Investitorët i frikësohen Gjykatës Speciale

Autori:Zekirja Shabani

Investimet qindra milionëshe në Brezovicë dhe ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re, ka gjasë që të mos ndodhin fare. Investitorët i ka kapur frika se vendi shumë shpejtë do të destabilizohet dhe ata po hezitojnë të rrezikojnë paratë e tyre.

Krejt kjo për shkak të krijimit të Gjykatës Speciale.

“Ka rrezik që disa lider partika të jenë subjekt i gjykimit në këtë gjykatë dhe risku politik është i madh”, i ka thënë Gazetës Fjala një zyrtar i afërt me investitorët që veq janë në proces të derdhjes së kapitalit të tyre në Kosovë.

Për shkak të kësaj, ata janë duke bërë kalkulime të reja, sidomos për Termocentralin Kosova e Re, tek i cili projekt fillimisht pritet të ndryshoj plani për kthimin në investime.

Edhe në projektin e Brezovicës, sipas zyrtarëve të kyqur në këtë proces, janë parë shenja shqetësimi tek konzorciumi francez.

“Sa herë që ka pasur zhvillime në vend na kanë dërgur pyetje dhe kanë kërkuar sqarime për situatën. Sidomos për protestat që ndodhën, janë friguar mos po tensionohet situata”, thotë ky zyrtar.

Edhe komuniteti i biznesit në vend, vlerëson se kur flitet për investime në vendet e Ballkanit në përgjithësi merret parasyshë edhe stabilieteti politik, mbi të gjitha nga investitorët e jashtëm.

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se aktualizimi i debatit për Gjykatën Speciaale, kohëve të fundit ka bërë që të përqëndrohet vëmendja në këtë fushë.

“Derisa të mbetet në ajër dhe pa një vendim final për gjykatën speciale shumë investitorë të huaj nuk do të ja mësyjnë Kosovës sepse një debat i tillë, do të ngjallë pasiguri. Në një shtet ku nuk dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen askush nuk dëshiron të rrezikoj investimet e veta”, ka thënë Gërxhaliu.

Sipas tij, më shqetësuese është se disa projekte të rëndësisë së veçantë për shkak të këtij debati do të mbeten pa u realizuar pasi investiorët hezoitojnë të kryejnë investimet e premtuara për shkak të riskut politik.

Gërxhaliu thotë se bëhet fjalë për investime të rëndësisë së veçantë për vendin, si në energjetikë, infrastrukturë dhe projekte tjera madhore si ai i Brezovicës që do të vihen në pikëpyetje për shkak të kësaj gjykate.

Ibrahim Rexhepi, drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale pohon se formimi i Gjykatës Speciale është një kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare, e cila, sipas tij, si duket se detyrimisht duhet të pranohet.

Vet formimi i kësaj gjykate, sipas Rexhepit, nuk mund të ketë ndonjë ndikim të drjetpërdrejtë në biznes, por nëse formimi i saj nxitë trazira dhe relemi, atëherë kjo është problem.

“Me trazira sërish Kosova identifikohet si vend jo stabil dhe me shkallë të lartë të rrezikut për inevstime, pastaj si vend ku mungon koncensusi i përgjithshëm për arritje deri te vendimet e rënda, por reflekton edhe shkallën e pakënaqësisë dhe të mosdurimit që ekziston ndërmjet subjekteve politke”, thekson Rexhepi.

Ky ambeient, sipas kreut të STRAS pa dyshim se i frikëson investitorët dhe në përgjithësi përkeqëson ambeintin për të bërë biznes.

Të bërit biznes në Kosovë edhe ashtu vlerësohet si mjaft e vështirë, sidomos për shkak të mos funksionimit të rendit dhe ligjit.

Javën e kaluar Investitiori italian Gianfranko Fantinel, i’u ka shkruar letër të gjitha institucioneve në Kosovë, ku i ka paralajmëruar ata nga rreziku prej banditëve dhe prokurorëve, të cilët po i rrezikojnë pronën në Rahovec.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/investitoret-i-frikesohen-gjykates-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala