Kujdes, paratë plaqkiten në banka!

Bankat komerciale në Kosovë po dëshmojnë se nuk janë vend i sigurt për t’i ruajtur paratë e qytetarëve.
Në gjashtë vitet e fundit rreth 2 milionë euro u janë vjedhur klientëve nga depozitat në NLB Bank, Bankën për Biznes, Raiffeisen Bank e Bankën Ekonomike.
Gazeta Fjala në vazhdimësi ka raportuar për këto vjedhje në sy të Bankës Qendrore, e cila mbikqyrë tërë sistemin bankar të Kosovës, por që së fundmi ka zgjedhur të heshtë.
Banka për Biznes është njëri ndër institucionet që dyshohej se kishte keqpërdorur më shumë se 270 mijë euro të klientëve.
Banka Qendrore e Kosovës ende nuk është përgjigj në pyetjet e Gazetën Fjala dhe nuk ka ofruar as raportin që është dashur të bëjë lidhur me këtë rast.
Në kohën kur kishte ndodhur vjedhja kishte konfirmuar se janë në dijeni për keqpërdorimin që u është bërë llogarive të klientëve të Bankës për Biznes.
“BQK-ja, lidhur me rastin në fjalë është njoftuar nga banka, të cilët lidhur më këtë rast kanë njoftuar se kanë formuar një komision të bankës në fjalë dhe se rasti është duke u shqyrtuar nga komisioni i bankës i formuar për këtë rast nga banka dhe nga auditimi i brendshëm i bankës”, thuhej në përgjigjen e zyrtarit për informim të BQK-së, Besnik Kada, dhënë për Gazetën Fjala.
Gazeta ka kërkuar të dijë nga Banka për Biznes se a ia ka kthyer këto mjete klientëve të saj në Kamenicë, mirë ajo nuk ka kthyer përgjigje ani pse gazeta ka pritur dy ditë për to.
Preken llogaritë e klientëve
Përveç me Bankën për Biznes klientët patën probleme edhe me Bankën Raiffeisen dhe Banka Ekonomike dhe NLB Bankë.
Lidhur me këtë rast mërgimtari Rrahim Kolgeci ka ndjekur rrugën ligjore duke e dërguar rastin në gjykatë. Ndërkaq, zyrtarët e bankës nuk kanë dhënë ende sqarime e as nuk ia kanë kompenzuar paratë klientit.
Ai e kishte lajmëruar rastin në bankë por thotë se zyrtarët e bankës insistonin se ai vet i kishte deponuar ato dhe se për këtë ekzistonin fakte, të cilat Prlaskaj thotë të mos i ketë parë pasi që banka nuk ia ofroi kurrë.
Një muaj më pas Prlaskaj thotë se banka pa dijenin e tij banka i tërheqi këto mjete. Ai kritikon bankën për mënyrën si e trajtuan rastin.
Banka Raiffeissen e kishte pranuar rastin ndërsa e cilësonin si gabim teknik.
“Klienti është njoftuar drejtpërdrejtë nga punonjësit në degë si dhe përmes telefonit për detajet sa i përket këtij rasti. Ne dëshirojmë ta konfirmojmë se ky rast është menaxhuar në pajtueshmëri me procedurat e Bankës dhe ligjet e aplikueshme në Kosovë”, pati thënë Iliriana Tahiraj, zyrtare për media dhe marrëdhënie me publikun në këtë bankë.
Një ditë më pas gazetar raportoi për një problem tjetër të një klienti.
“Kompania ku punoj i ka paguar pagat me kohë. Ashtu siç edhe dalin çdo herë. Por, mua paga e muajit maj nuk më ka dalë fare në llogari. Jo për fajin e kompaninë por për faj të Raiffaisen Bankës. Aty dikush ka ndërhyë në llogarinë time dhe ma ka tërheq pagën, vlera e të cilës është 250 euro”, ka thënë ky klient i bankës, që nuk dëshiron ti përmendet emri i plotë.
Këto mjete jo që nuk i kthyen kurrë, por ai u dënuar edhe me burg nën akuzën se arriti ta thyej sigurinë e kësaj banke, duke konvertuar dhjetëra çeqe të dyshimta me dollarë.
Në nëntor të vitit të kaluar Gazeta Fjala raportoi se banka Raiffeisen ishte dënuar nga Banka Qendrore e Kosovës me 1 milion euro.
Zyrtar të lartë të BQK-së, kanë thënë se produkti që u ishte ofruar klientëve si mundësi që të shlyejnë borxhin ndaj bankës në rastet e aksidenteve apo të sëmundjeve që rezultojnë me vdekje ose paaftësi të përhershme duke siguruar kredinë, nuk është zbatuar edhe pse qytetarët kanë paguar.
“Gjatë komunikimeve tona me BQK-në, ne e kemi shprehur mospajtimin tonë për vlerësimin e BQK-së mbi përdorimin e sigurimit të kredisë”, tha Tahiraj.
Basri Shabani, zyrtarë për financa në “VINEX” e ka konfirmuar për Gazetën Fjala rastin duke rrëfyer se si hakerët kishin depërtuar në llogarinë e tyre.
“Para një jave i kemi deponuar në Bankën Ekonomike. Ne kemi biseduar me (zyrtarët e bankës) Bankën Ekonomike. Ata thanë që ende nuk kanë mundur ta hetojnë rastin, sepse ai hakeri që ka ndërmjetësuar i ka ndryshuar shifrat dhe dhe paratë kanë shkuar jashtë Kosovës. Mendojmë që në Angli kanë shkuar të hollat”, ka thënë Shabani.
Bankës Ekonomike nuk ishe përgjigjur në pyetjet e gazetës lidhur me këtë rast. /Gazeta Fjala/