Kosova nuk ofron punë për femra

Autori:Avdyl Pajaziti

Numri i të papunëve në Kosovë po shtohet për çdo vit. Këtë fakt e ka vërtetuar edhe raporti i fundit i Agjencisë së Statistikave të Kosovë, ku është  thënë se gjatë vitit 2014 papunësia ka shkuar në 35. 3 për qind.

Derisa në vitin 2013, niveli i papunësisë ishte thënë se është 30 për qind. Nga kjo vërehet se vetëm brenda një viti papunësia në Kosovë është rritur për rreth 18 për qind, ose shprehur në shifra për 31 mijë e 914 persona.

Mirëpo, nga këto të dhëna ajo që vërehet më së shumti është mungesa e femrave në punë.

ASK ka treguar se papunësia më e larët në vend është tek femrat, që sillet nga  71.7 për qind,  krahas të rinjve meshkuj me 56.2  për qind.

“Papunësia tek të rinjtë është shumë e lartë në Kosovë .Në vitin 2014, të rinjtë në Kosovë kishin gjasa dy herë më shumë të jenë të papunë krahasuar me të rriturit. Në mesin e personave të moshës 15-24 vjeçare dhe në fuqinë punëtore, 61.0 % ishin të papunë. Papunësia është më e lartë te femrat e reja (71.7 %) se te të rinjtë meshkuj (56.2%)”, thuhet në raportin e ASK-së.

Në këtë raport tregohet po ashtu se edhe me mungesën e nivelin e arsimit femrat prijnë krahas meshkujve, shkruan Gazeta Fjala.

puna

“Pothuajse një e treta (30.2 %) e personave të moshës 15 deri 24 vjeçare në Kosovë nuk ishin në shkollim, punësim apo trajnim. Kjo shifër është 34.0 % për femrat e reja krahasuar me 26.6% për meshkujt e rinj”.

Derisa sipas këtyre të dhënave ka dalë se  në Kosovë ka pasur 176 mijë e 743 persona të moshës 15-64 vjeç, që ishin të papunë. 123 mijë e 052 prej të cilëve ishin meshkuj dhe 53 mijë e 691 femra

“Shkalla e papunësisë ishte 35.3%, më e lartë për femra se për meshkujt, me 41.6 % respektivisht 33.1%”, ka treguar Agjencia e Statistikave.

Edhe në punësim dhe paga prijnë meshkujt

Agjencia e Statistikave në ketë raport shpjeguar se nga e gjithë popullsia në moshë pune, afro 27 për qind të tyre ishin të punësuar. Derisa edhe këtu është thënë se shkalla e punësimit ishte më e lartë për meshkujt se për femrat.

“ 41.3% e meshkujve në moshë pune ishin të punësuar në krahasim me 12.5% të femrave në moshë pune”.

ASK ka treguar po ashtu se përveç shkallës së ulët të punësimit në Kosovë, 24.9% e personave të punësuar punonin në vende pune të paqëndrueshme.  Vështirësitë më të mëdha edhe në matjen e punës përsëri ka dal ti kenë femrat.

“Meshkujt kanë më shumë gjasa për të mbajtur punë të tilla të paqëndrueshme (26.7% e meshkujve të punësuar krahasuar me 18.9% të femrave të punësuara). Shprehur në numra, 81,900 nga 323,508 të punësuar i përkasin kategorisë së punësimit të paqëndrueshëm”.

Në raportin e ASK-së i bërë publik gjatë ditës së martë është treguar se shumica e pagave mujore neto ishin midis 300 euro dhe 400 euro.  Edhe tek pagat sipas këtij raporti femra kanë dallim në krahasim me meshkujt.

“Janë vërejtur dallime shumë të vogla gjinore, me një tendencë të lehtë që meshkujt të marrin paga më të lart”./Gazeta Fjala/.

ppp

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/kosova-nuk-ofron-pune-per-femra/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala