Intervistë|Blerim Syla: Ministri i shëndetësisë po bën veç skandale

Autori:Gazeta Fjala

 

Blerim Syla, Kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), ka kritikuar punën e Bashkimit të Sindikatëve të Pavarura të Kosovës (BSPK) duke thënë se kjo e fundit ka dëmtuar lëvizjen sindikale në Kosovë.

Në një intervistë dhënë Gazetës Fjala, Syla ka treguar për planet që të krijojë një konfederatë të re.

“Po, kam proklamuar se do te tentoj të bëjmë një konfederatë të re.  Mendojmë se duhet të fillojmë të veprojmë si sindikata evropiane e jo siç është vepruar deri tani BSPK, që vetëm sa e ka dëmtuar levizjën sindikale në Kosovë,” ka thënë ai.

Syla po ashtu ka qenë kritik edhe ndaj Qeverisë së Kosovës, që sipas tij, nuk po e përmbush premtimin e saj që shëndetësia të jetë prioritet shtetëror.

“Aq më keq, ministri aktual [i shëndetësisë] as që ka ide për reforma.  E gjitha çfarë ka bërë deri tani janë skandale,” ka thënë ai.

Intervista e plotë:


GAZETA FJALA:  Z. Syla, para pak ditësh keni thënë se do të krijoni një bashkësi të re të sindikatave.  A mund të na tregoni më detajisht planet rreth kësaj cështje, dhe cfare ju shtyri të merrni  një vendim të tillë duke ditur se në Kosovë ekziston Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK)?

BLERIM SYLA:  Po, kam proklamuar se do te tentojë të bëjmë një konfederatë të re.  Mendojmë se duhet të fillojmë të veprojmë si sindikata evropiane e jo sic është vepruar deri tani ku BSPK vetëm sa e ka dëmtuar levizjën sindikale në Kosovë.

GAZETA FJALA:  A keni marrë pëqimin nga sindikatat tjera të Kosovës dhe cilat janë ato?

BLERIM SYLA:  Neve qe një kohë jemi në bisedime dhe e kemi edhe një memorandum bashkëpunimi me sindikatat e arsimit, policis, administratës, shërbyesvecivil e të tjera.

GAZETA FJALA:  Tani bëhen një vit që kur në krye të Qeverisë së Kosovës ka ardhur z. Isa Mustafa.  Sa ka ndryshuar qasja e qeverisë Mustafa ndaj sektorit të shëndetësisë krahasuar me qeverisjen e kaluar?

BLERIM SYLA:  Për fat të keq edhe pse është proklamuar nga qeveria që në top pesë prioritet e saj do të jetë shëndetësia, deri më tani nuk kemi as shenjat më të vogla për këtë.  Aq më keq, ministri aktual [i shëndetësisë] as që ka ide për reforma.  E gjitha cfarë ka bërë deri tani janë skandale – si ai me Spitalin Amerikan – emërime të ndryshme politike.

GAZETA FJALA: Është përmendur se nga muaji tetor do të fillohet që të paguhet 7% për sigurimin shëndetësor, por zbatimi i saj nuk pritet të ndodhë as në vitin 2016.  Si e vlerësoni ju  punën që po bëhet për zbatimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore?

BLERIM SYLA:  Sa për sigurime shëndetesore, kjo është temë në vete por për këtë intervistë po ua them se nëse fillohet kështu paratë e mbledhura do të shkojnë në duart e gabuara.  Neve nuk jemi të përgatitur; nuk kemi sistem informativ shëndetesore, nuk kemi akte nënligjore përcjellëse, dhe nuk kemi menaxhment për implementimin e këtij ligji.  Po ashtu, në fund, kemi institucione publike të shkatërruara që nuk u bëjnë ballë institucioneve private.

GAZETA FJALA:  Shpesh është thënë nga autoritetet përgjegjëse se në QKUK ka mjaftueshëm barna, pornë anën tjetër,  qytetarët ankohen për mungesën e tyre.  A mendoni se kjo mungese me barna vije për shkak të korrupsionit brenda QKUK-së?

BLERIM SYLA:  Sa i përket barnave ketu është një defekt tjetër që e percjellë shëndetësinë me vite por sipas nesh këto janë interesa të kompanive të lidhura me politikë, andaj edhe pacientët vuajnë por edhe ne [si mjekë] nuk mund të kryejmë shërbime.

GAZETA FJALA]:  Brenda territorit të QKUK-së është ndërtuar një spital privat, Spitali Amerikan.  A mendoni se është dashur të lejohej ndërtimi i tij në atë lokacion?

[BLERIM SYLA:  Sa për të ashtuquajturin spital, në vend të përgjigjes po shtroj pyetje: ku janë 10.000 metra katrore investime, ku jane 500 deri 800 te punësuar punëtore nga Kosova? E sa per tokën e uzurpuar dhe licencen e dhënë, pyetni Ministrin Rrahmani i cili sic duket më së paku e di pse ka ardhur në këtë post. Unë them se bartja e sistemit kriminal nga shtetet tjera në Kosovë e ka shkatërruar sistemin shendetesor. Pra koha do të tregoj se kush ka drejtë./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/intervisteblerim-syla-ministri-i-shendetesise-po-ben-vec-skandale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala