Kosova më 2008 dhe sot

Autori:Zekirja Shabani

Shtatë vjet më parë, në kohën kur kishin filluar përgatitjet për të shpallur Kosovën shtet të pavarur, pritjet e kosovarëve ishin se me formimin e shtetit të ri, jeta e tyre do të ndryshonte për të mirë.

Zyrtarisht ishin 43 për qind të papunë në vitin 2008 dhe pritej të përmirësohej edhe gjendja sociale, duke u rritur në këtë mënyrë shkalla e punësimit.

Por, shtatë vjet pas, qytetarët janë të zhgënjyer, pritjet e tyre nuk janë realizuar.

Papunësia vazhdon të mbetet më e larta në Ballkan me 30 për qind, ndërsa sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, 29.7 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në varfri relative, kurse afro 10 për qind prej tre në varfëri ekstreme.

Edhe shifrat e papunësisë, ndonëse në letër janë redukruar nga 43 në 30 për qind sipas ekspertëve të ekonomisë nuk janë reale. Ata druajnë se papunësia është rritur, ndërsa varfëria është shtuar, e institucionet vetëmse po manipulojnë me shifra.

Ndryshimet për të mirë nga viti 2008 e deri më tani për qytetarët thuajse janë të pavërejtshme.

 

Në vitin 2008 Kosova kishte edhe më shumë banorë se që ka tani.

Asokohe zyrtarisht thuhej se në Kosovë banojnë 2.2 milionë banorë, ndërsa me regjistrimin e popullësisë në vitin 2011 doli se janë vetëm 1.8 milionë banorë.

Në vitin 2015 vetëm gjatë muajit janar e shkurt u larguan nga vendi mbi 70 mijë qytetarë.

E Agjencia e Statistikave të Kosovës pjesën më të madhe të tyre e nxori të papunë dhe jo të gatshëm të punojë.

 

Në ditën e shpalljes së pavarëisë, Kosova e kishte GDP-në 5.7 miliardë dollarë

Në vitin 2014 GDP ka shkuar në vetëm 7.3 miliard dollarë.

Kosovarët me GDP prej 9000 dollarësh për kokë banori, në bazë të Fuqis Blerëse të Parasë janë 15 për qind më të varfër se sa shqiptarët andej kufirit që janë të dytët më të varfër zyrtarisht në rajon, ose 25 për qind më të varfër se sa serbët që radhiten të tretët.

 

Investimet e Huja Direkte të Kosovës në vitin 2008 ishin 370 milionë euro.

Në fund të vitit 2014 Investimet e Huaja Direkte ranë 122 milionë euro.

 

Të ardhurat nga diaspora në vitin 2008 ishin 608 milionë euro.

Shtatë vjet pas shpalljes së pavarësisë diaspora kosovare dërgoi 505 milionë euro.

 

Në vitin 2008 shteti i sapo shpallur kishte Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Në vitin 2015 pritej të parakalonte Ushtira e Kosovës, por ajo ende nuk ekziston. Ekziston UNMIK-u, i cili 7 vjet pas pavarësisë vazhdon të jetë funksional dhe atë në bazë të Rezolutës 1244!

 

Për 7 vjet pavarësi, Kosova u njoh nga 108 vende të botës si dhe siguroi anëtarësimin në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Vazhdon tëë mbetet e pa njohur për pesë vende të Bashkimit Evropian.

Gjatë vitit të fundit të pavarësisë Kosova nuk pati asnjë njohje zyrtare, megjithëse janë disa të kontestuara.

Buxheti i Kosovës në vitin 2008 ishte 946 milionë euro.

Në vitin 2014 buxheti i shtetit është 1.6 milionë euro.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/kosova-me-2008-dhe-sot/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala