Heshtin pacientët e maltretuar nga stafi mjekësor

“Çka po ec si e killavt” i pati thënë infermierja Sabile Krasniqit, gruas që e lindi fëmijën në korridorin e Gjinekologjisë së QKUK-së në mbrëmjen e 4 marsit të vitit të kaluar.
Ky rast në atë kohë u cilësua si i rëndë dhe ofendues. Mirëpo, nuk është i vetmi kur janë ofenduar pacientët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sharjet, ofentimet, e britmat e stafit mjekësor ndaj pacientëve janë thuajse të përditshme në repartet e qendrave spitalore.
Para dy javësh edhe Mevludja, një nënë e re nga Prishtina, tregon se u detyrua të ndaj shtratin me një lehonë tjetër në klinikën e Gjinekologjisë në kryeqytet.
Ajo qëndroi kështu për dy net edhe pse ishte me dhimbje të lindjes dhe nuk u mor parasyshë nga personeli mjekësor.
Për trajtimin jo të mirë, Mevludja nuk u ankua në organet kompetente nga frika se mjekët do ti hakmerreshin në ndonjë rast.
Gazeta Fjala mëson se në shumicën e rasteve pacientët edhe pse ofendohen gjatë marrjes së trajtimit ata nuk din se ku të adresohen. Në Kosovë ekziston zyra për ankesa të pacientëve.
Besim Kodra, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve, ka thënë për Gazetën Fjala se që nga maji i vitit 2015 kanë qenë rreth 140 ankesa nga pacientët e QKUK-së dhe të Spitalit të Prizrenit.
“Ankesat më të shpeshta kanë qenë për mosrespektim të vendit të punës, kumunikim jo të mirë të mjekëve, lista të gjata të pritjes dhe mosrespektim i tyre, referim në institucione private dhe korrupsion”, shpejgon Kodra.
Ai ka treguar se institucionet shëndetësore në Kosovë, veqanërisht Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë sa duhet për promovimin e të drejtave të pacientëve.
“Si pasojë e kësaj nuk kemi edhe numër të madh të ankesave se pse ata nuk e dinë se çka kanë të drejtë e çka jo”, ka thënë Kodra.
Ankesa edhe në Minstrinë e Shendëtëtsisë
Një numër i qytetarëve të cilëve u kërkohen para për shërbime spitalore, apo që referohen për në klinika private nga mjekët e QKUK-së, i kanë adrsuar këto qështje edhe në Ministrinë e Shëndetësisë.
Janë më shumë se 103 pacientë që gjattë vitit 2015 qoftë përmes linjës telefonike falas për qytetarë, apo edhe rrjetit social, dhe faqës zyrtare të MSH-së në të gjithë Kosovën janë ankuar për sjelljen e mjekëve.
“Gjatë vitit 2015 janë pranuar 13 ankesa për QKUK-në, 25 për spitalet e përgjithshme, 53 ankesa për QKMF-të në komuna të ndryshme (mjekësia familjare), 3 për institucione private shëndetësore, 3 për farmaci të ndryshme dhe 6 të tjera”, ka thënë drejtori i departamentit për informim në MSH, Faik Hoti.
Ai shpjegon se shumica e ankesave janë për mungesën e mjekut në vendin e punës, sjelljeve jo të mira të personelit, komunikim jo-adekuat, vonesa në punë, mungesë të barnave, shitje ilaçesh pa banderolë dhe mos-lëshim të kuponit fiskal, etj.
Në kutitë e QKUK’së afro 70 ankesa
Qytetarë të pakt shprehin ankesat e tyre edhe në kutitë e vendosura për këtë punë në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Mirlinda Qyqalla, nga zyra për Informim në QKUK, ka bërë të ditur për Gazetën Fjala se që nga marsi i vitit të kaluar deri në janar të ëktij vitit në QKUK janë bërë rreth 68 ankesa ndaj personelit mjeksor (mjek, infermierë).
“Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës , në mars të vitit 2015 ka formuar një komision i cili do të merret me shqyrtimin e të gjitha ankesave të pacientëve që kanë të bëjnë me mënyrën e trajtimit dhe mjekimit të tyre. Varësisht nga natyra e ankesës ka pas raste kur disa lëndë janë proceduar edhe në komisionet përkatëse që janë në kuadër të SHSKUK-së, si; Komisioni Disiplinor, Komisioni Etik Profesional”, ka shpjeguar ajo.
Sidoqoftë, sipas hulumtimeve të bëra lidhur me atë se sa kanë njohuri pacientët për të drejtat e tyre, del se më shumë se 55 për qind e qytetarëve, nuk i dinë të drejtat që i kanë./Gazeta Fjala/.