Intervistë | Fadil Berjani: Cilësia e naftës është shqetësuese

Autori:Avdyl Pajaziti

Vetëm 1 për qind e derivative në Kosovë kontrollohet për cilësi. Situataështë shqetësuese edhe për vetë përfaqësuesin e naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjanin, i cili në një intervistë për Gazetën Fjala spjegon për mashtrimet që u bëhen qytetarëve në cilësi dhe sasi.

Kreu i Shoqatës së Nftëtarëve të Kosovës, thotë se mungon kontrolli i shtetiti mbi kompanitë e derivative në vend dhe ato nuk po i respektojnë licencat që kanë.

Kështu edhe dyshimet e ngritura së fundmi për vjedhjen në litra sipas tij lë të kuptohet se janë të vërteta.

“Derisa mungon edhe kontrolli atëherë më të drjetë qytetarët ankohen. Ka diqka në këtë mes dhe ankesat e qyetetarëve janë të arsyeshme”, thotë Berjani për Gazetën Fjala.

Ai akuzon Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë se nuk po ushtronë kontrollin e cilësisi dhe të sasisë përmes mekanizmave që ka, ndërkaq dyshon se nafta importohet e përzier në Kosovë.

Gazeta Fjala: Pse në Kosovë vazhdon të ketë pompa të derivateve pa licencës?

Fadil Berjani: Deri sa në Kosovë ka mbi 700 pika karburanti dhe licenca duhet të përtrihet çdo dy vite atëherë në çdo ditë nga një pike karburanti i del licenca. Edhe pse nuk është e tolerueshme dhe ligjore që të lejohen pikat e karburantit të operojnë pa licencë kjo është shkelje ligjore. Sa për sqarimin e opinionit pikat e kraburantit edhe  kompanit të cilat mirren me tregetinë me derivate të naftës duhet me i vazhdu licencat e tyre çdo dy vite me tarifa shumë të larta, derisa furrave të bukës dhe barnatoreve një gjë e tillë nuk ju kërkohet. Kjo është shqetësuese dhe ne kemi kërkuar që këto licenca të jepen të përhershme.

Gazeta Fjala: Sa mund tu besohet këtyre kompanive, në sasi dhe cilësi?

Fadil Berjani: Derisa nuk respektojnë licencat ka mundësi që edhe të kenë manipulime të ndryshme, por nuk mundë të lidhet cilesia e sasia me afatin e licecës. Të gjitha në vete bëjnë shkelje ligjore nëse nuk respektohen. Sa i përket kontrollit të cilësisëështë shqetësuese se cilësia kontrollohet vetëm 1%.

Gazeta Fjala: Ku furnizohen këto kompani me derivatet të cilat ua shesin qytetarëve të Kosovës?

Fadil Berjani: Kompanitë kryeshishte furnizohen nga kompanitë e rajonit duke perfshirë Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë, Greqinë e Bullgarinë deri më tani. Ne ende nuk kemi krijuar kompani serioze të cilat do të importonin direkt nga kompanitë prestigjoze.

Gazeta Fjala: Kohëve të fundit janë rritur ankesat e qytetarëve se kompanitë e derivateve po i vjedhin në litra. A jeni në dijeni për këto raste?

Fadil Berjani: Jemi dëshmitarë të shkrimeve dhe ankesave të qytetarëve dhe në çdo aspakt konsumatorët kanë të drejtën e shfaqjes së pakënaqësive dhe ankesave. Por në këto raste do të duhet Ministrija e Tregtisë dhe Industrisë të ushtronte përgjegjësinë që e ka me ligj, të ushtrojë kontrollin e cilësisi dhe të sasisë.

Derisa mungon edhe kontrolli atëherë më të drjetë qytetarët ankohen. Ka diqka në këtë mesdhe ankesat e qyetetarëve janë të arsyeshme.

Ne si shoqatë kemi kërkuar që të futet në ligj standardizimi i agregatëve-pompav- simbas standaedeve të EU-së.

Gazeta Fjala: A është biseduar në shoqatën tuaj më drejtuesit e këtyre kompanive për këtë çështje?

Fadil Berjani: Në detaje nuk kemi biseduar dhe nuk kaçfarë të bisedohet. Litri duhet të jetë litër, cilësia duhet të jetë cilësi. Ne kemi kërkuar nga ministria dhe nga Qeveria që të bëhet kontrolli i cilësis me rastin e importit ku qytetarët do të fitonin dhe kompanitë në mes  tyre do të ishin konkurrente.

Ne në shoqatë njëzërit kemi kërkuar që të ketë kontroll të cilësisë dhe të sasië, tani përgjegjësia bie mbi MTI-në.

Në rast kur sasisa nuk është sasi ose cilësia nuk është konform atëherë perveç qytetarëve dëmtohemi edhe ne si biznese.

Gazeta Fjala: Në çfarë forme po përzihet nafta që po u shitet qytetareve, të cilët ankohen se po ua shkarton veturat?

Fadil Berjani: Deri sa nuk ka kontroll të cilësisë me rastin e importit. Nuk dua të mendoj se nafta përzihet në mbrendi, ajo është një enigmëpër të cilën përgjegjësit e MTI-së do të duhet të përgjigjen.

Derisa tani ne kemi fluksin më të madh të bashkëatëdhetarve tanë, të cilët janë dëshmitarë të asajë se çafarë cilësie e naftës është në treg, ata mund ta vërejnë dallimin ndoshat më shumë se sa qyatetarët tanë që vazhdimisht furnizohen në Kosovë.

Konkurrenca e mirëfilltë në treg rregullohet kur ka rregull. Kur sasisa është sasi dhe cilësia është cilësi, por për këtëështë përgjegjëse MTIdhe ata duhet të pyeten për rastet kur ka prishje të makinave edhe për sasistë që nuk janësasi.

Gazeta Fjala: A jeni duke bashkëpunuar me Ministrinë e Tregtisë për këto çështje?

Fadil Berjani: Ne kemi kërkuar, kemi derguar shkresa, kemi kërkuar  edhe nga MTI që tëfillon zbatimi i ligjit edhe respektimi i ligjeve nga vetë MTI-ja, jokrijimi i tollovive dhe amullive në treg. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje ose asnjë nga kërkesat tona nuk është përfillur. Presim në vazhdim se çfarë do të ndodhë.

Kërkesat tona janë që trupat inspektuse të largohen. Këtë punë mund ta kryej Dogana e RKS,të kontrollohet cilësia gjatë importit me kompozit ku nuk do jetë barrë për biznesin.

Gazeta Fjala: Kush sipas juve i ka fajet që ne tregun e Kosovës shitet naftë me cilësi dhe sasi të dyshuar?

Fadil Berjani: Sa i përket cilësisë dhe sasisë fajtore është MTI-ja. Ajo duhet të vendosë rregull dhe duhet të kontrollojëatë. Obligim e ka që të ofroj konkurrencë në mes të bizneseve dhe të ofroj e të garantojë produkte cilësore për qytetarët e Republikës sëKosovës. Duhet MTI-ja të jetë transperante. Duhet të publikohen të gjitha të dhënat se cila kompani është gjobitur për cilësi, cila për sasi e mos të futen të gjitha në një thes, pasi ka edhe kompani të cilat janë serioze.

Gazeta Fjala: A ekziston ndonjë marrëveshje e fshehtë mes naftëtarëve tek çështja e çmimeve?

Fadil Berjani: Derisa nuk fitohet më tepër se 3 cent në litër atëherë ku ka hapësirë për marrëveshje me çmime. Ne jemi të varur nga kompanitë e rajonit dhe ata dirigjojnë çmime jo ne. Ka divergjenca të çmimeve në pika të ndryshme që dallojnë shumë në krahasim më çmimet e shumicës por derisa nuk ka kontrollë të cilësis dhe sasisë edhe ato dallime janë për tu kontrolluar.

Gazeta Fjala: Kur do të përfundojë fiskalizimi  i pikave të naftës në tërë Kosovë, pasi ky proces ka nisur tani e shumë vite?

Fadil Berjani: Kjo që kërkohet tani ka qenë rifiskalizim. Ne nuk kemi qenë asnjëherë kunder fiskalizimit. Fiskalizimi për ne është i mirseardhur por çmimet të cilat kanë qenë në treg ishin shumë të larta. Ne kemi kërkuar thyrje tëmonopolist dhe krijimin e konkurrencës sa mëtë mirë dhe të kemi zgjedhje të shumta ku të bliejmë. Pas ngritjes së zërit dhe organizmimit të shoqatës së naftëtarve ju jeni deshmitarë të uljes sëçmimeve. Kjo të jep me kuptu se ka qenë monopol./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/interviste-fadil-berjani-cilesia-e-naftes-eshte-shqetesuese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala