Intervistë | Adem Grabovci: PDK e LDK i kanë bërë ofertë opozitës

Autori:Gazeta Fjala

PDK e LDK nuk e kanë ndërmend ta lëshojnë pushtetin pavarësisht protestave të opozitës.

Deputeti, njëherësh shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, thotë se u kanë bërë ofertë edhe oponentëve politik që të bashk qeverisin deri më 2018.

“Por, ashtu siç kemi thënë gjithmonë se këto janë vetëm pretekste për zgjedhje të parakohshme, ashtu edhe ka dalë. Pasi, opozita nuk ka pranuar asnjëherë të shqyrtoj ofertën e pozitës”, tregon Grabovci.

Në një intervistë për Gazetën Fjala, ai  thotë se koalicionit PDK-LDK po i ecën mirë dhe shumë shpejtë do të formatohet kabineti qeverisës.

Gjithashtu edhe Partia Demokratike e Kosovës, prej të cilës vjen Grabovci, për të plotësuar vendit e Hashim Thaçit në PDK dhe në Qeveri.

Sipas tij, Kadri Veseli është njeriu më potencial për ta zëvendësuar ish liderin e tyre që u bë President, ndërsa për vendet boshe në ekzekutiv nuk jep shumë detaje.

Ai flet për Gazetën Fjala edhe për përçarjet në PDK, ambiciet e tij politike dhe imazhin e Kosovës në botë pas zhvillimeve të fundit në vend.

Gazeta Fjala: A ka pasur presione mbi deputetet e kuvendit për zgjedhjen e Hashim Thaçit President?

Grabovci:  Kushtetuta e Republikës se Kosovës garanton pavarësinë e deputetit i cili nuk i nënshtrohet asnjë detyrimi. Në rastin konkret, deputetet kanë votuar me votim të fshehtë dhe kjo ka siguruar  pavarësinë e tyre dhe nuk ka pas asnjë presion sa i përket votimit dhe kjo shihet me faktin se disa deputet të pozitës me vet arsyetimin e tyre  s’kanë marr pjesë  fare në seancë për votim të  Presidentit dhe janë mirë kuptuar.

Gazeta Fjala: A e kanë lënë keq PDK’në, Hashim Thaçi?

Grabovci:  Është e natyrshme që pas 17 viteve PDK, të  ndjen mungesën e Liderit më të votuar në Republikën e Kosovës. Dhe pa dyshim se nuk është perjetim i leht te shkeputesh nga bashkveprimtaret politik  apo nga Ai qe ka qen prijes i sukseseshem sepaku në keto 17 vite te tranzicionit demokratik në Kosovë. Trashëgimia e ish- Kryetarit Thaçi, ka bërë që edhe shkuarja e tij të bëhet në një proces demokratik te cilin rrallë herë e shohim në skenën politike ballkanike. Lidershipi i PDK-së, është i fuqishëm dhe nuk do të lejon që të krijohet vakum në udhëheqje të Partisë,  por përkundrazi do te vazhdoj të fuqizoj PDK-në për  fitore te reja.

Gazeta Fjala: A është Kadri Veseli njeriu më adekuat që mund ta zëvendësoj Thaçin në PDK?

Grabovci:  Aktualisht, z. Veseli është zv. Kryetar i PDK-s, qe i bie që të marr timonin udhëheqës të  Partisë.  Organet e Partisë shpejt do te dalin me vendim lidhur me zhvillimet e me tejshme brenda PDK-s. Çdo kush ka të drejt te pretendoj të jetë Kryetar i PDK-së. Por, z. Veseli, natyrisht nëse do te zgjidhet nga organet e PDK-së, kam bindjen se do te dijë te udhëheq PDK-në,  në frymën e një vizioni te ri dhe do te bënte një politikë proaktive në skenën kosovare,  që do të fuqizonte edhe me tutje PDK-në.

Gazeta Fjala: Nëse shkojmë në zgjedhje, a ka rrezik PDK që të mos dal partia e parë, pasi tash më nuk mund të llogarisë në votat e Thaçit?

Grabovci:  E para, PDK i ka dhënë Kosovës Liderin e saj dhe njeriun e duhur që të jetë President i Republikës. Zgjedhjet edhe pse jo në horizont, nuk e frikësojnë PDK-në, sepse lidershipi i saj është më i angazhuar se asnjëherë me parë, fal frymës që ka lenë ish Lideri Thaçi dhe fal angazhimit dhe qasjes se re të zv Kryetarit që tash me udhëheq me PDK-në. Edhe sondazhet e bëra jo vetëm nga partitë opozitare  por edhe organizatat ndërkombëtare shumë kredibile e qesin PDK-në, Parti të parë, madje bindshëm karshi partive tjera politike

Gazeta Fjala: A ka përçarje në PDK për votimin e kryetarit të ri?

Grabovci:  Me statut,  zv Kryetari merr detyrën e Kryetarit, siq e thash me lart deri në një vendim tjeter te organeve te Partisë. Uniteti i PDK-së karshi këtyre proceseve dhe ndryshimeve demokratike, karshi këtij tranzicioni demokratik, është i fuqishëm dhe nuk ka hapësirë për ndonjë përçarje. Se cili ka të drejt të ketë ambicie për se cilën pozitë, por duke respektuar vendimet e organeve të Partisë.

Gazeta Fjala: A do të ketë zgjedhje në Kosovë sipas juve para vitit 2018, a ka rrezik të prishet koalicioni qeverisës?

Grabovci:  Zgjedhjet janë të parapara te mbahen në vitin 2017 lokale dhe 2018 të përgjithshme. Koalicioni është duke bërë punën e tij në harmoni me planin qeverisës dhe marrëveshjes politike mes dy Partive kryesore PDK-LDK. Nuk shoh ndonjë arsye që të ketë zgjedhje para afatit kushtetues.

Gazeta Fjala: A i ka bërë ofertë konkrete PDK dhe LDK partive opozitare për tu bashkuar në qeveri?

Grabovci:  Po, koalicioni i ka bërë ofertë jo vetëm konkrete por edhe te sinqertë partive opozitare për dy çështjet e ngritura si kauza të pretenduara të  opozitës. Por, ashtu siç kemi thënë gjithmonë se këto janë vetëm pretekste për zgjedhje të parakohshme, ashtu edhe ka dalë. Pasi, opozita nuk ka pranuar asnjëherë të shqyrtoj ofertën e pozitës. Si për asociacionin,  për te cilin kemi kërkuar që vet opozita  ta  bëjnë  dekretin,  i cili me pastaj duhet shkoj në kushtetuese.  Po ashtu edhe për demarkacionin që nuk ka ardhur akoma për shqyrtim në Kuvend dhe ne  ju kemi kërkuar me rekomandim të Presidentes të sjellin ekspert dhe nuk e  kanë bërë një gjë te tillë.

Gazeta Fjala: Çfarë i keni ofruar Ramush Haradinjat, pasi thuhet se keni pasur oferta konkretë për të?

Grabovci:  Logjika jonë e veprimit është qasje e shendosh per shtet-ndertim dhe si e tillë, ne i kemi ofruar bashkëpunim konkret për dialog dhe për të debatuar në institucione për të gjitha çështjet të cilat ata i kanë ngritur. Sepse ne vazhdojmë të mendojmë se nuk ka zgjidhje tjetër pos dialogut mes partive politike në Kosovë.

Gazeta Fjala: Kur do të bëhet riforamtimi i qeverisë

Grabovci:  Qeveria nuk duhet te bej reformatim vetem sa per te then, por duhet ti paraprij një proces vlersues për  secilin resor ministror dhe mbi këtë bazë te marr veprime konkrete. Natyrisht se kjo varet nga Kryeministri i cili mund të konsideroj pas rrethanave të krijuara  dhe në bashkëbisedim të dy partneret  e koalicionit do të duhej që me kohë  te ndodhte diçka e tillë nëse  perfundimisht konsiderohet se është e nëvojshme.

Gazeta Fjala: Kush do ti zë dy vendet e Thacit në Qeverinë e Kosovës?

Grabovci:  PDK- ka potencial te mjaftuar profesional per secilin pozitë në qeveri.  Këto zevendesime  do te bëhen te ditura atëherë kur të marrin vendim organet e partisë që te kemi njerz kopetent në secilin pozit qe do te kerkohej  dhe diçka e tillë do te vendoset shumë shpejt.

Gazeta Fjala: A pretendoni ju zt. Grabovci të jeni pjesë e qeverisë, apo do të vazhdoni të jeni vetëm deputetë?

Grabovci:  Aktualisht jam kryetar i Grupit me te madh Parlamentar dhe në momentin kur te kem ndonjë ambicie për ekzekutiv  do ta kuptoni më kohë. Angazhimi im gjithmonë ka qenë për të ju shërbyer proceseve dhe kjo do të ndodh edhe në të ardhmen. Besimi qytetar qe kam me krijon bindjen se duhet te punoj shum per proceset qe po kalon vendi yne dhe vetem keshtu mund te ju kthjem borgjin qytetarve qe na besuan. Qështja se ku do te jem me pozicion personal është relative karrshi vlersimit dhe respektimit te besimit qe marr nga qytetaret e Kosoves.

Gazeta Fjala: A e ka prishur imazhin e Kosovës ngjarjet e fundit dhe protestat e opozitës?

Grabovci:  Protesta nuk e prish imazhin nese ajo është paqesore, por natyrisht se pamje te tilla çfare kemi par janë të shëmtuara për imazhin e Kosovës sepse të gjitha mediat botërore kanë pasqyruar pamjet e gazit lotsjellës që kanë penguar punën e Kuvendit dhe njëheri perspektiven evropiane të Republikës së KOSOVËS.

Gazeta Fjala: A mund ta rrëzojnë qeverinë këto protesta?

Grabovci:  Qeveritë ndërrohen ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës përmes votës së lirë dhe demokratike. Protestat janë të garantuara me kushtetutë, dhe janë mjet demokratik. Por, rrëzimi i Qeverisë përmes metodave anarkike nuk mund të ndodh, sepse kjo do të thoshte mbytje e demokracisë dhe kthimi mbrapa  deri në zhbërje te shtetit e që besoj që askush nuk është interesuar për këtë./GazetaFjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/interviste-adem-grabovci-pdk-e-ldk-i-kane-bere-oferte-opozites/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala