ISIS tmerron investitorët     

Autori:Avdyl Pajaziti

Viteve të fundit Kosova u përball me mungesë të madhe të investimeve të huaja. E përkundër nevojës së madhe të ekonomisë vendore për to ,invesitorët potencial morën edhe një goditje.

Gjendja e sigurisë në Kosovë mund të jet një arsye shtesë e ngurrimit të tyre për të investuar kapitalin në ekonominë kosovare.

Rastet e fundit të kërrcënimeve e më pas edhe arrestimeve nga organeve të rendit nën dyshimin e përgaditjes së sulmeve terrorriste shqetësuan njoghësit e sigurisë e edhe të ekonomisë.

Njohësi i sigursë,  Naim Maloku ka thënë për Gazetën Fjala se situata e sigurisë në Kosovë monentalisht është shqetësuese. Ai thotë se këtë shqetësim më shumë e ngrisin edhe mos reagimi dhe refletimi I institicioneve të vendit.

“Mund të themë së është shqetsuese situata. Gjithë këto kërcenime normalë që ngrisin dyshime dhe janë shumë qetesuese për popullinë e Kosovës por edhe invesitorët. Shqëtsimi im ka të bëjë edhe me mosregaimin e ministrivë përgatëse. Ato asnjëra nuk kanë reflektuar dhe nuk kanë thënë asnjë fjalë lidhur me gjendjen faktike dhe pasojat eventuale”, ka thënë Maloku.

Ai thotë se edhe në aspektin ndërkombetarë Kosova tani ka pushtuar mediumet. Që sipas tij kjo mund të ketë ndikime negative edhe tek investitorët dhe turistët që donë të vinë në Kosovë.

“ Medumet ndërkombëter tani janë mbuluar me shkrime për Kosovën. Këto nuk I bëjën mirë vendit. Përkundrazi kanë ndkimim negativë. Investitorët dhe turistët nuk ia mësujën vendit nëse ai është duke u kërcenuar nga sulemt e ISIS apo cfarëdo qofshin ato”, ka thënë Maloku për Gazetën Fjala.

Edhe në komisioni parlamentarë për zhvillim ekonomik e pranojn se Kosova nuk mund të jetë përjashtuese e rrjedhave globale.

Ani pse drejtuesi i këtij komisiopni Muhamet Mustafa thotë se sitita në vend është shqetsuese gjendja nuk është për tu alarmuar.

Mustafa mendon se ndikimi global në Kosovaë ndaj këtyre kërcnimeve do të vërehet. Siç thotë ai invetitorët por edhe kompanitë e ndyshme kanë dronë të hynë në një vend ku thuhet se mund të ketë sulme nga grupet e ndyshme, e aq më tepër nga kërcënuesit global siç jan ISIS.

“Nuk është vetëm Kosova që po kalonë nëpër këtë fazë të kërcenimeve. Kjo e ka përfshi thujse tërë globin. Mirëpo, vedni ynë duhët të marrë masa dhe situata të mos bëhët më alarmante. Ndikimi në arënën ndërkombëtare është i dukshëm. Kjo mund t’i prekë investitorët dhe kompanitë”, ka thënë Mustafa për Gazetën Fjala.

Por, ai mëndon se insiitucionët e sigursë janë duke e bërë punën e vetë. Siq thotë Mustafa Polcia e Kosovës po vepronë në kohën e duhur, derisa mos deklarimin e  ministrive përatëse e sheh si të arsyeshëm, pasi sipas tij ata deklarohen kur ta shohin të nevojshëm.

Jo më larg se të premten e javës së kaluar Policia e Kosovës arrestoi disa persona nën dyshimin e përgaditjes së sulmeve terroriste  dhe atë afër liqenit të Badovcit. Edhe pse u fol për mundësinë e helmimit të ujit zëdhënësi i policisë Baki Kelani ka konfirmuar për transmetuesin pubilik se në çantat e të arrestuarëve nuk është gjetur kurrfarë helmi.

“Policia e Kosovës nuk ka gjetur kurrfarë helmi në gjësendet e të dyshuarëve për terrorizëm. Përpos flamujve dhe simboleve të tjera të ISIS-it, nuk është gjetur asnjë sasi helmuese” ka thënë Kelani.

Gazeta Fjala gjatë ditës së dielë ka raporuar se ISIS ka planifikuar sulme edhe ndaj banorvë të komunës së Ferizajt. Siq ka shkruar gazeta cak i sulmve ka qenë ujësjellësi i qytetit dhe helmim masiv i qytetarvë të kësaj ane. /Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/isis-tmerron-investitoret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala