Kryeshefi i ndërrmarjës “Hidroregjioni Jugor” , keqtrajton punëtorin

Autori:Gazeta Fjala

Punëtorët  e ndërmarrjes “Hidroregjioni Jugor”, në Prizren po ankohen se kryeshefi i kësaj ndërrmarrje,  Besim Baraliu është duke abuzuar me ta.

Në një shkresë që një punëtorë  i kësaj kompanie ka dërguar në redaksinë e “Gazetës Fjala”, thuhet se përveç sulmeve fizike,  Baraliu  është edhe duke i larguar nga puna,  punëtorët në shenjë hakmarrje se është bërë publike puna e tyre e detyruar në shtëpinë e tij, shkruan Gazeta Fjala.

“Arsyeja shumë e thjeshtë: nuk e kishin mbajtur fjalën apo thënë më shkoqur, ata i kanë treguar kolegëve të ndërmarrjes se gjatë orarit të punës ata po i detyron kryesuesi Baraliu dhe menaxheri Shefkat Halimi me punue në shpi të Kryesuesit në Bukosh të Suharekës”, thuhet në njoftim.

Gazeta Fjala ka kontaktuar me shefin e ndërrmarrjës, mirëpo ai i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij. Baraliu duket se është në dijeni për punëtorin që është duke u ankuar.

“Ai as shpinë sdin ku e kom. Nuk kam t’ baj kurgjo me ta, nuk e kom shti kon me punu. Ai është punëtor që punon për gazeta. E kemi transferu prej Dragshi këtu posht se bordi e ka marr këtë vendim, tash ai merret me kto sene”, ka thënë ai për Gazetën Fjala.

Mirëpo, sipas shkresës punëtorët të cilët ishin të angazhuar më shumë në cilësinë e mjeshtrit për kryeshefit Baraliu ishin Afrim Morina, Ruzhdi Berisha , Nexhat Bajraktari, Latif Krasniqi, Armend Poniku dhe disa të tjerë.

Ndërkaq shpenzimet thuhet se u ka mbuluar ndërmarrja “Hidroregjioni Jugor”.

“E gjithë kjo punë apo aktivitet ‘vullnetar’ është ‘shpërblye’ disi sepse së paku ushqimin përfshi edhe pijet alkoolike dy herë në ditë i kanë patur të mbuluar nga ndërmarrja, nën përkujdesin e njeriut më besnik të kryeshefit z. Jashar Biba”, thuhet në shkresën e punëtorit.

Ky aktivitet kishte vazhduar mbi dy javë pa ndërpre derisa për rastin kishte kuptuar edhe ish-drejtori i Bordit dhe njëherësh kryesuesi i komitetit për buxhet dhe financa Bujar Hasani, i cili thuhet se i kishte vizituar punëtoret derisa punonin në shtëpinë e kryeshefit në Bukosh të Suharekës.

Megjithatë nuk ishin marrë masa duke u heshtur e tërë kjo ngjarje.

Përkundër gjitha këtyre shkeljeve, punë nuk kishin kryer as raportimet që puntorët kishin bërë në polici, për shkak të lidhjeve të forta që Baraliu ka.

“Disa nga punëtorët jo zyrtarisht i kanë njoftuar edhe strukturat drejtuese të Prizrenit përfshi edhe policinë për krime ekonomike, mirëpo siç duket solucioni i kryeshefit për tejkalim të rastit ka funksionuar për mrekulli, sepse së pari e punësoj djalin e udhëheqësit të sektorit për krime ekonomike në polici Liridon Fetahu, e nga gjyqësori disa familjar të prokurorëve”, deklaron punëtori i kësaj ndërmarrje.

E për shkak të tejkalimit të shifrave të punëtorëve, siç thuhet në njoftim,  ata kanë probleme edhe me paga.

“Shifra e punëtorëve në ndërmarrje është tejkaluar enormë sa që edhe rrogat nuk po mundet me ju mbulu. Nga 192 punëtorë sa kishte para 4 vitesh,, tani numri ka shkuar mbi 320 punëtorë pa i llogaritur edhe ata me kontratë mbi vepër”.

Mirëpo, keqtrajtimi  i  punëtorëve nga kryeshefi Besim Baraliu nuk është që ka ndodhur për herë të parë.. Raste të tilla ka pasur edhe më herët, madje në muajin maj të këtij viti  Baraliu kishtë sulmuar fizikisht punëtorin e tij, Izet Aliun. Sulmi fizik pati ndodhur në vendin e punës. /Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/kryeshefi-i-nderrmarjes-hidroregjioni-jugor-keqtrajton-punetorin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala