Intervistë| Skënder Perteshi: Kosova mund të jetë cak i sulmeve terroriste

Autori:Avdyl Pajaziti

Sulmeve terroriste duke se nuk do t’i shpejtojë as Kosova.  Madje vendi ynë mund të jetë edhe cak i këtyre sulmeve. Por, kjo nuk pritet të ndodh tani. Kështu  ka thënë në një intervistë për Gazetën Fjala, Skënder Perteshi, Hulumtues në Qendrën Kosovare për Studimet e Sigurisë.

“Kosova mund të jetë cak i sulmeve terroristeve nga organizatat si ISIS, dhe organizatat tjera terroriste. Mirëpo ky rrezik momentalisht nuk është shumë serioz. Kosova dhe Ballkani në përgjithësi më shumë shihet si një vend, për të rekrutuar luftëtar për qëllimet e organizatave terroriste, se sa një vend për të ndërmarre sulme terroriste”.

Perteshi tregon se kërcënimi më i madh i sigurisë nacionale në Kosovë, janë kriza e thellë ekonomike, papunësisë, dhe problemet sociale.

Derisa, sipas tij nëse qytetarët e Kosovës, dalin në protesta për këto probleme, atëherë vendi mund të zhytet thellë në anarki totale.

“… dhe për të cilat probleme institucionet e zbatimit të ligjit të vendit, nuk i kanë as kapacitete  minimale që të përballen me to”, thotë Perteshi.

Perteshi ka thënë se  Policia e Kosovës  ka dështuar të sigurojë lëvizje të lirë për zyrtarët e lartë shtetëror në Veri. Sipas tij kjo tregon se Policia nuk është shumë i përkushtuar për garantimin e rendit dhe lëvizjes së lirë në atë pjesë.

Gazeta Fjala: Gjatës javës që po e lëmë pas, situata e sigurisë ka qenë në fokus të mediave dhe publikut. Fillimisht sulmet terroriste në Paris dhe më pastaj edhe protestat e partive opozitare kanë ngritur shqetësim rreth sigurisë. Si e vlerësoni në përgjithësi sigurinë në vendin tonë?

Skender Perteshi: Gjendja e përgjithshme në siguri në Kosovë është e nivelit mesatar, dhe institucionet e sigurisë dhe të zbatimit të ligjit i kanë marrë të gjitha masat, që garantoj një ambient të qetë dhe të siguritë për të gjithë qytetarët. Vendi po përballet me sfida të shumta të cilat janë kërcënim për sigurinë nacionale siç janë: Sundimi i ligjit, papunësia, korrupsioni, gjendja e sigurisë në veriun e vendit, izolimi nga vendet e jashtme, mungesa e lirisë së lëvizjes, stabiliteti politik, krimi i organizuar si dhe ekstremizmi i dhunshëm, i cili është bërë ndër kërcënimet kryesore globale të sigurisë. Për adresimin sa më të mirë të sfidave të sigurisë në Kosovë, kërkohet që fillimisht institucionet shtetërore të punojnë në stabilizimin e brendshëm politik, dhe institucional, reformimin e institucioneve të sigurisë, dhe drejtësisë, si dhe sundimin e ligjit në vend. Vetëm me një stabilizim të brendshëm institucional dhe politik, do të është më e lehtë përballimi i sfidave tjera të sigurisë nacionale. Sulmet e Parisit, numri i madh i qytetarëve të cilët po marrinë pjesë në konfliktet e Sirisë dhe Irakut, si dhe protestat e fundit, dhe papunësia e madhe tek të rinjtë e bëjnë situatën e sigurisë në Kosovë, shumë të brishtë, dhe mund të sjellë vendin para sfidave të ndryshme të cilat mund të kenë pasoja të mëdha për sigurinë nacionale të vendit.

Gazeta Fjala:   Protestat e opozitës kanë arritur kulmin e përshkallëzimit të dhunës në protestën e fundit. Si e vlerësoni situatën e sigurisë krijuar nga protestave të fundit të partive opozitare?

Skender Perteshi: Protestat e fundit të organizuara nga ana e opozitës, bllokimi i punës së Kuvendit të Kosovës, si dhe diskursi që po përdorët nga ana e zyrtarëve të lartë shtetëror, si dhe mungesa e gjetjes së zgjidhjes për sfidat të cilat po përballet vendi, është një tregues i qartë se opozita, dhe institucionet shtetërore kanë mungesë ta qartë të përgjegjësisë shtetërore, si dhe mungesë vizioni për ballafaqimin me probleme madhore me të cilat përballet vendi. Elita politike dhe institucionet e vendit , kanë treguar se nuk i kanë kapacitetet e duhura profesionale dhe guximin të rezistojnë kur kemi të bëjmë me marrjen e vendimet të vështira shtetërore, të cilat në disa raste janë edhe të dëmshme për vendin si janë: Marrëveshjet me Serbinë dhe Gjykata Speciale. Mungesa e vullnetit për bashkëpunim ndërmjet pozitës, dhe opozitës për gjetjen e zgjidhjes për çështjet madhore të vendit, mund të shpie vendin në protesta dhe trazira të vazhdueshme të cilat mund të jenë kritike për funksionimin normal të shtetit dhe institucioneve.

Gazeta Fjala: Nëse vazhdohet edhe më tutje me protesta të tilla, cili është rreziku që i kanoset sigurisë së vendit?

Skender Perteshi: Temat për të cilat momentalisht po proteston opozita, janë marrëveshjet për demarkacionin kufitar me Malin e Zi si dhe Bashkësinë e Komunave Serbe, të cilat sipas opozitës janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe e cila është jashtë sistemit juridik të vendit. Duhet të kemi parasysh  se vendi është në një krizë të thellë ekonomike, papunësisë, dhe problemet sociale. Pikërisht këto probleme janë kërcënimi më i madh i sigurisë nacionale në Kosovë, dhe në rast se qytetarët e Kosovës, mund të ngrihen  në protesta për këto probleme atëherë vendi mund të zhytet thellë, në anarki totale, dhe për të cilat probleme institucionet e zbatimit të ligjit të vendit, nuk i kanë as kapacitete  minimale që të përballen me to. Qeveria e Kosovës dhe institucionet e tjera të shtetit duhet të caktojnë prioritetet e tyre, se çka është e rëndësishme për vendin, e jo të punojnë nën diktimin e BE-së, dhe partnerëve tjerë ndërkombëtar. Për Kosovën momentalisht prioriteti kryesor është zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit, dhe forcimi i politikës së jashtme, dhe jo dialogu me Serbinë. Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet me të gjithë kapacitete e saja në forcimin ekonomik të vendit, sundim të ligjit dhe forcimin pozicionit të saj ndërkombëtar.

Gazeta Fjala: Sulmet terroriste në Paris kanë ngrit shqetësim në shumë vende të botës për sulme të mundshme terroriste.  A ka rrezik real që Kosova të jetë cak i sulmeve terroriste të organizatës ISIS?

Skender Perteshi: Kosova mund të jetë cak i sulmeve terroristeve nga organizatat si ISIS, dhe organizatat tjera terroriste, mirëpo ky rrezik momentalisht nuk është shumë serioz. Kosova dhe Ballkani në përgjithësi më shumë shihet si një vend, për të rekrutuar luftëtar për qëllimet e organizatave terroriste, se sa një vend për të ndërmarre sulme terroriste. Kosova është e rreshtuar në mesin e vendeve të cilat luftojnë terrorizmin në nivel global, dhe vetë rreshtimi i vendit në këtë grup, Kosovën e bënë vend potencial ku mund të merren sulme nga ana e ISIS dhe grupeve tjera. Kosova i ka të themeluara institucionet adekuate të cilat merren me adresimin e problemeve të ekstremizmit në vend, siç janë: Policia e Kosovës, AKI, të cilat në përgjithësi kanë bërë një punë të mirë në drejtim të luftimit të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë. Poashtu edhe Kuvendi i Kosovës i ka miratuar legjislacionin i cili e adreson këtë problem. Kosova është fokusuar vetëm në aplikimin e masave të forta në drejtim të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, siç janë: arrestimet, burgimet, miratimi i ligjeve të cilat ndjekin penalisht subjektet të cilat janë viktima e grupeve ekstremiste në Kosovë. Ky problem nuk luftohet me masa dhe represive shtetërore. Adresimi i problemit të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, kërkon një përfshirje më të gjerë të të gjithë akterëve të shoqërisë, sidomos Bashkësive Fetare në Kosovë si dhe akademisë, të cilët janë shumë pasive. Argumentet të cilat na tregojnë se masat e dhunshme nuk janë zgjidhja e problemit të ekstremizmit të dhunshëm janë, rasti i liderit të ISIS, i cili ka qenë ish i burgosur në Irak, dhe tani është udhëheqës i ISIS, si dhe disa nga atentatorët e Parisit, të cilët poashtu kishin qenë në  të burgosur në Francë.

Kosova për adresimin e ekstremizmit të dhunshëm duhet të merret me adresimin e arsyeve dhe shkaqeve të cilat shpijnë qytetarët e Kosovës të marrinë pjesë në luftërat e huaja si në Siri dhe Irak siç janë: edukimi i dobët, mësimi fetar të cilët marrinë të rinjtë tanë, problemet ekonomike dhe sociale, mungesa e prezencës së dorës së shtetit në pjesët më rurale të vendit, besimi i ulët i qytetarëve në institucionet e vendit, si dhe problemet ekonomike të vendit. Vetëm në momentin që ne fillojmë të adresojmë arsyet dhe shkaqet e përhapjes së ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, atëherë do të jemi të suksesshëm në adresimin e këtij fenomeni. Nuk duhet edhe me tutje të merremi vetëm më pasojat e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, por të fokusohemi më shumë në luftimin e ideologjisë së ekstremizmit të dhunshëm i cili thirret në emër të fesë islame.

Gazeta Fjala: Gjatë kësaj jave, Ministri i Financave Avdullah Hoti është ndaluar nga një grup qytetarësh serb që të vizitojë pjesën veriore të Kosovës. Kjo edhe një herë ka treguar se shteti i Kosovës ka vështirësi serioze në ushtrimin e sovranitetin në atë pjesë. A paraqet veriu i Kosovës rrezik për sigurinë në vend?

Skender Perteshi: Mos funksionimi i rendit dhe ligjit në pjesën veriore të vendit paraqet rrezikun më të madhe të sigurisë nacionale, mirëpo nuk duhet neglizhuar edhe progresin minimal që është bërë në dy vitet e fundit. Në Veri ende janë aktive strukturat paralele të sigurisë të Serbisë, të cilat po e pengojnë shtrirjen e sovranitetit shtetëror në Veri. Dështimi i Policisë së Kosovës, për të garantuar lëvizjen e lirë për zyrtarët e lartë shtetëror në Veriut të Kosovës, për udhëheqësit e  Policisë së Kosovës, duhet të pranohet si dobësi, dhe tregon që Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës që vepron në Veri, e zbaton zinxhirin komandues policor, dhe nuk është shumë e përkushtuar për garantimin e rendit dhe lëvizjes së lirë në atë pjesë. Qeveria e Kosovës duhet të bëjë presion më të madh mbi Serbinë për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit në të cilat parashihet largimi i strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, si dhe ulja e ndikimit të Serbisë në këtë pjesë. Pra duhet të kushtëzohet vazhdimi i dialogut me Serbinë, fillimisht me zbatimin e mirëfilltë me marrëveshjet paraprake të arritura. Udhëheqësit  e Policisë së Kosovës, duhet të ketë një kontroll më të madh ndaj zyrtarëve të lartë policor të cilët janë aktiv në Veri, që puna e tyre, të jetë nën përputhje me ligjet e Kosovës, si dhe të përfillin zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës.

Gazeta Fjala: Cilat janë rreziqet më të mëdha që i kanosen sigurisë në vend?

Skender Perteshi: Kosova po përballet me rreziqe të ndryshme të cilat mund  seriozisht rrezikojnë sigurinë nacionale të Kosovës. Në bazë të vlerësimeve të cilat i kemi bërë në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, rreth kërcënimeve dhe rreziqeve të sigurisë nacionale, ato i kemi ndarë në dy nivele:

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/interviste-skender-perteshi-kosova-mund-te-jete-cak-i-sulmeve-terroriste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala