Intervistë| Hasan Preteni: Pasurimi i shpejtë vjen vetëm me korrupsion të shpejtë

Autori:Avdyl Pajaziti

Hasan Preteni drejtor i Agjencionit Kundër Korrupsion në një intervistë për Gazetën Fjala thënë se fusha që në vazhdimësi gjeneron korrupsion është ajo prokurimit publik.  Sipas tij tenderomania është  mundësia ku pak njerëz me pak rrezik fitojnë shumë dhe shpejtë.

Preteni deklaron se pasurimi i shpejtë vjen vetëm me „korrupsion të shpejtë”. Ai ka treguar se të dyshuar për  korrupsion janë edhe zyrtarë të nivelit të lartë të Kosovës.

“Po, në mesin e atyre të dyshuarve për korrupsion ka zyrtare të nivelit të lartë nga të gjitha nivelet e institucioneve ( Ekzekutivi, Gjyqësori dhe legjislativi)”, ka thënë Preteni.

Kreu i AKK-së ka thënë se Agjencia deri me tani në Prokuroritë kompetente i ka dërguar më shumë se 1300 emra të zyrtarëve për dyshimin se janë përfshirë në afera të ndryshme korruptive.

“…emrat janë të njohur për prokuroritë, emrat e tyre nuk mund të publikohen, kështu është e rregulluar me ligj”.

Gazeta Fjala: A ka korrupsion në Kosovë?

Hasan Preteni : Korrupsioni në Kosovë është i pranueshëm edhe atë në mase shqetësuese, nuk duhet të harxhojmë energji rreth asaj se a ka apo jo por si të luftohet kjo dukuri e shëmtuar.

Gazeta Fjala: Cila është fusha e me ndjeshme, në të cilën edhe po bëhen të pasur politikanët?

Hasan Preteni : Fusha që në vazhdimësi po xheneron korrupsion është fusha e prokurimit publik, tenderomanija, mundësia ku pak njerëz me pak rrezik po fitojnë shumë dhe shpejtë, nuk mund të pasurohet askush në mënyra tjera, pasurimi i shpejte vjen vetëm me “korrupsion të shpejtë”.

 Gazeta Fjala: A është e mundur të shtohet pasuria e një politikan brenda një viti për gjysmë milioni euro, kur ai deklaron se të hyra mujore në familje ka vetëm 1500 euro?

Hasan Preteni : Deklarimi i pasurisë i zyrtareve të lartë kontrollohet nga Agjencia, kontrollit paraprak ju nënshtrohen të gjithë formularët, kontrollohen se si janë plotësuar dhe a janë plotësuar ne tërësi. Ligji për Deklarimin e pasurisë e përcakton edhe obligimin për të kontrolluar edhe në mënyrë të plotë,kontrollit të plot ju nënshtrohen se paku 20% të formularëve, se cilët formularë do të kontrollohen vendoset me short, shorti është publik, emrat e personave formularët e të cilëve do të kontrollohet janë publikuar dhe janë në faqen e internetit të Agjencisë. Kontrollit të plotë ju nënshtrohen edhe formularët tjerë nëse pranohet ndonjë informacion nga publiku apo ekziston dyshimi se nuk është deklaruar pasuria në tërësi, ju rikujtoj se mos deklarimi i pasurisë dhe deklarimi i rrejshëm janë vepra penale.

Gazeta Fjala: Kush janë njerëzit më të korruptuar në vend, qeveritarët, njerëzit e kompanive publike apo kryesuesit e bordeve ?

Hasan Preteni : Agjencia deri me tani në Prokuroritë kompetente i ka dërguar më shumë se 1300 emra të zyrtarëve për dyshimin se janë përfshirë në afera të ndryshme korruptive, emrat janë të njohur për prokuroritë, emrat e tyre nuk mund të publikohen, kështu është e rregulluar me ligj.

Gazeta Fjala: A ka drejtues të shtetit që janë duke u hetuar për korrupsion?

Hasan Preteni : Po, në mesin e atyre të dyshuarve për korrupsion ka zyrtare të nivelit të lartë nga të gjitha nivelet e institucioneve ( Ekzekutivi, Gjyqësori dhe legjislativi)

Gazeta Fjala: A është marrë ndonjë masë ndaj zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë ?           

Hasan Preteni : Mosdeklarimi i pasurisë dhe deklarimi i rrejshëm janë vepra penale Kodi i Penal neni 437 e ka precizuar këtë në mënyrë specifike.

Gazeta Fjala: Sa lëndë ka dërguar AKK në prokurori, për korrupsion, konflikt të interesit dhe mos deklarim të pasurisë ?

Hasan Preteni : Numri i lëndëve është publike, në Raportin e Punës për vitin e kaluar janë publikuar të gjitha të dhënat.

Gazeta Fjala: Çka ka ndodhur me rastin e kryetarit të Prishtinës për të cilin në dhjetor patën raportuar mediat se ai nuk e kishte deklaruar shtëpinë e tij ?

Hasan Preteni : Për kryetarin e Prishtinës dhe për të gjitha rasteve tjera individuale Agjencia nuk e ka mandatin që të sqaroj, procedura është e mbyllur për publikun, publike bëhen vetëm vendimet definitive.

Gazeta Fjala: Pse nuk ka arrestime për korrupsion në Kosovë?

Hasan Preteni : Çështja e arrestimeve dhe konfiskimeve të pasurisë, ligjërisht është pjesë e   punës së „Gjyqësorit”, misioni i Agjencisë është i përcaktuar me legjislacionin në fuqi edhe atë me :Ligji për Agjencinë, Ligji për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë dhe Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

Definitivisht, te pjesa e luftimit ne kryejmë hetime preliminare-administrative dhe të gjitha rastet si Kallëzime Penale ne i përcjellim tek Prokuroritë kompetente, pjesa e parandalimit Agjencia është përgjegjëse për rregullimin e fushës së deklarimit të pasurisë dhe konfliktit të interesit, të gjitha vendimet-opinionet e Agjencisë janë publike.

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/interviste-hasan-preteni-pasurimi-i-shpejte-vjen-vetem-me-korrupsion-te-shpejte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala