Kanceri i mjedrave po përhapet

Autori:Gazeta Fjala

Në vjeshtën e këtij viti  Amar Kastrati kishte mbjellur 2 mijë e 500 fidane. Mirëpo, i tërë mundi i këtij fermeri kishte shkuar dëm. Në vend të frutave, bimët e mbjella po del se i kanë dhënë sëmundje edhe tokës.

Shqetësimin e tij e ka ndarë në rrjetin social duke treguar se i kanë dështuar 95 për qind të fidaneve,  shkruan Gazeta Fjala.

Problemin e njëjtë e kishte edhe Hamit Beshiri.

“Une i kom marr pemishte vendore edhe kanë dështua 30 për qind, nuk munden te gjitha  qind për qind mu nxin e sidomos vjesht qe i kemi mbjell po të njëjtin vend i kom marr në pranverë ni sasi ma të vogël jon nxin krejt”, thotë fermeri.

Këta fermerë e shumë të tjerë ende nuk e kanë të qartë se nga ka ardhë ky dështim i të mbjellurve, nga kompanitë blerëse apo nga mos mbjellja adekuate.

Por, fidanët e mbjellë nga ta del të jenë të infektuar.

Madje dyshohet se ato janë importuar me sëmundje nga vendet prej ku janë importuar, kryesisht Serbia, Polonia e Holanda.

Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës deri më tani kanë asgjësuar një sasi të konsiderueshme të fidanëve që në hyrje.

Zëdhënsi i AUV, Lamir Thaçi, thotë se numri i mjedrave  të asgjësuara nga Inspektorati Fitosanitar ka qenë 29 mijë e 600, shkruan Gazeta Fjala.

Këto fidane ishin me prejardhje nga Serbia, e raste ku është bërë refuzimi i importit të mjedrës sipas zëdhënësit të AUV-ut kishte edhe nga shteti i Polonisë.

Pas analizave laboratorike  këto bimë kanë rezultuar  pozitiv në dy sëmundje: Didymella applanata dhe Agrobacterium tumefaciens,  sasia e fidaneve në këtë ngarkesë ka qenë 75 mijë copë.

“Kjo ngarkesë është refuzuar për të hyrë ne tregun e brendshëm dhe e njëjta është kthyer ne vendin e origjinës”, ka thënë Thaçi.

Megjithatë ai thotë se kanë marrë vetëm një ankesë nga një  fermerët prej fshatit Penuh komuna e Podujevës.

Thaçi ka thënë  në ketë rast inspektoret kanë dal ne vendin e ngjarjes,  ndërkaq në  bazë te kontrollit të kryer dhe  marrjes se mostrave nuk është gjetur sëmundja, Bacterium tumefaciens.

“Gjatë vitit 2016 kemi pasur një rast të fidanëve të Mjedrës të cilat janë asgjësuar, pasi kanë rezultuar pozitiv ne analizat laboratorike në  sëmundjen e kancerit të rrënjës  Agrobacterium tumefaciens”, ka thënë ai.

U asgjësuan afro 30 mijë mjedra

Profesori i Fakultetit të Bujqësisë Mufail Salihaj, thotë se sëmundja e mjedrave është  e rrezikshme që e thanë komplet trungun.

Sipas njohësit të çështjes së bujqësisë nuk ka ilaq kundër kancerit të mjedrave, kurse problemi është që kanë ardhë të infektuara, sepse sipas tij në mjedrat autoktone nuk ka pasur kancer.

“Unë kam qenë vetë kam identifiku këtë që para dy vitesh kam ngrit shetësimin tek AUV-ut, që mos i licenconi firmat që nuk kanë fidane kualitative, realisht ata kanë vazhdu me avazin e vjetër dhe paradoski i asaj është që vetë e licencojnë firmën vetë e lejojnë me hi të njëjtin fidan dhe pastaj për të bërë lajme ditore shkojnë e i asgjësojnë”, ka thënë Salihaj për Gazetën Fjala.

Përveç  mjedrës sipas profesorit kancer ka edhe në manaferra, gjë kjo dëshmohet prej tij përmes fotografive.

E sipas burimeve të Gazetës Fjala kancer ka edhe në fidanet e  mollës.

Biologu thotë se problemi tek kjo sëmundje qëndron tek monopoli i importit, sepse ata mundohen të mbrojnë një importues që në disa raste nuk ka lidhje me agronomi por e bëjnë punën për biznes.

“Janë importues dhe jenë thirrrë  kinse janë Holandezë nga Polonia, produktet e Ferizajit që në vitin e parë janë prish që është krim, në qoftë se i ka ble 100 fidane 70 ju kanë tha” thotë ai.

Sipas tij bimët vinë  komplet të dehidruara e edhe po të ishin të shëndetshmë ato do të thaheshin por jo nga Kanceri por nga mënyra jo adekuate e ruajtjes.

Këtë e mohojnë importuesit e mjedrave, të cilët edhe i furnizojnë fermerët me këtë bimë.

Avni Shabani nga Kompania “APC Comerce Peran”, që bën shtijen e fidaneve të mjedrës ka thënë se prej tyre nuk dalin fidane mjedra të sëmura, sipas tij  malli që vie në Doganë së pari kontrollohet nga punëtorët sanitarë, e pastaj vendoset në shitje.

“Çdo mall që ka ardhë nga Qeveria  i është  nënshtru kontrolleve sanitare edhe malli nuk shpërndahet derisa raportet nuk kanë dalë prej instituteve të shtetit, kur kanë ardhë raportet qathere i kemi shpërnda”, ka thënë Shabani.

Mjedrat helmojnë tokën

E mira e vetme e mjedrave kancerogjene është se nuk barten tek njerëzit, kurse në anën tjetër i shkaktojnë dëme tokës.

“Bakteret mbeten një kohë të gjatë së paku për tri vitet pesë vitet e para nuk guxon të mbjellet asnjë familje e botës botanike, mund të shkohet me druthëra”, ka thënë njohësi i çështjeve bujqësore.

Në atë vend ku është  e infektume nuk guxon të mbjellet as mjedra as  as manaferra e as dredhëza të gjitha këto janë në një familjen.

Kurse sëmundja mund të bartet edhe tek bimët e shëndosha prej atyre të sëmura, përmes prerjes së tyre me gërshërë ku këto të fundit e bartin sëmundjen.

Ndërkohë Gazeta Fjala ka raportuar më herët për sëmundjen e mjedrave./GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/kanceri-i-mjedrave-po-perhapet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala