Kosova target i bizneseve nga Banglladeshi

Autori:Zekirja Shabani

Në Kosovë më shumë kanë investuar biznesmenë nga Banglladeshi e Pakistani se nga Franca e shumë vende tjera të rajonit e Evropës.

Ato radhiten në mesin e tabelës së investitorëve që deri më tani kanë derdhur kapitalin e tyre në vendin më të varfër në Evropë. Paratë e tyre kryesisht kanë shkuar në tregti, sektorë ky më i preferuari, ku operojnë afro 2000 biznese me pronarë të huaj.

Sipas të dhënave nga Ministria e Tregtisë që nga viti 2003 e deri në Tetor të 2015, janë gjithsej 5,195 biznese të huaja, të ndara në sektore të ndryshme, raporton Gazeta Fjala.

Të gjithë këtyre, në vitin 2015 ua kanë kaluar biznesmenët nga Shqipëria, të cilët kryesojnë me numrin më të madh të biznsevëe në Kosovë, me gjithsej 731 biznese, duke ia tejkaluar Turqisë e cila ishte e para deri vjet në këtë garë, ndërsa tani ka 601 biznese.

Fqinji i afërt Maqedonia, gjendet në vendin e tretë me 540 biznese, e pasuar nga Kina me 407 biznese, Gjermania 389 e Serbia me 232 biznese.

Ndërsa, e veçantë e listët së investitorëve është është se Bangladeshi me kapitalin e vet në Kosovë në 76 biznese, ndërsa Pakistani me 57 sosh.

Të dhënat e Agjencisë për Regjistrimit të Bizneseve tregojnë se Franca ka gjithsejtë 48 biznese në Kosovë duke lënë pas Malin e Zi që ka 42, një më shumë se Suedia.

Sipas këtyre të dhënave, pjesa më e madhe e këtyre bizneseve janë të orientuar në tregti dhe procesim.

Megjithatë, për nga vlera e investimeve, në tremujorin e parë të 2015 më së shumti është investuar në sektorët si: Patundshmëria, qiradhënia dhe aktivitetet tjera biznesore: 56 milion euro. Shërbime financiare: 21.5 milion euro. Ndërtimi: 8.2 milion euro. Energjetika: 3.4 milion euro, raporton Gazeta Fjala.

E në përgjithësi, të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se sektori i cili më së shumti i tërheqë investitorët për ti lënë paratë e tyre në është patundshmëria ku që nga viti 2007 Kosovësi ka gjeneruar hiq më pak se 665 milion euro.

Zhvillimet në vend kanë ndikuar që investitimet e jashtme të shënojnë rënie nga periudha në peridhë, ku që nga viti 2007 kur të hyrat vjetore nga investimet e jashtme ishin 440.7 milion, çdo vit ka shkuar duke rënë dhe në janar 2015 deri në Korrik, ka rënë në shifrën 193.2 milion euro.

Sfera e prodhimit në Kosovë, ku për qëllim është prodhimi vendës, nuk është shumë tërheqës as për investitorët e brendshëm e as të jashtëm.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Amerikane të Kosovës, thotë se kjo vije për shkak se në Kosovë për 15 vite politikat fiskale nuk kanë qenë të favorshme për tërehqjen e investitorëve.

“Kanë qenë për pothuajse 15 vite politikat fiskale ato të cilat nuk kanë favorizuar zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të prodhimtarisë”, thotë ai.

Megjithatë, viteve të fundit, sipas tij ka pasur disa hapa pozitiv në këtë drejtim, qoftë përmes nxjerrjes së Ligjit për Mallrat e Liruara nga Detyriet Doganore, që liron nga detyrimet doganore një sërë artikujsh që përdoren si lëndë e parë në industrinë përpunuese, por edhe këtë vit përmes ndryshimit të legjislacionit të ri tatimor, i cili mundëson shumë lehtësira, përfshirë edhe lirimin nga pagesa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar të makinerive dhe lëndëve të para.

Ai gjithashtu tha se këto lehtësimë fiskale nuk janë në favor të komapnive prodhuese, por janë si ndihmesë për barazim me vendet në rajon.

“Duhet potencuar që të gjitha këto lehtësira të reja të prezantuara nuk favorizojnë kompanite prodhuese, por thjeshtë synojnë barazimin e pozitës së tyre krahasuar me atë të prodhuesve në vendet e tjera të rajonit”, tha ai për Gazetën Fjala.

Bizneset e huaja të regjistruara në Kosovë 2003-Q3 2015 sipas shteteve:

Shteti Nr. i bizneseve të huaja
Shqipëria 731
Turqia 601
Maqedonia 540
Kina 407
Gjermania 389
Serbia 232
Zvicra 207
Italia 204
Slovenia 199
SHBA 166
Kroacia 138
Bulgaria 125
Austria 116
Mbretëria e Bashkuar 115
Greqia 87
Bangladeshi 76
Holanda 64
India 59
Pakistani 57
Bosna dhe Hercegovina 55
Franca 48
Mali i zi 42
Suedia 41
Belgjika 40
Tjera 456
Gjithësej 5195

 

Tabela: Bizneset e huaja të regjistruara në Kosovë 2003-Q3 2015 sipas veprimtarisë:

Veprimtaria primare Nr. i bizneseve
Ndërtim 243
Edukim 41
Sektori financiar 134
Hoteleri turizëm 361
Shërbime mjekësore 55
Procesim 1216
Aktivitete shërbyese 819
Telekomunikacion 214
Tregti 1977
Transport 135
Gjithësej 5195

Burimi: ARBK

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/kosova-target-i-bizneseve-nga-banglladeshi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala