Komuna identifikon çmimet e patundshmërive në Prishtinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Komuna e Prishtinës nuk do ta lë pa identifikuar objektet banesore e afariste në kryeqytet të cilat janë të lëshuara me qira. Ajo interesim ka edhe të dijë çmimet e tyre.

Drejtoria për Financa dhe Pronë, përkatësisht sektori i vlerësimeve, është duke bërë analiza  për rivlerësimin dhe rizonimin e qytetit për tatimin në pronë.

Gazeta Fjala ka siguruar një letër/kërkesë që Drejtoria për  Financa  ua ka dërguar agjencioneve të patundshmërive për bashkëpunim me Komunën, gjegjësisht me sektorin e Vlerësimeve .

Aty thuhet se në rivlerësim dhe rizonim të qytetit për Tatimin në Pronë, agjensionet do t’i i ndihmojnë këtij projekti duke i ofruar Komunës së Prishtinës të dhënat për çmimin e tregut të patundshmërive në kryeqytet.

Komuna e Prishtinës kërkon ndihmë  rreth këtij projekti që do të kurorëzohet me ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tatimin në pronë.

“Konfrom ligjit 03/L-204 për tatimin në pronën e paluajtshme,  ne do të bëjmë ri-zonimin e qytetit, kështu duke ndryshuar edhe zonat e vlerësimit në përputhje me çmimin real të tregut për çdo rrugë të qytetit. Për këtë qëllim ne kërkojmë nga ju që të na ofroni raportet mbi çmimet e tregut të patundshmërive, të ndara në kategori si në manualin e bashkëlidhur, për çmimin e metër katror, për secilën: rrugë, zonë, apo edhe lagje që ju mund ta keni në dispozicion. Ju lutemi që këtë raport ta përpiloni mbi bazën e çmimeve që ju i keni ndërmjetësuar në vitin 2014-2015”, thuhet në kërkesën e komunës dërguar agjencioneve të patundshmërive që e posedon Gazeta Fjala..

Komuna kërkon përveç çmimit të shitblerjes edhe çmimet e qirave, apo edhe çfarëdo shënimi tjetër rreth çmimit të tregut për: shtëpi rezidenciale, shtëpi afariste, banesa, lokale, hoteleri, toka , etj.

Informatat do të ndihmojnë vlerësimin dhe rivlerësim, për formimin e çmimit sa më të përafërt me çmimin e tregut për krijimin e bazës së Tatimin në Pronë.

banesat,-lakrishte_730638

Por Gazeta Fjala mëson se pak pronarë të agjencioneve i janë përgjigjur kërkesës së komunës për të bashkëpunuar rreth këtyre të dhënave.

Kjo për faktin se puna e tyre ka rënë dukshëm dy vitet e fundit.

Çmimi i qirave dhe shitjeve të banesave ka filluar të bije në Prishtinë.

“Vërehet një rënie e lehtë e çmimeve në periferi, por edhe në disa lagje tjera. Në qendër është njësoj, siç ka qenë edhe më herët”, ka thënë Arben Asllani nga Agjencioni “Inetr Capital”.

Ai ka treguar për Gazetën Fjala edhe disa çmime të qirave dhe shitjeve që janë aktualisht në kryeqytet.

“Për qira në periferi çmimet  për një banesë dy dhomëshe sillën nga 200 deri 250. Kurse, në qendër ato janë 400 euro.

Derisa, sipas Arbenit çmimet për shitje të banesave janë nga 600 deri në 800 euro.

Ai ka treguar se vendet  që më së shumti ka kërkesa për banesa janë, Mati 1, Bregu i Diellit dhe lagja e Spitalit.

Çmimet në Lagjen e Spitalit Kanë qene 300 tani janë 250 të mobiluara dhe nga 170 deri 200 të pa mobiluara.

f1_zvarr7-ballina1360317074

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/komuna-identifikon-cmimet-patundshmerive-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala