Intervistë: Ahmet Ahmeti|Rrëfimi im për masakrën në burgun e Dubravës

Autori:Gazeta Fjala

Në maj të vitit 1999, ndodhi një krim i planifikuar i pushtetit serb në burgun me sigurinë më të lartë në Kosovë, atë të Dubravës.

U vranë e masakruan mbi 1 mijë të burgosur,  300 të tjerë u plagosën, duke parë e përjetuar kështu “ferrin” e shkaktuar atë kohë nga forcat serbe.

Njëri nga të mbijetuarit e kësaj maskare ishte edhe Ahmet Ahmeti nga fshati Reçak- Shtime.

Ai  për herë të parë për Gazetën Fjala rrëfen ekskluzivisht rrefimin tejet të hidhur për masakren e Dubravës.

Ahmeti tregon se në burgun e Dubravës e kishte takuar edhe Ukshin Hotin dhe se si kanë vuajtur së bashku atë kohë.

Teksa kujton përjetimet e tija, Ahmet Ahmeti i fton prokurorët vendorë dhe ata ndërkombëtarë të merren me këtë çështje, por këshillon që kjo të mos i lihet në dorë Serbisë. Ai thotë se ata që i kanë shkaktuar ëkto krime mbi kosovarët duhet të dalin para drejtësisë.

“Institucionet e Kosovës duhet që ti kenë parasysh këtë kategori të veprimtarëve dhe mos të lihen në harresë sepse këta veprimtarë ishin përfaqësues të popullit dhe drejtpërsëdrejti kryn detyrat  ndaj qytetarëve të Kosovës në arsimim dhe edukim të rinjëve dhe drejtime të tjera”, thotë Ahmet Ahmeti për Gazetën Fjala.

Ai edhe 17 vite pas përfundimit të saj ndjen emocionet e njejta për tmerrin e maskarës së Dubravës, tregona të që nuk ka ndodhur askund në botë.

Gazeta Fjala: Si është gjendja juaj shëndetësore tani?

Ahmet Ahmeti: Pasojat e përjetimeve gjatë arrestimit dhe vuajtejet e dënimit në kazamatet famëkqija ishin tepër të tmerrshme dhe tani po vuaj nga bllokimi i këmbëve dhe ngulfatja në frymmëmarrja për shkak të lagështisë në dhomat e izolimit.

Gazeta Fjala: Në cilën datë keni qenë të burgosur, cila ka qenë mosha juaj?

Ahmet Ahmeti: Jam burgosur me 7 shtator 1998, në moshën 50 vjecare

Gazeta Fjala: Sa të burgosur të tjerë kanë qenë më ju?

Ahmet Ahmeti: Në burgun e Prishtinës në fillim pesë të burgosur, pastaj i sollën edhe tre tjerë, kurse mua më dërguan në një dhomë tjetër në katin përdhesëme 7 të burgosur.

Në burgun e Prishtinës së pari më dërguan në një dhomë ku ishte edhe një i burgosur serb i dënuar për vrasje të dyfisht për plaqkë, kurse të tjerët ishin shqiptarë. Derisa në burgun e Lipjanit ishim në një dhomë me Demir Limajn, Ali…, Shefket Topajanin dhe një djalë nga Prishtina dhe tre tjerë nga Drenica.  Në Dubravë ishin Ahmet Shala, i ndjeri Tefik Raka, i ndjeri Mehdi Dalloshi, Ismet Pacarizi, Besim Zymberi, Ukshin Hoti, Ilaz Bislimi, Ilaz…, Sylejman Bytyqi, Enver Topalli, Hasan Dalloshi, Bajrush Xhemajli, Esat Haxhijaha, Salih Zariqi, Sheremet Ahmeti, Blerim Ollani, ……, Ukë Galaj. Në burgun e Dubravës në fillim kishte edhe serb por me rastin e (Plajër) ata u larguan.  Po kishte të burgosur që i njihja edhe më parë në arsim politik.

Gazeta Fjala: A mundeni të na shpjegoni ngjarjen si ka ndodhur maskara?

Ahmet Ahmeti: Në burgun e Dubravës na kanë dërguar pas burgut të Prishtinës e të Lipjanit. Masakra në burgun e Dubravës ishte e planifikuar mirë politika shofene serbe për t`na asgjësuar atë numër të të burgosurve që sillet rreth 954. Kjo ishte një vazhdimësi e krimeve të politikës së lartë serbe. Në këtë burg na grumbulluan me planifikim për të na asgjësuar. Në fillim propagandohej se në burgun e Dubravës janë të strehuar paramilitarë serb dhe për atë propagandë të rrejshme forcat e Natos bombarduan me 19 maj 1995.

Atë natë qëndruam të shpërndarë disa në pavijone. Në burg kishte shumë të vdekur e disa të plagosur duke i dhanë ndihmën e parë, Esat Hoxhijonëve i’u dhashë ndihmën e parë duke ja lidhur krahun sepse ishte plagosur nga granatat.

Pasi pam se kanë vendos forcat policore dhe paralimitare serbe që të na varrosin edhe për së gjalli, një grup vendosëm që të marrim nga një shufër hekuri ndër sjetull dhe të qëndrojmë deri diku. Në agim të 23 majit forcat paralimitare të shoqëruara edhe nga forcat e sigurimit shtetëror serb dhe gardian filluan të thirrnin në drejtim tanë dhe kërkuan që të dalim.

Ne mohuam dhe kërkuam që të vinte Kryqi i Kuq Ndërkombëtar që ai nuk ekzistonte fare atë ditë në Kosovë. Breshërit e të shtënave nuk ia kishte ndalur, edhe pasi u afruan afër nesh filluan të hedhin edhe granata dore ku disa prej tyre u loufonin kurse disa jo. Nga ky presion u detyruam të dalim duart mbi kokë ku na rrethekuan në oborr të burgut , parë kokën uintrolozëve dhe militantëve me maska. Pas një shantazhimi se do të ju vrasim do të ju masakrojmë , pastaj nga radhët e tyre njëri dha urdhër që të na dërgojnë në orët e edukatës fizike. Pasi na futën mbrenda filluan përsëri shantazhin ogurzezë të tyre,disa nga brenda disa nga jashtë duke na u ngjitë dritareve të rralla sikur tigra, thoshin se do të ‘ju vrasim..

Gazeta Fjala: A keni dëshmuar ndokund për këto krime?

Ahmet Ahmeti: -Po kam dëshmuar një here ‘Kryqit të Kuq ” ndërkombëtar, dy herë organizatave “OSBE.

Gazeta Fjala: Keni ndonjë mesazh për institucionet kosovare?

Ahmet Ahmeti: Institucionet e Kosovës duhet që ti kenë parasysh këtë kategori të veprimtarëve dhe mos të lihen në harresë sepse këta veprimtarë ishin përfaqësues të popullit dhe drejtpërsëdrejti kryn detyrat  ndaj qytetarëve të Kosovës në arsimim dhe edukim të rinjëve dhe drejtime të tjera. Kjo shtresë e   veprimtarëve ndoshta më mirë kishte me qenë me hi në listat e veteranëve për kauzë kombëtare por duke pas në mendje që të mos rëndohet buxheti i shtetit.

Institucionet tona duhet të punojnë më shumë në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinjë të cilët nga frymëzimi i petagogëve tanë shumë prej tyre i rrokën armët dhe i’u përgjigjën kushtrimit për mbrojtjen të vatanit, sa i përket trajtimit shtetit ndaj nesh ma merr mendja se veprimtaria jonë s ‘duhet harruar, sepse arsimi ishte ai që e mbajti në jetë kauzën kombëtare dhe ne udhëheqim një institucion të shenjtë dhe ishim viktimë e atij aktiviteti.  /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/interviste-ahmeti-ahmetirrefimi-im-per-masakren-e-burgut-te-dubraves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala