Kriza ekonomike po ua merr jetën kosovarëve

Autori:Gazeta Fjala

Për më pak se tre muaj në Kosovë 5 persona nga ta 2 femra dhe 3 meshkuj i kanë dhenë fund jetës së tyre.

Statistikat nga Policia e Kosovës tregojnë  për shifra shqetësuese të numrit të personave që vendosin ti japin fund jetës në mënyra të ndryshme

Faktorët të cilët qojnë deri tek vetëvrasja sipas sociologëve mbeten të ndryshëm e që kryesisht janë të natyrës socio – ekonomike dhe mos perspektivës në shoqërinë kosovare,  kriza e vlerave e cila ka prodhuar krizë të identitetit, depresioni, problemet me neuroza dhe psikoza, paranojat, stresi post traumatik i cili prek individët e caktuar e shumë faktor të tjerë.

Së fundmi në qendër të Prishtinës një person i moshës 40 vjecare i dha fund jetës së tij duke u hedhur nga kati i nënntë i një ndërtese. Edhe një i ri tjetër më 2 korrik të vitit të kaluar kishte tentuar që të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij, por fatmirësisht i njejti nuk ka arritur ta çojë deri në fund aktin vetëflijues.

Ndonëse gjatë vitit të kaluar sipas statistikave zyrtare nga Policia e  Kosovës janë 75 persona që kanë vrarë vetën. Shifër kjo më e ulët se sa e vitit  2014 në të cilin janë vetëvrarë 79 persona.

Ndërkohë që sipas të dhënave nga Policia e Kosovës që nga viti 2001  deri më 2016 janë shënuar 935 raste të vetëvrasjes dhe si dhe 2 mijë 967 raste të tjera të tentim vetëvrasje, që i bie se për çdo vit pothuajse 65.7 persona kanë bërë vetëvrasje dhe 228.2 persona kanë tentuar të bëjnë vetëvrasje,  për numër të banorëve në Kosovë.

                         Numri i vetëvrasjeve

 

6

 

 

Sociologët në Kosovë e kosiderojnë mjaftë shqetësues numrin e personave që vendosin t’i japin fund jetës së tyre.

Ferdi Kamberi, sociolog, ka thënë për Gazetën Fjala se është shqetësues numri i madh i personave që vendosin të kryejnë vetëvrasje  në krahasim me numrin e popullsisë, shkruan Gazeta Fjala.

Sipas tij nëse nuk merren masat adekuate për t’i parandaluar këto dukuri atëherë pasojat do të jenë edhe më të mëdha.

“Përderisa dikur vetëvrasjet në shoqërinë kosovare janë realizuar përmes metodës pasive – që nënkupton se personi ka mundur që edhe të shpëton, sot vetvrasjet bëhen kryesisht përmes metodës aktive – që nënkupton se vdekja rezulton e menjëhershme”, shpjegon Kamberi.

Ai shpjegon se në Kosovë ka shumë faktor që qojnë deri tek vetëvrasjet.

Mungesa e qendrave të trajnimit shpirtëror, mungesa e stafit i cili do t’i trajtonte rastet e tilla, tabutë të cilat ende kanë rol në shoqëri dhe kanë kompleks inferiroiteti në rast se konsultohen me ndonjë psikolog ose sociolog, janë disa nga sfidat me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare.

“Faktorë të tjerë janë edhe rënia e solidaritetit social, mungesa e altruizmit, ngërcmi ndërmjet solidaritetit mekanik dhe atij organik (zëvendësimi i lidhjeve të reja me ato të vjetra dhe mos përshtatja me lidhjet e reja), statusi martesor (divorci), konfliktet nder personale, si faktorë të tjerë”, shpjegon ai.

Shqetësues mbetet fenomeni i vetëvrasjeve në Kosovë

Sociologu, Enver Hasani ka thënë për Gazetën Fjala se është shqetësues numri i vetëvrasjeve në Kosovë dhe trajtimi i personave që përjetojnë krizë nga shoqëria kosovare.

Sipas tij institucionet e Kosovës nuk po krijojnë as kuadro dhe as financa të cilat duhet të merren me trajtimin e këtij problemi.

“Kjo çështje është mjaftë ndjeshme  dhe institucionet tona fatkeqësisht nuk po bëjnë asgjë për ta evituar këtë problem sepse dihet që vetëvrasje është akti i fundit, dëshpëruesi i një i individi”, ka thënë Hasani.

Sipas tij situate ekonomike në vend, mungesa e prespektivës, vendeve të reja të punës janë ndër shkaqet kryesore që shtyejnë kosovarët drejtë aktit të vetëvrasjes.

Ndryshe 10 Shtatori është caktuar si Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me nevojën dhe detyrimin për të zbatuar veprimet që ndikojnë në parandalimin e vetëvrasjeve në nivel global pasi që vetëvrasjet mund të parandalohen. Megjithatë, një datë e tillë nuk është paralajmëruar se do të shënohet në Kosovë.

Të dhënat tregojnë se në botë çdo vit vetëvrasje bëjnë gati një milion individ, kryesisht meshkuj në vitet 50-ta dhe 60-ta të jetës. Shqetësuese është rritja shumë e madhe e vetëvrasjeve e të rinjve të moshës 15-20 vjeç.

Shkencëtarisht është vërtetuar se të rinj të (deri në moshën 35 vjeç) më së shpeshti bëjnë tentim vetëvrasje, ndërsa të vjetrit (50 vjeç e më të vjetër) më shpesh bëjnë vetëvrasje./GazetaFjala/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/kriza-ekonomike-po-ua-merr-jeten-kosovareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala