Kosovarët tymosin milionat

Autori:Avdyl Pajaziti

Gati gjysma e kosovarëve janë të papunë në shtetin më të varfët në rajon. Por për qudi, kur është në pyetje duhani shumë nga ta e shpenzojnë edhe paranë e fundit për këtë produkt.

Madje, nuk po i ndalon as shtrenjtimi i cigareve e as ligji anti duhan.  Vetëm brenda viti 2014 qytetarët e Kosovës kanë djegur afro 3 mijë tonë cigare.

E sipas Doganave të Kosovës vera totale e tyre është afro 58 milionë euro. Ndërsa për import të tyre në Kosovë janë paguar 126 milionë e 393 euro taksa.

Sipas staatistikaave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë një e treta e kosovaarëve janë duhaanëpirës dhe kjo shifër në 1.8 milion banorë vlerësohet shqetësuese.

Mirëpo,  zëdhënësi i Doganave të Kosovës , Adriatik Stavileci ka thënë për Gazetën Fjala  gjatë këtij viti ka filluar të bije importi i duhanit.   Por, sipas tij  kjo është vetëm një rënie e lehtë.

“Në vitin 2014 janë importuar gjithsejte 2 .936.12 ton cigare llojesh te ndryshëm. Këtë vit deri me 30 qershore janë importuar 1,151.68 tonë cigare që është një rënie e lehtë me vitin e kaluar, kur në periudhe të njëjtë janë importuar 1.232 tonë cigare”, ka thënë ai.

Stavileci ka treguar se në Kosovë duhani vjen kryesit nga Gjermania, Bullgaria, Polonia, Kroacia e Rumania.

Kurse, sipas tij ne treg gjinden deri në 30 lloje të cigareve.

“Në Kosovë importohen afër 30 lloje të ndryshme të cigareve, ku dominojnë, Lacky Strike, Marlboro,Ëinston, Ëest, Prestig, Ronhill, Kent, Ronson”, ka thënë Stavileci.

Për ta futur gjithë këtë sasi të duhanit në Kosovë, kompanitë importuese duhet të paguajnë në Doganën e Kosovës 35 euro akcizë për 1000 copë cigare.

Me konsumimin e duhanit në Kosovës është marrë edhe Banka Botërore. Ky institucion në një raport të bërë publike kohë më parë ka thënë se qytetarët e Kosovës janë konsumet të mëdhenj të duhanit

Sipas BB’së, nga kjo edhe buxheti i Kosovës është duke përfituar para të mëdha. Ky institucion ka treguar se vetëm brenda vitit 2012 janë shpenzuar për konsumim të duhanit  mbi 210 milionë euro.

“Ekzistojnë te dhënat  për shpenzimet  të  ekonomisë  familjare  në  duhan dhe alkool te nxjerr  nga  ABF     ku shihen shpenzimet për duhan në shifrën e rreth  210 milion Euro.  Marlboro  Lights  ka gjasa te jetë  më e shtrenjta ne Kosovë,  një paketim prej 20 cigareve shitet për mbi 2 euro”, ka thënë BB-ja në këtë raport.

Kurse, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka treguar se  janë  mbi 53 mijë fëmijëve në Kosovë të ekspozuar ndaj duhanit.  OBSH-ja ka thënë se rreth 40 për qind e të rinjve në shkollë tymosin duhan.

Derisa, studime të më hershme kanë nxjerr në pah se shqiptarët renditen të dytët në Evropë për konsumim të duhanit, duke lënë pas vetëm Turqinë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, mbi 40 për qind e popullsisë shqiptare rezulton të jetë duhanpirëse, një e dhënë kjo që rezulton të jetë më e lartë se ata të publikuara deri më tani./Gazeta Fjala/.

Çmimi i cigareve në Kosovë

Marlboro 2. 20 cent

Lacky Strike 1. 60 cent

Kent 1. 50 cent

Ronhill 1. 3o cent

Ronson 1. 20 cent

Prestige 1.40 cent

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/kosovaret-tymosin-milionat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala