Kosovarët lexojnë pak, shohin filma shumë

Autori:Zekirja Shabani

“Ti që nuk lexon je lënda e parë e të gjitha të këqiave; politikës së keqe, qeverisjes së keqe, letërsisë së keqe, medias së keqe”, shkruan Edison Ypi për ata që në jetën e tyre nuk kanë shkelur në derë të bibliotekës.

E kur bëhet fjalë për leximin, numri i atyre që nuk lexojnë në Kosovë shtë mjaft i madh. Nga 1.8 milion banorë, janë gjithsejtë 161 mijë qytetarë të regjistruar si anëtarë të bibliotekave në gjithë Kosovën gjatë vitit 2014.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës edhe këta nuk arrijnë të lexojnë as qerekun e titujve në dispozicion që kanë bibliotekat, gjithsejtë 1.6 milion tituj librash, raporton Gazeta Fjala.
Numri më i madh i lexuesve është në Prishtinë, në Bibliotekën kombëtare, me gjithsejtë 117 mijë lexues në vit.

lexuesit

 

Ndërkaq, në anjë nga komunat tjera të Kosovës, numri i lexuesve nuk kalon mbi 5 mijë pavarësisht numrit të madh të banorëve që kanë secila komunë.
Madje ky numër është duke u zvogluar nga viti në vit.

lexuesit krahasim

Nga 170 mijë lexues sa ishin në vitin 2013, një vit më vonë janë plot 10 mijë lexues më pak në tërë vendin.

 

Statistikat tregojnë se kosovarët më shumë e pëlqejnë kinemanë se teatrin.

Numri i shikuesve në kinema në vitin 2014 ishte 68,621 shikues. Krahasuar me vitin 2013 numri i shikuesve është më i madh për 17.920 ose shprehur në përqindje 35.3 për qind.

shfaqje

 

Ndërkaq, vitin e kaluar 58 mijë shikues kanë shikur 260 shfaqje teatrale, kanë marrë pjesë në 170 koncerte dhe në 22 shfaqje baleti në shtëpitë e kulturës në Kosovë.

E numri më i madh i shikuesve është në teatrin për fëmijë Dodona, kryesisht në shfaqjet për fëmijë.
“Numri i shikuesve në teatrin e fëmijeve Dodona në vitin 2014 është 22,141. Krahasuar me vitin 2013 numri i shikuesve është më i vogël për 6,602 ose shprehur në përqindje 22.9 për qind”, thuhet në raportin e statistikave të kulturës.

Por, është në rritje numri i qytetarëve që shohin shfaqejet teatrale në Teatrin Kombëtarë të Kosovës.
Ndërkaq, vetëm 13 mijë shikues i kanë parë 252 filma të shfaqur në shtëpi kulture. Përafërsisht është numër i njëjt edhe i vizitorëve të ekspozitave artistike.shikuesit - kinema

Edhe numri i dashamirëve të artit është në rënie, sipas të dhënave të statistikave. Një vit më parë, numri i vizitorëve në galeritë e arteve istë 12,740. Krahasuar me vitin 2013 numri i vizitorëve është më i vogël për 1,548 ose shprehur në përqindje 10.8 për qind./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/kosovaret-lexojne-pak-shohin-filma-shume/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala