Kosova as rrushin nuk e ka të vetin

Autori:Zekirja Shabani

Pesë vjet më parë vreshtarët e Rahovecit u përgjakën në përleshje me policinë se nuk kishin ku ta shisnin rrushin. Bodrumet ishin mbushur përplot dhe sasitë e mëdha të prodhuara në vreshtat e Kosovës u kishte mbetur vetëm ti hidhnin në rrugë.

Por, edhe pse prodhuesit vendës ishin në hall me sigurimin e tregut kamionë përplot rrush çdo ditë hynin në Kosovë nga Maqedonia, Greqia e Italia.

Rrushi në tryezat e kosovarëve në shumë raste mbanë llogon e prodhuar në ndonjë nga vendet e rajonit.

Statistikat tregojnë se mbi 30 për qind e këtij produkti vjenë nga importi derisa shuma e parave për import të tij është 1 milion e 600 mijë euro, raporton Gazeta Fjala.

“Edhe pse Kosova arrin të mbulojë një pjesë të madhe të tregut vendor me prodhim të rrushit të tryezës, rreth 30% e tregut vazhdon të mbulohet nga importi”, ka thuhet në një raport të Ministrisë së Bujqësisë.

E për më tepër, varshëmria nga prodhimi i huaj është në rritje.

importi rrushit

Sipas këtij institucioni krahasuar me vitin 2013, në vitin 2014 importi i rrushit në Kosovë është rritur për 11 për qind, ndërsa në krahasim me vitin 2009, në vitin 2014 është mbi 40 për qind më i lartë.

“Në vitin 2014, gjithsej vlera e importit të rrushit të tryezës dhe për verëra është 1 milion 690 mijë euro  dhe është 43 për qind më e lartë se në vitin 2013. Kjo rritje e dukshme e vlerës së importit mund të jetë si rezultat i rritjes së çmimeve në tregun botëror.

Të dhënat tregojnë se Kosova më së shumti importon rrush  nga Greqia, Maqedonia, Italia, dhe në sasi më të vogël nga Shqipëria dhe Kroacia, shkruan Gazeta Fjala.

Kurse, sipas Ministrisë së Bujqësisë deficitin më të madh tregtar të rrushit të tryezës Kosova e ka pasur në vitin 2014 që ishte 1 milion e 588 mijë euro.

“Tregu i përgjithshëm për rrush tryeze në Kosovë në vitin 2014 vlerësohet të ishte rreth 9 mijë e 584 ton. Kjo përfshinë gjithë prodhimtarinë vendore si dhe importin dhe eksportin e rrushit të tryezës si produkt i freskët. Në vitin 2014 konsumi i përgjithshëm i rrushit të tryezës për kokë banori në Kosovë ishte 5.2 kg”.

Çmimet rrushit vendorë

Sezona e plasimit të rrushit në treg fillon nga Gushti dhe zgjat deri kah fundi i Tetorit apo fillimi i Nëntorit. Kurse, çmimet vendore të konsumit të rrushit për vitin 2013 dhe 2014 sillen nga 0.60 cent deri në 1.20 cent për 1kilogram.

Çmimet e rrushit të importuar

Çmimet më të larta të importit janë në muajin Mars, Prill, Maj dhe Qershor. Për vitin 2013 dhe 2014 gjatë këtyre muajve ato sillen nga 2.50 deri në 3.80 euro. Pastaj, nga Korriku ato fillojnë të bien gradualisht. Krahasuar me mesataren e çmimit të importit të rrushit të vitit 2013 që ishte 2.41 për qind, çmimi në vitin 2014 ishte 15 për qind më i ulët./GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/kosova-as-rrushin-nuk-e-ka-te-vetin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala