Kosova e autosalloneve

Përveç pazareve ku shiten e ndërrohen me qindra automjete, në Kosovë janë edhe qindra biznese që për veprimtari kanë shitjen e veturave.
Ky fakt vërehet edhe nëse lëvizë nëpër rrogat e Kosovës, pasi në çdo cep të saj ka autosllaone.
E sipas Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë numri i saktë i autosallonve të regjistruar është 713.
“Në Kosovë janë të regjistruara 713 biznese që aktivitet e kanë tregtinë e veturave dhe automjeteve me fuqi motorike të vogël”, thuhet në përgjigjen e këtij instucioni për Gazetën Fjala.
Në MTI kanë treguar për Gaztën Fjala se këto autosallone mund të gjesh vetura të reja e të përdorura, të cilat shiten me shumicë dhe pakicë.
“Shitjen me shumicë dhe pakicë të veturave dhe automjeteve të reja dhe të përdorura: automjete pasagjerësh, përfshirë automjete të specializuar për pasagjerë si ambulancë dhe minibusë etj. (më pak se 3.5 ton)”.
Në anën tjetër në Doganën e Kosovës kanë thënë se gjatë vitit 2014 autosalonet kanë importuar mbi 5 mijë vetura të reja.
Në këtë institucion thonë se më së shumti vetura në këto autosallone janë sjell nga Gjermania dhe Franca.
“Në këto autosalone gjatë vitit 2014 kanë hyrë 5 mijë e 26 vetura. Kurse, numrin më të madhe të veturave nëpër autosallonet e Kosovës e ka Gjermania, me 3 mijë e 523 të tilla. Pas saj është Franca me 556 vetura. Çekia me 211 vetura dhe e pesta është Japonia me 209 vetura”, thuhet në përgjigjen e Doganës së Kosovës.
Derisa janë gjashtë shtet të botës që kanë vetëm nga një veturë nëpër autosallonet e Kosovës.
“Austria, Meksika, Polonia, Rusia, Arabia Saudit dhe Tailanda kanë vetëm nga një vetura nëpër këto atusallone”, kanë bërë të ditur Doganat e Kosovës, për Gazetën Fjala.
Në këtë institucion kanë treguar po ashtu për Gazetën Fjala edhe taksat që paguajnë këto sallone për ti futur veturat në Kosovë.
“Nuk ka dallim ne pagesën e taksave doganore për automjete, por dallimi është qe kur autosallonet importojnë vetura ato e bëjnë si kompani dhe pastaj paguaj edhe taksat e brendshme si tatimin ne Fitim pra taksat qe paguajnë kompanitë. Gjithsesi se automjet paguaj taksen doganore 10%, akcizën (specifike) dhe TVSH pavarësisht se a vjen importi nga personi fizik apo ai juridik”, bëjnë të ditur Doganat e Kosovës. /Gazeta Fjala/