Keqpërdoren paratë e veturave të konfiskuara (dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Mesatarisht tridhjetë vetura hynë për çdo dit në parkingun e Komunës së Prishtinës në Zonën Industriale, pasi ato konfiskohen nga Policia në trafik.

Kjo është vetëm shifra zyrtare që raportohet nga Komuna, e cila i ndanë përgjysmë fitimet me kompaninë menaxhuese të këtij autoparku. Por mënyra se si pranohen dhe bëhen pagesat në këtë vend lë hapësirë për të dallavere të mëdha dhe keqpërdorim të parave të qytetarëve që paguajnë nga 30 euro për secilën ditë që automjeti i tyre qëndron aty.

Gazeta Fjala, ka qenë dëshmitare në një rast të konfiskimit të një veture të një qytetari dhe ka parë se si punëtorët e kompanisë “Marimanga” marrin paratë dhe nuk lëshojnë asnjë dëshmi për pagesë.

Sipas rregullit kompanisë “Marimanga” i takojnë  15 euro, apo 50 për qind të shumës së përgjithshme të një dite qëndrimi.

“Unë shkova tek “Marimanga”, te ETC me marr veturën dhe pos pagesës prej 30 euro mi morën edhe tri euro tjera”, tregon A.G, pronari i automjetit, për Gazetën Fjala në kushte anonimiteti.

Atij nuk iu lëshua një dëftese me logo të komunës, por jo edhe kupon fiskal. Por këtij qytetari iu morën edhe tre euro në mënyrë të pa ligjshme.

“Më thanë se pagesën duhet me bë në bankë por sa shkon në bankë e harxhon pare për taksi ana neve tre euro edhe merre veturën”, tregon A.G, të cilit dëftesa me logo të komunës iu lëshua pa ndonjë dëshmi se pagesa në bankë është kryer.

Por për këtë dallavere nuk janë në dijeni në Komunën e Prishtinës.

Sipas rregullave çdo pagesë e transaksion duhet të bëhet përmes bankës.

“Komuna e Prishtinës lëshon dëftesë pagese dhe çdo pagesë qytetarët e realizojnë përmes transaksioneve bankare”, ka deklaruar për Gazetën Fjala, zyrtarja për informim në komunën e Prishtinës Miranda Mullafazliu Bejta.

Veç kësaj kompania Marimanga merr edhe 5 euro për çdo 24 orë të qëndrimit të automjetit në parking.

“Qytetarët për konfiskimin e veturave të tyre duhet të paguajnë 30 euro dhe 5 euro për çdo 24 orë qëndrim të veturës në parking”, bënë të ditur në Komunën e Prishtinës.

E numri i veturave që sillen për çdo dit këtu nuk është i vogël.

“Kjo shumë varet nga numri i konfiskimeve të cilat i bënë Policia e Kosovës. Mesatarisht kemi rreth 15 vetura, për çdo veture qytetari duhet të paguaje 30 euro, prej të cilave Komuna e Prishtinës përfiton 50% të shumës kurse pjesa tjetër i shkon operatorit ekonomik. Numri i veturave ndryshon gjatë gjithë kohës sepse kemi hyrje/dalje te vazhdueshme”.

Nga kjo i bije se rreth 27 mijë euro inkasohen  brenda muajit nga veturat që dërgohen në Parkingun e Komunës e nëse qëndrojnë më pak se 24 orë.

Gjysmën e këtyre parave po i merr kompania merimanga. E cila vetëm bartë veturat nga ku i konfiskon policia e deri tek parkingu tek ETC.

11291230_10206602621333105_1866538295_n

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/keqperdoren-parate-e-veturave-te-konfiskuara-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala