Intervistë|Muhamet Mustafa : Lufta primitive politike po e pengon zhvillimin ekonomik

Autori:Gazeta Fjala

 

Projekti i Brezovicës kishte nisur me probleme dhe improvizime. Fajtorin për dështimin e tij, Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit për zhvillim ekonomik, thotë se duhet kërkuar tek qeverisja e kaluar.

“… burimi i dështimit qëndron në problemet që ka pasur ky projekt në fillim. Kjo Qeveri e trashëgoi këtë projekt me draft kontratë të hartuar dhe tentoi ta realizojë. Por, problemet ishin në origjinë , në improvizimet , tendencat që gjithsesi të bëhet diçka edhe kur shihet se investitori, përkatësisht konsorciumi nuk premton”, ka thënë  në një intervistë për Gazetën Fjala Mustafa.

Edhe shumë projekte tjera me rëndësi për vendin mund të mos realizohen për shkak të përplasjeve politike. Madje edhe brenda koalicionit qeverisës PDK-LDK. Së fundi është dëshmuar tek ligji për investime strategjike i cili nuk kaloi në Kuvend dhe rrezikon prishjen e qeverisë.

Mustafa beson se ky ligj bashkë me masa tjera do ti hapte rrugë zhvillimit ekonomik dhe punësimit, premtime të qeverisë Mustafa.

“por situata e ashpërsuar deri në absurde poltike, konfliktet dhe lufta primitive politike kanë penguar këto procese. Mendoj se këto masa duhet të përfundohen , të funksionalizohet idea për fondin e punësimit në një variant të pranueshëm, dhe sidomos të ashpërsohet lufta kundër korrupcionit”, thotë ai për Gazetën Fjala.

Në këtë intervistë ai flet edhe per rrezikun që i kanoset vendit nga nunrmi i madh i veteranëve dhe masat që do të ndermerren si dhe raportet me institucionet financiare ndërkombëtare.


Gazeta Fjala: Për çfarë po zvarritet ligji  për investimet strategjike?

Muhamet Mustafa: Fillimisht ne, në Komisionin për zhvillim ekonomik , infrastrukturë, tregëti dhe industri, kemi zhvilluar një debat substancial që ka marrë kohë për të sqaruar të gjitha dilemat dhe disa hezitime që kishte Komisioni Europian si dhe propozime nga organizatatat e shoqërisë civile që janë përshirë gjerësisht në debat. Ne kemi zhvilluar një debat të durueshëm dhe substancial dhe kemi arritur që të gjejmë zgjidhjet optimal që kanë evituar dilemat dhe rezeravat e aktereve nderkombëtar të përfaqësuar nga Komisioni Europian. Në  komision kemi arritur që të harmonzojmë qëndrimet t’huaja me konsensus.
Një çështje që u ngrit ne Kuvend lidhur me marrjen e vendimeve përkatësisht aprovimin e propozimeve të Qeverisë lidhur me astetet që do të sherbejnë për investime strategjike në Kuvendin e Kosovës, me shumicë të thjeshtë ,me shumë se 50% të deputeteve të pranishëm apo me sëpaku 61 deputetë është diskutuar edhe në komision dhe ne duke parë pervojat në rajon, jemi përcaktuar për opcionin e parë duke e pasë parasysh se kështu vendimarrja është më efikase, nga ana tjetër te kvendet e tjera në rajon, apo në Kroaci Kuvendi nuk involvohet në këtë proces po gjithçka zhvillohet brenda qeverisë.
Ndaj nuk besoj se kjo do të duhej të ishte një arsye për të bojkotuar votimin e këtij Ligji, i cili mund ti sjell Kosovës investitor me emër dhe me kapacitete e praktika të avansuara e që do të ishte me rendësi esenciale për të përmirësusar imazhin e Kosovës tek investitorët e tjerë.

Gazeta Fjala: Cilat janë kërkesat e partnerit të koalicionit që të miratohet ky ligj?

Muhamet Mustafa: Nuk ka kërkesa përpos diskutimit të një deputeti të pavaruar, amanadmentet u aprovuan ,por kur erdhi votimi për tërë ligjin kishim një abstenim të deputeteve , kështu që nuk pati forum për marrjet e vendimeve. Besoj se kjo do të sqarohet dhe kjo ngecje në procedurë do të tejkalohet.

Gazeta Fjala: Cfarë projekte planifikohen të fillojnë të zbatohen me negociim të drejtpërdrejt të qeverisë?

Muhamet Mustafa: Qeveria do të bëj një listë të projekteve strategjike, sipaskritereve të definuara dhe sektorëve prioritare dhe do tu bejë ftesë publike investitorëve vendor dhe të jashtëm, dhe  pastaj do tu jap prioritet investitorëve që investojnë më shumë dhe krijojnë më shumë vende punë dhe për këtë mund të zhvillojë negociatata të drejtpërdrejta me ta për kushtet, e partneritetit dhe duke u siguruar procedura shumë efikase në rregullimin e dokumenteve, lejeve e të cilat kanë qënë deri tani njëri nga problemet kyçe për invesitorët. Pra është një ligj me shumë rendësi që mund ti  kontribuojë rritjes ekonomik edhe punësimit.

Gazeta Fjala: Sa ka arritur Qeveria të realizoj premtimet e dhëna për zhvillim ekonomik dhe çfarë duhet bërë në vazhdim?

Muhamet Mustafa: Janë aprovuar një serë masash positive pikërisht për investitotorët e të cilat do të kompletoheshin edhe më Ligjin për investime strategjike, por situata e ashpersuar deri në apsurd poltike, konfliktet dhe lufta primitive politike ka penguar këto procese .Mendoj se këto masa duhet të përfundohen , të funksionalizohet idea përfondin e punësimit në një variant të pranueshëm, dhe sidomos të ashpersohet lufta kundërkorrupcionit. Në esence viti i kaluar solli një kthesë një rritje më të madhe ekonomike, rritje të investimve, punësimit, përkujsdesje e rregull më të madh në pakon sociale( pensionistet e veteranet) menaxhim mëtë mirë tëbuxhetit dhe stabilitet më solid makroekonomik. Mirëpo këtë trend duhet të konsolidohet dhe fuqizohen në vijim.

Gazeta Fjala: A do të mbahet mend ky koalicion Qeverisës për dështimet e projekteve kryesore strategjike?

Muhamet Mustafa: Jo në fakt.Nese mendoni për Brezovicën, burimi i dështimit qëndron në problem që ka pasur ky projekt në fillim, Kjo Qeveri e tarshëgoi këtë projekt me draft kontrat të hartuar dhe tentoj ta realizojë. Po problem ishin në origjinë , në improvizimet , tendencat që gjithsesi të bëhet diçka edhe kur shihet se investitori, përkatësisht konsorciumi nukpremton. Kur kjo u aprovua qeveria nuk vazhdoi më tutje pritjet ,si duket të kota.

Gazeta Fjala:FMN ka paralajmëruar se buxheti i vitit të ardhshëm është në rrezik përshkak të pagesave për veteranët.Cfarë masash duhet të merren që të tejkalohet kjo situatë?

Muhamet Mustafa: Ky është një nga problemet. Janë mundësitë buxhetore dhe ato duhet tëshkojnë tek veteranet vertet duke u siguruar një pension dinjitoz.Te tjerët duhet të hiqen nga listat e dhenë se kriteret e Ligjit kanë mundësuar per vjedhjen e atyre që nuk e meritojnë këtë status, duhet të rishikohet edhe Ligji.

Gazeta Fjala: A mund të eskaloj situata pas kërcënimeve të veteranëve me protesta?

Muhamet Mustafa: Edhe veteranet kanë kërkuar që të hiqen nga lista ata që nuk e meritojnë këtë status.Që nuk kanë qënë pjesëmarrës aktiv në luftën e armatosur çlirimtare. Askush nuk mund te shpjegojë se te dhënat e regjistruara para aprovimit të Ligjit jepin një numer te shumten rreth 20000 përfitues e tash këtu kemi 46000 !

Gazeta Fjala: Në takimet e funditqë ka zhvilluar brenda LDK, është thënë se po diskutohet për çështje të buxhetit. Çfarë konkretisht po bisedohet në këto takime?

Muhamet Mustafa: Janë më shumë takime të rregullta që ndërlidhen me procesin e rishikimit të buxhetit.

Gazeta Fjala: Cilat do të jenë efektet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit tek prodhuesit vendës?

Muhamet Mustafa: Në një afat të mesem mund te jenë shumë pozitive ,pasi zgjerojnë tregun dhe rrisin mundësitë për eksport, e bëjnë Kosovën më atraktive e për investitorë, por kjo kërkon që me masa active të poltikave industriale të rritet aftësia konkurruese e industrisë së Kosovës.

Gazeta Fjala :A janë të gatshëm prodhuesit kosovarët të hyjnë në konkurrencë me ata evropian?

Muhamet Mustafa: Ka prodhues që janë të gatshëm dhe ata do të përfitojnë menjëherë nga MSA. Megjithate numri i tyre nuk është i kënaqshëm ndaj siç thash nevojiten politikat aktive industriale të shumtën horizontale , pra njësoj për sektorët prodhues dhe zhvillohen ata më të aftit, dhe ndoshta për shembull teknologji informative edhe masa vertikale që do të thotë të përqendruara dhe specifike, pra për sektor ku nevojiten edhe qasje të tilla selektive. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/intervistemuhamet-mustafa-lufta-primitive-politike-po-e-pengon-zhvillimin-ekonomik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala