Kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të PTK për mashtrim në biznes (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Rexhep Shaqiri një biznesmen nga Klina e Poshtme e Skenderajt, pronar i kompanisë së mermerit Rex Marble, ka ngritur kallëzim penal kundër institucioneve dhe njerëzve që pretendon se i morën kompaninë e tij.

Shaqiri, i cili kishte themeluar kompaninë Rex Marble, me 9 nëntor ka filluar procedurat ligjore për të luftuar mashtrimet që sipas tij kanë filluar nga ish punëtori i tij Etrur Albani i cili ishte edhe ish-drejtor i Postës dhe Telekomit të Kosovës, deri në vitin 2012.

Por atëherë ai mbante mbiemrin Rrustemaj.

Në vitin 2010, Rexhep Shaqiri kishte pranuar në punë Etrur Albanin, nga i cili kishte marrë premtimin se do të angazhohej në gjetjen e klientëve të rinj për kompaninë e tij. Albani e kishte njoftuar edhe me partnerin e tij Christofer Gilbert.

“Këta m’u kanë lutë me iu ndihmu, me themelu një kompani për t’i marrë guroret e Kosovës pasi i njoh shumë mirë. Pra unë me i marrë guroret e ata me i gjet investitorët për investime”, pati thënë më herët Rexhep Shaqiri.

Kjo “miqësi” biznesore, duket se nuk ka pasur sukses. Të paktën sipas versionit të Shaqirit, atij iu bënë falsifikimi i nënshkrimit duke iu marrë numri më i madh i aksioneve të kompanisë Rex Marble.

Nga të cilat aksione u formuar kompania e re Fox Marble, nga Etrur Albanin dhe Christofer Gilbert.

Në kallëzimin penal të cilin e posedon Gazeta Fjala, Shaqiri pretendon se përveç këtyre të dyve ai u mashtrua edhe nga institucionet vendore si Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale.

“Ekziston dyshimi se të lartpërmendurit si zyrtarë të Fox Marble, KPPM dhe MTI me qëllim të fitimit të pasurisë për vete nga viti 2011-2013, kanë falsifikuar  nënshkrimin dhe vulën e Rexhep Shaqirit si pronar i REX Marble”, shkruan në kallëzimin penal, raporton Gazeta Fjala.

Sipas këtij kallëzimi penal Etrur Albani dhe Christorfer Gilbert kanë bërë ndërrimin e regjistrimit në MTI nga Rex Marble dhe Fox Marble.

Pas ndryshimit të historikut të kompanisë në Agjencionin për regjistrimin e Bizneseve në MTI – është bërë edhe bartjen e licencave nga e para kompani  në të dytën.

Shaqiri sipas këtij kallëzimi penal akuzon se u paraqitën edhe shënime të rrejshme lidhur me rezervat dhe shfrytëzimin e gurit dekorativ.

“Me qëllim të përfitimit të kredive në vend dhe jashtë vendit në vlerën prej 10 milion eurove apo funta të marra nga berza angleze, duke i vënë ne mashtrim dhe lajthim si organet shtetërore të Kosovës ashtu edhe ato Angleze”, shkruan në kallëzim.

Rexhep Shaqiri posedon tri licenca të lëshuara nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale. Njëra nga licencat është në Cërvenicë te Astrazubi, tjetra është te varrezat e Zatriqit ndërsa e treta është në Suriganë.

KPMM i lëshoi ato nga 2011 deri në vitin 2036 pra në një kohëzgjatje prej 25 vitesh. Mirëpo, sipas kallëzimit penal ai asnjë nuk ka ndërmarrë veprime lidhur me shfrytëzimin e lëndës së parë shkëmb i fort për të cilin destimin i janë dhënë licencat.

“Mirëpo, këto veprime jashtë pëlqimit, pajtimit dhe vullnetit tim i kanë ndërmarrë të dyshuarit Etrur Albani dhe Cristorpher Gilbert duke realizuar edhe përfitime material”, shkruan aty. /Gazeta Fjala/.

doki1

dok 2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/kallezim-penal-ndaj-ish-drejtorit-te-ptk-per-mashtrim-ne-biznes-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala