Ish-ministri Mulaj paditë Spitalin Amerikan

Autori:Gazeta Fjala

 

Ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë Ismet Mulaj, ka filluar betejën ligjore me Spitalin Amerikan. Ai po e akuzon këtë spital për trajtimin jo profesional dhe të papërgjegjshëm që rrezikuan jetën e një familjari të tij.

Ish-ministri Mulaj ka konfirmuar për Gazetën Fjala se tashmë ka përgatitur padi me përfaqësuesit ligjorë me të cilën kërkon drejtësi dhe të dëshmoj ligjërisht që Spitali Amerikan kishte bërë gabime të tmerrshme në trajtim të pacientëve.

Këtë thotë se e kanë konfirmuar edhe ekspertët.

“Javën e kaluar e kemi formuluar padinë dhe e kemi njoftuar edhe Spitalin Amerikan lidhur me këtë çështje. Deri  më tani i kemi kompletuar dokumentet në tri spitale, atë Amerikan, QKUK dhe i Tiranës si dhe kemi marr mendime profesionale nga dy specialist nga fusha e Neurologjisë, Neurokirurgjisë dhe Psikiatrisë”, ka thënë Mulaj për Gazetën Fjala.

Ai bëri me dije se Spitali Amerikan ka 15 ditë kohë që të përgjigjet në pretendimet e Mulajt mbi të cilat është caktuar padia.

“Spitali ka kohë për 15 dite me u përgjigje ne pretendimet tona, nëse jo padia shkon automatikisht në gjykatë”, ka thënë ai.

Me datë 21 qershor të vitit 2015, Mulaj  e ka dërguar një familjar për shërim në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Ai kishte pësuar hemorragji cerebrale.

Ai thotë se në këtë spital,familjari i tij ka marrë shërbime disa ditore si dhe është kontrolluar nga gjashtë specialist të këtij Spitali (internisti, neurlogu, eftamologu si dhe dy specialist të tjerë).

Por edhe pas gjithë kësaj pacienti ishte liruar pa diagnozë, me cilësimet e një Eftamulogu, “motër shko rriti fëmijët se je shëndosh si molla”, shkas i së cilës familjari i Ish ministrit rrezikoi edhe ta humbë jetën.

I kontaktuar nga Gazeta Fjala zëdhënësi i Spitalit Amerikan Redian Mjeshtri tha se nuk është i njoftuar se ish ministri e ka paditur këtë spital.

Por ai pranoi se pacienti i kësaj familje është trajtuar në këtë spital në muajin qershor dhe se kanë pasur mosmarrëveshje me ish ministrin Mulaj. Por sipas Mjeshtrit ata ishin sqaruar lidhur me këtë rast.

“Ne ishim sqaruar me zotëri Mulajn për këtë rast, por gjithsesi faleminderit nga ju që na informuat për padinë”, tha Mjeshtri për Gazetën Fjala. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/ish-ministri-mulaj-padite-spitalin-amerikan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala