe të shkurorezimeve gjatë 2014-tës  ku ishinë bërë bërë 1243 shkurorëzime.

“ Komuna me më së shumti prishje të kurorës është komuna e Ferizajit me 123 raste ndërsa pas saj vie Mitrovica me vetëm një shkurorëzime më pak pra 122 raste”, shkruan në raportin e ASK-së.

Por për këtë vit, komunat e kontaktuara nga Gazeta Fjala nuk kanë të dhëna të sakta për shkurorëzime, pasi që ato bëhen nëpër gjykata dhe se palët nuk i dërgojnë me kohë vendimet në libra të kurorave.

Çmime të ndryshme për martesat jashtë objektit të komunës

Taksa për një certifikatë të martesës është 1 euro ndërsa taksa për termin të kurorës brenda komunës është 15 euro.

Në rast se qiftet kërkojnë  që të martohen jashtë zyrës së ofiqarisë taksa për kurorë sipas përgjigjeve nga komunat e kontaktuara nga Gazeta Fjala janë të ndryshme.

Në Prishtinë jashtë komunës kurorëzimi kushton 100 euro. Gjakova e Prizreni kanë çmimin prej 50 euro ndërsa më së liri kushton në Pejë.

 “Lidhja e kurorave jashte zyreve  te Administratës Komunale, behet sipas kërkesës së palës, dhe rregullorja komunale për taksa dhe tarifa përcakton taksën prej 40 euro”, thuhet në përgjigjen e komunës së Pejës. / Gazeta Fjala

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/kursejne-1-euro-per-kurore-shpenzojne-mijerat-ne-dasme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala