Inspektorët e rrezikshëm

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas shumë dyshimeve të ngritura viteve të fundit, Qevria e Kosovës është dorëzuar  dhe ka vendosur ta pranoj haptas. Inspektorët nuk janë duke e kryer punën e vetë. Madje nga mos puna e tyre është duke u prish edhe klima e te bërit biznes.

Si rezultat i kësaj edhe jeta e qytetarëve shpesh është vënë në rrezik. Përzierja e kometencave dhe neglizhimi i rasteve nga zyrtarët e thirrut për kontrollë në treg, ka ngritur dyshime për cilësinë e naftës e rritjen e numrit të produkteve pa afat në dyqane.

Këto fakte janë thënë në planin e strategjisëkombëtare 2016-2021 të bërë nga Qeveria e Kosovës.

Në këtëdokument të hartuar nga ekzekutivi i vendit tregohet në detaje se inspektorët deri tani nuk e kanë kryer punën e tyre si duhet, shkruan Gazeta Fjala

“Megjithatë, efektshmëria e këtyre inspektorateve është shumë e ulët. Kjo bën që bizneset të operojnë pa kufizimet e nevojshme ligjore (p.sh. në raport me mjedisin, punëtorët, etj.) apo edhe që të ketë pabarazi në treg për shkak të favorizimeve në rastet e inspektimeve”

“E gjithë kjo e pengon klimën e të bërit biznes dhe e dëmton mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në këtë dokument të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria kë bërë të ditur se synimi i inspektorateve është që të mbikëqyrin nëse operatorët ekonomikë i zbatojnë ligjet në fuqi. Por, thuhet se  këta trupa inspektues nuk ndërlidhen në një bazë të vetme ligjore funksionale, por disa prej tyre janë themeluar dhe rregulluar me legjislacionin primar të fushave të caktuara, e disa me udhëzime administrative dhe vendime.

“Inspektoratet në Kosovë Inspektoratet aktualisht punojnë kryesisht duke pasur për tregues kryesor të suksesit arritjen e caqeve të caktuara të të hyrave, që është shtytje e gabuar për punë. Ato nuk koordinohen mirë mes vete dhe kanë funksione dhe përgjegjësi që bien ndesh me njëra-tjetrën. Inspektoratet zakonisht kanë kapacitete të ulëta njerëzore  dhe administrative”.

 Përmirësimi i inspektimit me ligj të ri

E duke e parë gjendjen e inspektimit në Kosovë, qeveria në këtë dokument tregon se do të nis të marr masa dhe tëndryshoj ligjin.

“SKZH synon të reformojë fushën e inspektimeve në Kosovë përmes krijimit të një ligji të përgjithshëm kornizë, i cili do t’i vendosë qartë udhëzimet për qartësimin e bazës ligjore të aktiviteteve të inspektimit”.

Po ashtu,behët e ditur se do të synohet të eliminohen inspektimet e tepërta dhe do të përcaktohen standardet e përbashkëta për të tjerat, përfshi këtu formularët e standardizuar.

“Do të inkurajohen inspektimet e bazuara në rrezik dhe koordinimi më i mirë i procedurave inspektuese”.

Në fund të raportit tregohet se zatimi i këtyre masave, së pari, do të ndihmojë në uljen e shpenzimeve administrative për inspektimet dhe alokimin e mjeteve në masa të tjera më prioritare. Së dyti, përmirësimi i efektivitetit të inspektorateve do të përmirësojë shtrembërimet dhe eksternalitetet e tregut, dhe do të zvogëlojë ndërhyrjet e panevojshme të qeverisë në veprimtaritë e bizneseve, por edhe nivelin e korrupsionit.

“Ulja e barrës financiare të shtetit dhe e shpenzimeve të transaksionit për bizneset do të mundësojë nivele më të larta të investimeve publike dhe private duke rezultuar me rritje më të madhe ekonomike”.

Si nismë e këtyre ndryshimeve të shtunën Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka shpalosurmetoden e re tëinspektimittepunëdhënësit.

Ky inspektim i ri si pas tij do të jetë përpilimi i një liste me dokumentacion të nevojshëm të legjislacionit përkatës si dhe informimi i punëdhënësve me këtë listë një muaj më parë.

Abrashi ka thënë se kjo qasje e re e inspektimit do të ndihmojë në reflektimin e bizneseve ku do të kenë kohë mjaftueshëm të përmirësoj në ngecjet në rast që ekzistojnë duke aluduar kështu në sensibilizimin dhe vetëdijësimin e punëdhënësve dhe jogjobitjen ndaj tyre./Gazeta Fjala/.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/inspektoret-e-rrezikshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala