Kosova plot me dele e dhi

Autori:Avdyl Pajaziti

Sado që duket se kosovarët kanë braktisur bujqësinë e kafshët, numri i këtyre të fundit po rritet.

Të dhënat statistikore tregojnë se numri i gjedheve po shtohet dukshëm fermave kosovare.

Deri në fillim të këtij vitit në Kosovë ka pasur mbi 250 mijë krerë gjedhe.

Dhe atë kryeqendra e Kosovës, Prishtina, prinë me numrin e gjedheve krahasuar me rajone tjera.

“Më 1 nëntor 2014 ishin gjithsej 253.234 krerë gjedhe. Rajoni me numrin më të madh të gjedheve ishte Prishtina, me rreth 50.759 krerë gjedhe”, thuhet në një raport të Entit të Statistikave të Kosovës.

tabela 1

E në rajonin e Ferizajt e Gjilanit duket se në masë të madhe kanë braktisur gjedhet.

Këto rajone kanë nga 8.8 përkatësisht 8. 9 për qind të gjedheve të gjithëmbarshme sa janë në Kosovë.

Ferizaj ka  22.237 ndërsa Gjilani 22.521 copë gjedhe.

E për posedimin e deleve prin rajoni i Prizrenit.

Blegtorët e Prizrenit kanë në tërësi 45 mijë krerë dele nga numri I përgjithshëm në Kosovë prej rreth 170 mijë krerë.

Mitrovicalitë duket se nuk i kanë fort për qef delet pavarësisht se kanë kushte të jashtëzakonshme për mbajtjen e tyre nëse kihet parasysh pozita dhe malet që ka për rreth.

Në Mitrovicë ka vetëm 12.853 krerë dele apo 7,6 për qind të deleve që gjenden në Kosovë.

tabela 2

E numri i përgjithshëm i dhive në Kosovë është 29.085. Rajonet me numrin më të madh të

dhive prapë është Prizreni me 7.223 krerë dhi dhe Prishtina me 7.077 krerë dhi.

Ndërsa më së paku dhi ka në rajonin e Gjakovës. Gjakovarët mbajnë 1.466 krerë dhi apo vetëm 5 për qind nga krerët e përgjithshëm në Kosovë.

Edhe gogja shpezë po kultivohen së fundmi nga fermerët kosovarë.

Gjithsej numri i shpezëve përfshijnë: bojlerë (Zogjë për majmëri), pula për vezë, zogj, pula dhe gjelat tjerë, biba (qura), rosa, pata, shpezë të tjera (pula afrikane,etj.)

Numri i përgjithshëm i shpezëve në Kosovë është 2.695.344. E rajoni me numrin më të madh të shpezëve ka Prishtina, me rreth 593.315 shpezë.

Shpezët pak të dëshiruara janë në rajonin e Ferizajt. Këtu numërohet se ka  rreth 240 mijë shpezë apo vetëm 8,9 për qind e shpezëve në tërësi sa ka në Kosovë.

 

tabela3

E gjithë ata që mbajnë gjedhe, dele e dhi nuk u lanë anash nga shteti. Nga miliona euro subvencione për kultura bujqësore tani ka filluar edhe subvencionimi i fermerëve që merren me blegtori.

Për dele dhe dhi pagesa ministria do të paguaj nga 15 euro për krerë, nga 10 sa ishte vitin e kaluara.

Për lopë qumështore pagesa nga 50 euro sa ishte vitin e kaluar sivjet do të jetë 70 euro për krerë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/kosova-plot-me-dele-e-dhi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala