Intervistë|Naim Maloku: KFOR-i cak i sulmeve terroriste në Kosovë

Autori:Zekirja Shabani

Kosova ka problem me rritjen e radikalizmit fetar nga sekte të ndryshme radilale.

“Ky radikalizëm nëse nuk mbahet në kufijë të kontrolluar mundë të avancohet në ekstremizëm fetar me pasoja të rrezikshme për shoqërinë dhe vendin”, tërheqë vërejtjen Naim Maloku, ekspert i sigurisë.

Në një intervistë për Gazetën Fjala, ai vlerëson se pas sulmeve të fundit terroriste në Bruksel, Kosova duhet të jetë e shqetësuar për ngjarjet që ndodhën dhe institucionet e sigurisë së vendit të ngrisin shkallën e gadishmërisë për të reaguar në parandalimin e ndonjë akti të tillë në Kosovë.

Ish eprori ushtarak i UÇK-së, thotë se Kosova me numër të madh të qytetarëve të saj pjesëmarrës aktiv në luftimet në SIRI paraqest rrezik potencial në importimin e konfliktit nga atje dhe është cak i mundshëm për sulme terroriste për shkak të radhitjes përkrahë Aleancës globale anti ISIS të udhëhequr nga SHBA dhe aleatët Përendimor.

Sipas tij, cak i sulmeve terroriste në Kosovë janë edhe pjesëtarët e KFOR-it.

“Në territorin e shtetit tonë janë të dislokuara në kuadër të KFOR- it njësi ushtarake të SHBA- së dhe shteteve tjera të shpallura nga ISIS si armiq të përbetuar të tyre. Kjo e rritë mundesinë që këto forca të jenë cak i mundeshëm për ndonjë akt eventual terrorist kundër tyre në teritorin tonë”, thotë Maloku për Gazetën Fjala.

Gazeta Fjala: Gjatë javës që po e lëmë pas, situata e sigurisë ka qenë në fokus të mediave dhe publikut. Sulmet terroriste në Bruksel kanë ngritur shqetësim rreth sigurisë. Si e vlerësoni në përgjithësi sigurinë në vendin tonë?

Naim Maloku: Po, me aktet e fundit terroriste në Bruksel mund të themi që në njëfarë mënyre Europa është në luftë me terrorizmin global të cilin në mënyrën më të ashpër dhe barbare e përfaqëson organizata terroriste e vetëquajtur ISIS . Mendoj se me këto akte terroriste në Bruksel kjo organizatë terroriste ka goditur në fakt kryeqytetin e Europës së bashkuar dhe shtetin në të cilin është selia dhe komanda qendrore e NATO- së.

Pra këto dy elemente simbolike i veçojnë këto akte terroriste nga ato që ndodhen në muajt e kaluar, dhe më herët, në vende te ndryshme siç ishin Parisi, Stambolli, Ankaraja dhe vende te tjera të goditura nga po kjo organizate. Jam shume i bindur se në rend të parë shtetet e BE-së por edhe bota perparimtare dhe demokratike pas kësajë që ndodhi do të jete edhe me e bashkuar në luftën kundër terrorizmit global që është kërcenimi më serioz për paqen dhe sigurinë në botë.

Mendoj që është ngritur vetëdije , edhe me tepër, që asnjë vend demokratik nuk është imun nga ky kërcënim dhe poashtu që asnjë vend sado i fortë të jetë nuk mundet suksesshem dhe vetem me u perballë me këtë rrezik. Pra duhet koordinim dhe bashkëpunim i segmenteve dhe strukturave të sigurisë së të gjitha shteteve për ta zvogëluar dhe eliminuar mundësië e përseritjes se akteve të tilla kudo tjetër. Kjo do të ndikon në forcimin e unitetit të brendeshëm të BE-së dhe normalisht këmbimin e informatave dhe bëshkepunimin edhe me shtetet tjera të interesuara në shkatërrimin përfundimtar të krijesës së vetquajtur ISIS.

Kosova duhet të jetë dhe është e shqetësuar për ngjarjet që ndodhën dhe në këtë aspekt segmentet e sigurisë së vendit të ngrisin shkallen e gadishmerise dhe të jenë në komunikim të vazhdueshëm për këmbimin e informatave me shtetet e tjera mike në parandalimin e ndonjë akti të tillë në territorin tonë. Në përgjithësi niveli i sigurisë në vend është stabil edhe nuk gjejë ndonjë shqetësim serioz.

Gazeta Fjala: Cilat janë rreziqet më të mëdha që i kanosen sigurisë në vend përveç ISIS-it?

Naim Maloku: Mendoj që në mesin e shumë faktorëve që e bëjnë Kosovën të rrezikuar dhe cak të ndonjë akti terrorist nga kjo organizatë do të veçoja:

1. Në krahasim me numrin e përgjitheshëm të banorëve është një numër relativisht i madh i shtetasve tanë të cilët për momentin ende janë aktiv në luftimet sektare në Siri dhe Irak pra të inkuadruar fizikisht në konflikt atje në grupe të ndryshme por , sipas informacioneve, shumica në kuadër të ISIS. Këta paraqesin rrezik potencial në importimin e konfliktit në territorin tonë ose edhe në ndërmarrjen eventuale të akteve terroriste në vendin tonë.

2. Kosova politikisht ka shprehur qendrimin e qartë që është në krahë dhe e bashkuar Aleances globale anti ISIS të udhëhequr nga SHBA dhe aleatet Përendimor duke ofruar të gjithë potencialin e kapaciteteve të sigurisë në shërbim të kësaje Aleance.

3. Në territorin e shtetit tonë janë të dislokuara në kuadër të KFOR- it njësi ushtarake të SHBA- së dhe shteteve tjera të shpallura nga ISIS si armiq të përbetuar të tyre. Kjo e rritë mundesinë që këto forca të jenë cak i mundeshëm për ndonjë akt eventual terrorist kundër tyre në teritorin tonë. Kjo e rritë përgjegjesinë tonë për sigurinë e tyre, pra pjestarve të KFOR it, si të segmenteve dhe institucioneve përgjegjëse të sigurisë së Kosovës por edhe vigjilencën e qytetarve në përgjithësi.

Gazeta Fjala: Cilat janë masat që duhet marrë institucionet e Kosovës pas sulmeve në Bruksel?

Naim Maloku: Institucionet e sigurisë së Kosovës duhet të jenë në gadishmeri permanente dhe të jenë në koordinim të plotë me segmentet e sigurisë në kuadër të KFOR- it dhe në komunikim të vazhdueshëm me segmentet e sigurisë së shteteve të BE-së dhe të tjerave që janë në frontin anti ISIS. Këmbimi i informacioneve të kësaje natyre më këto shtete është i rëndësisë së veçantë në hetimin dhe parandalimin e ndonjë akti eventual terrorist.

Gazeta Fjala: Cilat janë arsyet që të rinjët kosovarë i bashkohen ISIS-it?

Naim Maloku: Për sigurinë ndikim kanë edhe faktorë të tjerë që nga ngecjet e deri te proceset integruse euroatlantike e deri te rritja e papunësisë dhe varfërisë së popullatës në përgjithësi dhe krijimi i përshtypjes dhe prespektivës për gjeneratat e reja. Probleme të theksuara ka edhe në sistemin e edukimit që nga ai parashkollor e posaqërisht në sistemit të shkollimit të mesëm.

Mungesa e sociologve dhe psikologve në shkollat fillore dhe të mesme kanë bërë të mundur përhapjen në nivele shqetësuese te dukurive negative nga përdorimi i lëndëve narkotike dhe dukurive të tjera me pasoja afatëgjate për rigurinë e vendit.

Lufta kundër përhapjes dhe zgjerimit të radikalizmit fetar në vendin tonë duhet të ketë vëmendjen e shtuar të të gjithë institucioneve të shoqërisë që nga ato fetare, arsimore dhe shtetërore.

Gazeta Fjala: A rrezikohet Kosova nga ekstremizmi fetar?

Naim Maloku: Për momentin shoqëria kosovare ka problem me rritjen e radikalizmit fetar nga sekte të ndryshme radilale. Ky radikalizëm nëse nuk mbahet në kufijë të kontrolluar mundë të avancohet në ekstremizëm fetar me pasoja të rrezikshme për shoqërinë dhe vendin. Institucionet fetare duhet të jenë në ballë të përpjekjeve të shoqërisë në parndalimin e ekstremizmit fetar, por edhe institucionet e sigurisë duhet të jenë vigjilente në këtë drejtim. Procesi edukativo-arsimor ka mungesa të theksuara në këtë drejtim.

Gazeta Fjala: Sa janë dëshmuar të afta institucionet e Kosovës për të menaxhuar me çështjen e eksteremizmit fetar?

Naim Maloku: Kosova ka arritur që për këto vite së bashku me ndihmën e shteteve mike të ngrisë institucione të sigurisë në nivel të kënaqshëm të ngritjes profesionale pëe tu përballë me këto rreziqe.

Asnjë shtet nuk mundet vetëm të përballet me rrezikun nga terrorizmi global ashtu edhe institucionet e Kosovës duhet të jenë në koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me shtete t rajonit dhe më gjerë,
Barrën kryesore në hetimin dhe parandalimin e rrezikut nga ekstremizmi dhe terrorizmi e bartë AKI. Si një institucion shumë i ri AKI ka dëshmu që është në rrjedha me situaten dhe që kanë arritë nivel të mirë të ngritjes profesionale për tu përballë me këto përgjegjeëi.

Nga ajo sa unë kam njohuri me institucionet e sigurisë Kosova ka dëshmuar se mundet të marrë përgjithësi si shtet dhe që edhe partnere stabile në raport me shtetet tjera në perballje me rreziqet globale. Normalisht që në mënyrë të vazhdueshme duhet të punohet në ngritjen profesionele dhe material teknike të këtyre institucioneve për të hecur në hap me kohën dhe sfidat.

Gazeta Fjala: Si e vlerësoni situatën e sigurisë krijuar nga protestave të fundit të partive opozitare?

Naim Maloku: Është mirë që u anulua protesta e paralmëruar eopozitës, por tani duhet që koalicioni qeverisës të ofrojë platform për dalje nga kriza politike në të cilën ndodhet Kosova që një kohë të gjatë. Mendoj që kjo hapësirë që ëshë krijuar të shfrytëzohet si një shansë për të dalë nga kjo krizë dhe jeta politike dhe institucioneve tu kthehet normaliteti.

Gazeta Fjala: Pse edhe pas 17 vjet pas luftës Kosova po vazhdon të mos ketë ushtri?

Naim Maloku: Avansimi i FSK-së në FAK ëshë një çështje politike dhe ajo duhet të zgjidhet në idntitucionet vendimmarrëse politike të vendit. Në këtë krizë politike është normale që pëson edhe ky proces. Faji për moskrijimin e FAK ka qenë edhe është i institcioneve dhe partive politike në vend./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/intervistenaim-maloku-kfor-i-cak-i-sulmeve-terroriste-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala