Intervistë|Prenkë Gjetaj: Serbia të tregoj ku i ka varrosur 1,600 shqiptarë

Autori:Gazeta Fjala

Rreth tetëmbëshjetë vite pas përfundimit të luftës shumë qytetar kosovarë të vrarë mizorish nga forcat serbe rezultojnë të zhdukur. Janë më shumë se 1 mijë e 600 trupa  të vrarë fati i të cilëve nuk dihet ende. E janë rreth 300 mbetje mortore të tjera të cilat gjenden në morgun e Prishtinës identiteti i të cilave ende nuk është zbuluar.

Kryetari i Komisionit për Persona të Pagjetur, Prenkë Gjetaj, kërkon nga shteti serb t’i hapë dosjet dhe të tregojë se ku janë të varrosur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Serbia, sipas tij, i ka të dhënat e sakta se ku gjenden këto lokacione.

“Me palën sërbe është grupi punues, i cili po merret, jemi duke dialoguar lidhur me gjetjen e fatit të personave të zhdukur. Tash në mars do të mbahet takimi i rradhës, dhe  normalisht ne do të insistojmë që pala serbe të na jap përgjegje lidhur me  informacionet  tona të mëparshme. Do të vazhdojmë të bëjmë presion që të hapen arkivat. Do të hulumtohen arkivat e Serbisë”, ka thënë Gjetaj.

Gazeta Fjala: Zt. Gjetaj: A na tregoni se cilat janë lokacionet e fundit në të cilat Komisioni për Persona të Pagjetur ka kryer gjurmimet?

Gjetaj: Gjurmimet e fundit  janë bërë në Rashkë. Atje për momentin janë ndëprerë punimet për shkak të stinës së dimrit, kushtet janë të ftohta dhe në këto kushte nuk mund t’i kryejmë gjurmimet. Shpresojë që gjurmimet në Rashkë të fillojnë posa të përmirësohen kushtet atmosferike.

Gazeta Fjala: Cilat janë lokacionet e rradhës në të cilat do të gjurmohet me dyshimet për varreza masive?

Gjetaj:  Varreza masive dyshojmë se ka në Kalludër të Zubin Potokut,  ende lokacioni është i papërcaktuar, mirëpo Kalludra e Poshtme është si lokacion i dyshuar. Si lokacione të tjera të mundshme i kemi në pjesën veriore tek varrezat muslimane te xhamia e Ibrit. Është për tu verifikuar edhe  lokacioni tjetër i cili gjendet në Bukush të qytetit të Vushtrrisë. Do të vazhdohet në këto lokacione. Për momentin këto i kemi, nuk kemi të tjera.

Gazeta Fjala: Sa është numri i personave të zhdukur në Kosovë?

Gjetaj: Aktualisht në Kosovë janë rreth 1670 persona, fati I të cilëve nuk dihet ende.

Gazeta Fjala: A ka dyshime se trupat e kosovarëve janë djegur në furnalta, dhe në cilat lokacione?

Gjetaj: Po, ai dyshim vazhdon tash e disa vite. Ka pasur deklarata se shumë kosovarë janë djegur në furrnalta.  Trepca, Bashkateca, Oblilqi, Dori, e në disa lokacione të tjera kemi dyshime. Ata që kanë përfunduar në furrnalta sigurtisht që janë persona tane.

Gazeta Fjala: Kanë kaluar 16 vite që nga lufta dhe ende nuk dihet fati i shumë personave të zhdukur. Sipas jush cilët janë faktorët që po ndikojnë në procesin e zvarritjes së identivikimit të personave të pagjetur ?

Gjetaj: Komisioni i Personave të Pagjetur tash i ka rastet më të vështira. Sigurisht  që  është shqetësuaes edhe ky numër I personave të zhdukur. Prandaj ne do të bëjmë përpjekje për t’i gjetur edhe këta trupa të cilët na mungojnë.

Gazeta Fjala: Edhe sa kohë familjet kosovare do ti  presin trupat e familjarëve të tyre?

Gjetaj:  Ne do të bëjmë cmos që sa më shpejt këta trupa të prehen në vendlindjen e tyre. Por ka vështirësi në procesin e gjurmimit. Do të bëjmë cdo ëprpjekje dhe do ta përpunojmë cdo informacion që na vie për lokacione të reja dhe do t’i gjurmojmë.

Gazeta Fjala: Cilat janë raportet e Kosovës me palën serbe sa i përket gjurmimeve?

Gjetaj: Me  palën serbe është grupi punes i cili o merret, o dialogojnë lidhur me gjetjen e fatit të personave të zhdukur. Tash në mars do të mbahet takimi i rradhës, dhe  normalisht ne do të insistojmë që pala serbe të na jai përgjegje  për informacionet d tona të mëparshme dhe do të vazhdojmë të bëjmë presion që të happen arkivat, të hulumtohen arkivat e Serbisë.

Gazeta Fjala: Sa është numri I mbetjeve mortore që gjenden në morgun e Prishtinës, identiteti i të cilëve nuk dihet ende?

Gjetaj:  Në morgun e Prishtinës janë rreth 300 trupa të personave që kanë qenë të zhdukur gjatë luftës së fundit.  Ato janë mbetje mortore që nuk japi përputhsmëri me mostrat e gjakut.

Gazeta Fjala: Përse nuk dihet identiteti I atyre mbetjeve?

Gjetaj: Është bërë shqyrtimi i atyre mbetjeve mortore dhe nuk kanë përputhshmëri. Është problem që mund të jetë edhe ndonjë mbetje mortore e cila nuk i takon luftës së fundit, ose ndërlidhet me keqidentivikimet me metodat klasike./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/intervisteprenke-gjetaj-serbia-te-tregoj-ku-i-ka-varrosur-1600-shqiptare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala