Intervistë | Memli Krasniqi: Të rritet cilësia e prodhimeve bujqësore

Autori:Zekirja Shabani

Ka shumë tregime të fermerëve dhe agro-bizneseve kosovare që po eksportojnë nëpër Evropë dhe në vende të tjera. Por, mbetet ende shumë punë për tu bërë për të rritur prezencën e prodhimeve bujqësore “Made in Kosova”, si në tryezat kosovare ashtu edhe në tregun ndërkombëtarë.

“Mundësitë po rriten çdo ditë, por për këtë ne duhet të punojmë më shumë, bashkë me fermerët”, thotë në intervistë për Gazetën Fjala, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi.

I pari i bujqësisë në vend, flet nevojën e përmirësimit të cilësisë së prodhimit në sektorin më të mbështetur financiarisht nga buxheti i shtetit dhe për barrierat me të cilat përballen fermerët kosovarë dhe kushtet që ju ofron shteti atyre për të prodhuar produkte konkurruese me importin.

Krasniqi, tregon për Gazetën Fjala se fragmentimi i tokës, mos edukimi i mirëfilltë për mënyrat moderne të kultivimit të grurit, makineria jo e avancuar, por edhe mungesa e interesimit primar për grurin janë disa nga arsyet që Kosova nuk arrin të siguroj bukën e vet tash e 15 vite.

Ai rrëfen edh për dyshimet e ngritura për manipulime me subvencionet në bujqësi dhe mundësinë e ndryshimit të strategjisë së përkrahjes së këtij sektori.

Përveç kësaj thotë se po punojnë në evitimin e barrierave tregtare me Shqipërinë që të mos përsëriten bllokadat e ndërsjella të viteve të mëparshme. Vendosja e barrierave, sipas tij, rëndom ndikon në ndërmarrjen e masave reciproke, që nuk e ndihmojnë tregtinë dhe zhvillimin ekonomik.

Gazeta Fjala: Përse Kosova qe 15 vite nuk po mund ta siguroj bukën e vet?

Krasniqi:  Nga viti në vit, në veçanti pas fillimit të mbështetjes përmes subvencionimit, është rritur sipërfaqja e tokës së mbjellë me grurë dhe me kultura të tjera bujqësore. Kjo ka ndikuar që të arrijmë deri te niveli i sotëm kur prodhimi vendor i grurit siguron rreth 80 % të nevojave të konsumit. Natyrisht, sfidat si fragmentimi i tokës, mos edukimi i mirëfilltë për mënyrat moderne të kultivimit të grurit, makineria jo e avancuar, por edhe mungesa e interesimit primar për grurin kanë qenë disa nga arsyet që të kemi këtë përqindje, e cila megjithatë është e kënaqshme. Ne presim këtë vit të kemi rreth 300 mijë ton grurë te prodhuar dhe na duhen edhe rreth 100 mijë për të plotësuar nevojat e konsumit. Përkthyer në sipërfaqe, I bie që te kemi nevojë vetëm edhe për rreth 25 mijë hektarë të mbjellë me grurë. Por, duhet theksuar se edhe nëse ne i plotësojmë 100 për qind nevojat me prodhim vendor, fermerët tanë, nëse gjejnë mundësi të mira mund ta eksportojnë grurin, që i bie se edhe ne kushte të tilla mund të kemi nevojë për import.

Gazeta Fjala: Edhe sa vite i duhen që të mos varet nga importi i grurit dhe miellit?

Krasniqi: Kjo është qështje që shihet nga kënde të ndryshme. Ju thash se me 25 mijë hektarë shtesë, mund të prodhojmë grurë të mjaftueshëm për konsumin tonë. Kjo mund te ndodh menjëherë, por varet nga vullneti i fermerëve, të cilët mund të kenë më shumë interes për kultivimin e kulturave të tjera. Në anën tjetër, duhet pyetur se a është prioritet një gjë e tillë. Ne e kemi të limituar tokën bujqësore, sepse llogaritët se janë mbi 400 mijë hektarë tokë bujqësore, shumica prej të cilës është duke u punuar. Ne duhet të analizojmë mirë prioritet tona dhe të shohim ku është interesi ynë që të investojmë e plotësojmë nevojat më shumë. Kostoja e kulturave të caktuara që përfaqësojnë zingjirë te vlerave më të larta në rastin tonë, siç janë frutat, perimet, bimët mjekuese dhe aromatike, prodhimi i mishit, e të tjera, është më e lartë, por edhe janë sektor më me shumë profit. Këtë sektorë, po ashtu, krijojnë më shumë vende pune dhe gjenerojnë zhvillim më të madh ekonomik. Dhe ne duhet të mendojmë të zhvillojmë këta sektorë edhe më shumë, krahas grurit dhe drithërave, që kanë kosto më të lirë edhe nëse importohen. Pra, na duhet një definim strategjik i interesave tona, duke llogaritur kostot dhe profitin për kultura të ndryshme dhe jo fokusim në një kulturë të vetme. Meqë kemi sipërfaqe të limituara të tokës bujqësore, besoj se më e leverdishme është që të fokusohemi në plotësimin e nevojave të konsumit tonë me prodhime që kanë kosto më të lartë importuese, si frutat, perimet, mishi, etj. Dhe sipas mundësive të rrisim edhe eksportin në sektorë të caktuar, duke përmirësuar kështu, në mes tjerash, bilancin tregtar të vendit tonë që do të ndikonte direkt edhe tek rritja ekonomike.

Gazeta Fjala:Cilat produkte janë me bollëk në Kosovë, të cilat nuk ka nevojë të importohen?

Krasniqi:MBPZHR-ja përmes politikave dhe strategjive zhvillimore të saj është orientuar në mbështetje të faktorëve të prodhimit, në stimulimin e fermerëve dhe në krijimin e një ambienti sa më të favorshëm zhvillimor. Këto politika dhe strategji janë duke krijuar mundësi që të arrihet një zhvillim i qëndrueshëm dhe një shfrytëzim shumë më efikas i resurseve natyrore. E deri më tani Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka përkrahur tre sektorë strategjikë, që kanë rëndësi më të madhe ekonomike dhe përveç hortikulturës, në kuadër të së cilës hyn pemëtaria, perimtaria dhe vreshtaria, është përkrahur edhe sektori i blegtorisë me nën sektorin e qumështit dhe sektorin e drithërave. Në të tre këta sektorë, rezultatet e investimeve përveç që janë shumë të matshme, kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë edhe në rritjen dhe avancimin e prodhimtarisë. Madje, në sezona të caktuara, përmes prodhimtarisë vendore ne arrijmë t’i përmbushin edhe nevojat konsumuese me shumë kultura bujqësore. Por, prodhimtaria bujqësore është kryesisht sezonale dhe vlerësohet se në pikun sezonal, kur edhe kërkesa për produkte bujqësore është shumë e madhe, me shumicën e prodhimtarisë primare bujqësore arrijmë t’i përmbushim rreth 80% të nevojave të brendshme konsumuese dhe në prodhimtarinë bimore kemi edhe hiperprodhimtari. Po ashtu, në sektorin e hortikulturës në verë fillon vjelja dhe ne përveç që i plotësojmë nevojat konsumuese sezonale, kemi potencial të madh edhe eksportues në këta muaj.

Gazeta Fjala:  A janë evituar barrierat për tregti me Shqipërinë dhe a ka gjasë të përsëritet telashi i patateve?

Krasniqi:Jam i vetëdijshëm për këtë dhe takimi im i parë me një homolog jo rastësisht ka qenë me ministrin Panariti. Me të kemi diskutuar shumë gjëra dhe më vjen mirë që pajtimi ynë ka qenë që një herë e mirë të eliminohen barrierat e tilla. Ne po punojmë ngushtë që këto probleme të mos përsëriten më, sepse nuk janë në vullnetin e dy qeverive tona dhe ne besojmë se kështu do të ndodhë. Ne kemi nënshkruar në parim një marrëveshje bashkëpunimi, në mbledhjen e sivjteshme të dy qeverive dhe jemi duke punuar konkretisht në bashkëpunimin tonë. Me Shqipërinë ne duhet të kemi partneritet strategjik dhe po punojmë intenzivisht që të kemi marrëveshje konkrete për unifikim të standardeve të cilësisë për një gamë të madhe të produkteve që do të ndikojë për të mirë për dy vendet tona. Kjo do të ju mundësojë prodhuesve dhe përpunuesve të produkteve bujqësore nga të dy vendet që të kenë një konkurrencë të drejtë dhe treg sa më të madh. Unë besoj se nuk është në interes të dy vendeve tona që të vendosim barriera, sepse e vërteta e hidhur është se vendosja e tyre rëndom ndikon në ndërmarrjen e masave reciproke, që nuk e ndihmojnë tregtinë dhe zhvillimin ekonomik.

Gazeta Fjala: Përse lejohet që të importohen produkte të cilat u bëjnë konkurrencë prodhimeve bujqësore vendëse?

Krasniqi: Ne kemi ekonomi të tregut të lirë, por njëkohësisht mbështesim në masë të madhe prodhuesin tonë. Pyetja e juaj trajton një qështje që nuk i takon mandatit të MBPZHR-së, por mendoj se në vitet e fundit është bërë shumë që prodhuesi ynë të ketë hapësirë për zhvillim. Besoj se ka rrugë ligjore që mund të gjenden, për të bërë prodhuesin tonë edhe më konkurrentë dhe më të kërkuar në treg dhe besoj se institucionet bashkë me bizneset po punojnë në këtë drejtim.

Gazeta Fjala: Sa janë të gatshëm fermerët kosovarë ti konkurrojnë importit?

Krasniqi: Unë i përmenda më herët sektorët ku kemi prodhim të kënaqshëm dhe rritje të tij. Ka shumë tregime suksesi të fermerëve dhe agro-bizneseve tona që po eksportojnë nëpër Evropë dhe në vende të tjera. Mundësitë po rriten çdo ditë, por për këtë ne duhet të punojmë më shumë, bashkë me fermerët. Sivjet po investojmë mbi 40 milionë euro vetëm nga buxheti i ministrisë dhe janë edhe miliona të tjera nga donatorët dhe komunat. Kjo do të ndikojë që agro-bizneset tona të zgjerohen dhe që rrjedhimisht të ketë më shumë produkte vendore dhe më shumë mundësi për eksport.

Gazeta Fjala: Si e vlerësoni cilësinë e produkteve vendëse?

Krasniqi: Ka një  avancim të dukshëm ndër vite dhe sot ne kemi shumë  produkte që  janë  shumë  më  të  mira se sa shumë  produkte që  vijnë  nga jashtë, ta zë më  kemi sektorin e përpunimit të  pemë ve ku ka produkte jashtë zakonisht cilësore. Kemi përparim në  sektorin e perimeve dhe të  përpunimit të  tyre, në  qumësht po ashtu, në  verëra, në  mish, etj. Por natyrisht se ka nevojë  që  cilësia të  rritet dhe mendoj se ne po kontribuojmë mjaftë shumë  që  përmes granteve për makineri dhe teknologji të  reja të  shtohet cilësia, por edhe prezantimi, marketing të  jetë  më i mirë.

Gazeta Fjala: A duhet të protestojnë çdo vit qumështarët për tua tërhequr vëmendjen se nuk kanë ku ti shesin produktet e tyre?

Krasniqi:Është e drejtë e secilit individ, shoqatë apo grup të shprehë në forma të ndryshme pakënaqësitë dhe kërkesat. Unë i kam takuar shumë herë përfaqësuesit e dy shoqatave të sektorit të qumështit, prodhuesit dhe përpunuesit, dhe ata janë partnerët tanë strategjikë në shumë projekte. Nuk është se dua ta lë vetën jashtë kësaj teme, por kërkesat e tyre nuk lidhen me politikat e ministrisë. Është evidente që sektori i qumështit është më i mbështeturi nga të gjithë sektorët e tjerë. Që nga viti 2008, mbi 40 milionë euro janë investuar në sektorin e qumështit, kryesisht përmes subvencioneve dhe granteve për prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit. Tani, Qeveria ka formuar një komision që po analizon bashkë me qumështarët intervenimet e mundshme që ky sektor të jetë edhe më i qëndrueshëm. Krejt çka është e nevojshme që kjo të ndodhë, është të ketë një qasje të sinqertë nga të gjitha palët në këtë mes, dhe të mos merren veprime të ngutshme që do të mund ta politizonin këtë çështje apo që do të mund të na sillnin efekte jo të mira në raportet tona ekonomike me vende të caktuara.

Gazeta Fjala:A do të rishikohen politikat mbështetëse financiare për qumështarët, pasi është parë se është rritur sasia e prodhimit por jo edhe tregu?

Krasniqi:Duke qenë  si sektori më  i mbështeturi deri më  tani, natyrshëm se duhet të  ketë  një qëndrueshmëri dhe se ka krijuar një  bazë  të  fortë  për sukses. Besoj se është  koha që  edhe ata të  fillojnë  të  mendojnë  bashkë  me përgjegjësit e fushës së  tregut për zgjidhje më  të  mira të  mundshme, që  iu siguron prodhuesve tanë  një  konkurrencë  të  drejtë . Por njëkohësisht të  mendohet edhe në  cilësi më të  lartë të  prodhimit.

Gazeta Fjala Cilat janë fushat me prioritet për subvencionim nga ministria?

Krasniqi:Nga aplikimet për grantet e kë tij viti vërehet një interesim shumë i madh i fermerë ve që të merren me sektorin e serrave dhe perimeve, me sektorin e mishit dhe sektorin e pemëve. Numri më  I madh i aplikimeve ka qenë  në  kë ta sektorë . Duke parë këtë, dhe duke e ditur nevojat dhe potencialin në  kë to sektorë  politikat gradualisht po orientohen në  këto sektore. Ne në të tirat kemi rritur buxhetin kë të  vit si për grante dhe subvencione por mendojmë që t’i japim një fokus edhe më të madh vitin e ardhshëm dhe viteve të tjera, duke e rritur në masë të madhe buxhetin, për të krijuar mundësi që të ketë më shumë përfitues dhe rrjedhimisht me shumë prodhim që do ta zëvendësojë importin. Një  orientim I veçantë  do të  jetë  edhe tek bimët aromatike, ku ka një potencial të  madh dhe mundë si të  më dha për eksport.

Gazeta Fjala: A do të ndryshoj programi i subvencioneve dhe granteve dhe cilat do të jenë ndryshimet?

Krasniqi:Padyshim se do të  ndryshojë , dhe ajo çka e thash me lartë  përbën një ndryshim dhe një  orientim strategjik. Gjithsesi, duke marrë  përvojat nga implementimi I programit të  sivjetshëm ne do ta adaptojmë  programin për vitin e ardhshëm dhe ky program do të  hartohet në  çdo fazë  ne konsultim me shoqatat e fermerë ve. Do të  përpiqemi që  të  lehtësojmë  edhe më  shumë  disa kritere dhe të  sigurojmë  një  vlerësim më  të  shpejtë  dhe më  efikas. Buxheti padyshim që  do të  rritet por krahas kë saj ka nevojë  që  të  shtohen kapacitete njerëzore dhe fizike në  AZHB pasi kemi të  bëjmë  më  dhjetë ra mijëra lëndë  që  duhen vlerësuar dhe për secilën kontrolla në  terren. Kjo kërkon një  angazhim të  një  numri të  madh të  njerëzve. Po bëjmë  përpjekje që  të  gjejmë  zgjidhje në  kë të  drejtim, duke angazhuar staf nga MBPZHR-ja por edhe nga ministritë  e tjera, por natyrisht zgjidhje mbetet mundësia e rritjes së  numrit të  vendeve të  punë s në  AZHB pasi është  vërtetë  shumë  e domosdoshme.

Gazeta Fjala:A janë kompensuar të gjithë fermerët për grante dhe subvencione nga viti i kaluar?

Krasniqi:Kanë  qenë  obligime jo pak të  vogla që  na kanë  mbetur nga viti i kaluar si pasojë  e mos rishikimit të  buxhetit, që  nuk ndodhur për shkak të  situatës politike. Ky ka qenë  angazhimi im kryesor në  ditë t e para dhe tashmë  të  gjitha obligimet kanë  përfunduar dhe ne kemi realizuar dhe po realizojmë  obligimet e kë tij viti.

Gazeta Fjala: Janë nxjerrë dëshmi për manipulime me dhënien e subvencioneve për mjete bujqësore. Sa ankesa të fermerëve janë adresuar për këso raste?

Krasniqi:Në  fakt, nuk e di cilave dëshmi po ju referoheni! Thashethemet, dyshimet dhe dëshmitë  janë  të  ndryshme nga njëra-tjetra. Unë  kam bërë  shume herë  ftesë  publike që  çështjet e tilla të  denoncohen menjëherë . Por, deri më  tani nuk ka asnjë dëshmi se ndonjë  zyrtar i Agjencisë  për Zhvillim e Bujqësisë  apo edhe i MBPZHR-së  ka keqpërdorur apo manipuluar në  kë to procese. Duke qenë  i vetëdijshëm për rëndë sinë  që  ka zhvillimi i bujqësisë  dhe zbatimi efikas i programeve tona, unë  kam kërkuar bashkë punim nga secili akter që  të  parandalojmë  çfarë do situate manipulimi. Falë  kë saj qasje ne kemi arritur të  parandalojmë  një  rast mashtrimi, ku persona që  nuk kishin asnjë  lidhje me ministrinë  dhe AZHB-në  tentonin të  mashtronin aplikuesit, se gjoja do t’ua siguronin grantet dhe në  këmbim të  saj të  përfitonin. Kë të  nuk e kemi lejuar dhe e kemi koordinuar denoncimin menjë herë  në  polici, pasi kemi marrë  të  gjitha informatat. Dëshiroj të falënderoj Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë. Kjo dëshmon se bashkëpunimi dhe përkushtimi i përbashkët institucional ndihmon në zbatimin e ligjit dhe rrjedhimisht në dërgimin para drejtësisë të mashtruesve, manipuluesve dhe keqpërdoruesve. Ua kam thënë shumë fermerëve, që në ditët e para të punës sime në MBPZHR, se transparenca dhe efikasiteti janë objektivat tonë themelorë dhe se çdo tentim për mashtrim apo keqpërdorim, nga kushdo qoftë apo në cilëndo formë, do ta luftojmë pa kompromis, në koordinim edhe me organet e rendit dhe të drejtësisë. Arrestimet e para disa ditëve janë dëshmia më e mirë se vet fermerët duhet dhe mund të jenë ndihmuesit më të mëdhenj në këtë proces. Në  kë të  drejtim, po ashtu, I kam dërguar letë r Kryeprokurorit të  Shtetit ku i kam kërkuar që  të  hetojë  deklaratat e disa deputetë ve se gjoja nga zyrtarë t e AZHB-së  ka manipulime në  vlerësimin e aplikimeve. Mendoj se kjo është  rruga e duhur që duhet ndjekur, duke kërkuar dhe ofruar bashkë punim me organet përgjegjëse dhe jo të  flasim vetë m me paragjykime dhe spekulime apo deklarata politike. Siç e kemi dëshmuar tashmë, ne po përpiqemi që maksimalisht të rrisim transparencën, duke informuar publikun në detaje për çdo proces që ndërlidhet me MBPZHR-në, e veçanërisht për përzgjedhjen e përfituesve të granteve për bujqësi dhe zhvillim rural. Do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë në këtë drejtim. Dua të ju premtoj edhe një herë fermerë ve se do të punojmë në pajtim të plotë me legjislacionin në fuqi për të arritur zbatimin transparent, të drejtë dhe efikas të programeve tona. Do të bëjmë gjithçka brenda kompetencave tona që çdokush që e shkel ligjin dhe që tenton të përfitojë dhe keqpërdorë mjetet publike, të përgjigjet para drejtësisë. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/interviste-memli-krasniqi-te-rritet-cilesia-e-prodhimeve-bujqesore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala