Intervistë|Ahmet Tmava: Trepça në gjendje të rëndë, qeveria s’po merr masa

Autori:Gazeta Fjala

Ende nuk ka asgjë konkrete rreth definimit të statusi të Trepçës, edhe pse bazuar në deklaratat e Kryeministrit Isa Mustafa, një gjë e tillë është dashur të ndodhte qysh para disa muajve.

Kështu ka thënë Ahmet Tmava, drejtor i Trepçës në një intervistë për Gazetës Fjala.

“Institucionet qendrore janë të informuara për gjendjen e rëndë që jemi duke punuar. Një nga kërkesat ka qenë që të përshpejtohet procesi për një status për Trepçën. Qeveria është duke punuar por ende asgjë nuk ka konkrete,” ka thënë ai.

Tmava ka thënë se pret që shumë shpejt të gjendet një zgjidhje për Trepçën, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e një partneriteti publiko-privat për ndërmarrjen, së paku për disa njësi të saj.

Por Tmava ka insistuar se ndërmarrja Trepça duhet që të ruajë karakteri publik.

Tmava ka folur edhe për Asociacionin e Komunave serbe, duke thënë se nuk pret që kjo të ketë

Implikime mbi Trepçën.

GAZETA FJALA: Z. Tmava, Qeveria e Kosovës kishte planifikuar që gjatë këtij viti të hartohej një strategji apo ligj i ri për Trepcën.  Sipas informatave që ju keni, sa është punuar në këtë drejtim?
AHMET TAMAVA: Institucionet qendrore janë të informuara për gjendjen e rëndë që jemi duke punuar. Një nga kërkesat ka qenë që të përshpejtohet procesi për një status për Trepcën. Qeveria është duke punuar por ende asgjë nuk ka konkrete. Kemi pasur takim ditëve të fundit dhe nga ky takim i fundit kanë dalë sygjerime që në një afat të përshpejtuar të dilet deri të një vizion që me një ligj të trajtohet Trepca dhe më në fund ti jepet mundësia zhvillimore Trepcës.

GAZETA FJALA:Ju gjatë javës së kaluar keni pasur një takim me Kryeministrin Isa Mustafa për të diskutuar rreth çështjes së Trepçës.  A është marrë ndonjë vendim në atë takim?

AHMET TMAVA: Nga këto takime është diskutuar që duhet të shkohet me një procedurë të përshpejtuar, të mblidhen të gjitha faktet dhe argumentet dhe të dilet me një stategji zhvillimore për Trepcën sa ma shpejtë të jetë e mundur.

GAZETA FJALA:Cilat janë aktualisht propozimet për statusin e ardhshëm të Trepçës, dhe sipas jush, cili do të duhej të ishte statusi i Trepçës?

AHMET TMAVA: Duhet të bëhet një ligj i veçantë për Trepcën. Qëndrimi jonë dihet botërish: duhet të ruhet karakteri publik,mirëpo meqë kemi të bëjmë me një nocion komplesk ekonomik këtu ka vend edhe për partneritet publiko-privat dhe privat, por karakteri publik duhet të ruhet të paktën deri në nivel të koncentratit.

GAZETA FJALA:Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka qenë kritik ndaj menaxhmentit të Trepcës gjatë këtij viti. Së fundi, ai ju ka lënë fajtor se pse nuk është hartuar ende një strategjie të re për Trepçën.  Cili është komenti i juaj lidhur me këtë?

AHMET TMAVA:  Nuk më bënë përshtypje fare dhe as që dua të merrem me komente të tilla. Strategjia e Trepcës është detyrë dhe përgjegjësi e institucioneve qendrore,qeverisë dhe kuvendit.  Sikur të ishte varur  strategjia për Trepçën nga vetë Trepça, atëherë kahere ish zgjedh ky problem. Por,nuk dua të merrem më shume me këtë çështje.

GAZETA FJALA: Cilat do të jenë kompetencat e Asociacionit të komunave me shumicë serbe mbi Trepçën?

AHMET TMAVA:Sipas deklarimeve institucionale të nivelit qendror thuhet se nuk do të ketë kompetenca.  Për neve Trepca është një dhe cili do vizion zhvillimor duhet të trajtohet si një dhe statuti e parsheh Trepçën si tërësi. Resureset janë të vendit dhe nuk janë pasuri të komunave. Pra,unë mendoj që nuk duhet të ketë asnjë implikim kompetencash komunale mbi mënyrën e zhvillimit ë trepcës si një, si një tërësi, e vetme, e cila reflektopn interesin e qytetarëve dhe të vendit në përgjithësi.

GAZETA FJALA: A ka pasur së paku ndonjë indikacion ngaQeveria e Kosovës se mund të ketë ndikim edhe në Trepcë?

AHMET TMAVA:Ata deklarojnë se nuk ka asnjë ndikim, dhe ne shpresojmë që është ashtu, dhe vizioni për Trepcën është që të trajtohet si një kompleks  me nje status zhvillimor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/intervisteahmet-tmava-trepca-ne-gjendje-te-rende-qeveria-spo-merr-masa/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala