Hashim Thaçi i LDK-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Jemi mësuar që kryetarin e PDK-së Hashim Thaçin, shpesh ta shohim si kryeministër, ministër, zëvendës ministër e poste të tjera të larta shtetërore.

Por ky nuk është i vetmi që mban Hashim Thaç. Një person me një emer të njejtë është politikan e mbi të gjitha antarë i kryesisë së degës së tretë të Presidentit Ibrahim Rugova në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Por edhe pse të dy janë në parti të ndryshme e nganjëherë plotësisht të kundërta me njëra tjetrën këta të dy kanë diçka të përbashkët. Është emri dhe mbiemri i tyre “Hashim Thaçi” që e ndajnë të dy mes veti.

Është Hashim Thaçi i LDK-së i cili prejardhjen e ka nga komuna e Podujevës për dallim nga Hashim Thaçi i PDK-së i cili është nga Buroja i Skenderajt. Dallimet e tyre janë të shumëta duke filluar nga pikpamjet e tyre politike. Bile këtij të LDK-së nuk i vie edhe aq mirë që e ka emrin e njejtë me atë të kryetarit të PDK-së.

Ai ka treguar për Gazetën Fjala se në të kaluarën kur iu është përmendur  emri, njerëzit kanë menduar që po bënë shaka dhe që ai nuk është Hashim Thaçi, bile në fillimin e karrierës politike e kanë tallur edhe anëtarët e LDK-së. Por tani, kjo ka ndryshuar dhe atë e thërrasin Hashim Thaçi i LDK-së.

“Ka pasur shumë raste kur më është përmendur emri, njerëzit kanë menduar po bëjë shaka, që nuk jam unë Hashim Thaçi, po ato kanë qenë vitit e herëshme kurse tani e dinë, anëtarësia e LDK’së krejt me njohin me emrin Hashim Thaçi bile shumë herë kur më thirrin anëtarët e kryesisë nuk më thërrasin vetëm Hashim Thaçi por më thërrasin Hashim Thaçi i LDK’së”- ka thënë ai.

“Vetëm një herë në jetën time ja kam pa hajrin emrit Hashim Thaçi, se gjithmonë ja kam parë vetëm sherrin”

Bile për ta vërtetuar që ky është me të vërtetë Hashim Thaçi atij iu ka deshtë t’ua tregonte letërnjoftimin disa njerëzve

“Dikur kur ka qenë Fatmir Sejdiu President, kisha një takim në kabinetin në Fakultetin Juridik. Kur shkova aty për çudi e takova një “Bajram Kosum” jo ai që ishte kryeministër por një tjetër, si unë. Aty u bëmë tre njerëz me emra kryesorë politik në vend, unë Hashim Thaçi, Bajram Kosumi e Fatmir Sejdiu. Ndërkohë duke biseduar ish Presidentin Sejdiu e thirri në telefon një koleg i tij prej Maqedonisë profesor me siguri aty, dhe e pyet se ku je, dhe i thotë që jam me Hashim Thaçin e Bajram Kosumin. Ai i thoshte që nuk po të besoi por po bën shaka, e Sejdiu ia kthente që dytë në kabinet i kam. Edhe ai kish pas qëlluar afër fakultetit edhe erdh tha pse po bëni shaka? Fatmir Sejdiu duke qeshur i tha se qe ku janë, qe ku i kanë letërnjoftimet”, tregonte ai me buzën në gazë që iu deshtë ta tregonte letërnjoftimin dikujt për ti besuar për emër.

h2

Në vazhdim ai tregonte që shpesh herë e thërrasin njerëz të ndryshëm në telefon dhe e fyejnë e, pengojnë por gjithashtu ai tha se ka edhe prej tyre që e thërrasin e lavdërojnë e përshëndesin duke menduar që  ky është ai Hashim Thaçi i PDK-së. “Nuk di kah e marrin numrin e telefonit por më thërrasin shpesh”, shprehte ai.

“Vetëm një herë në jetën time ja kam pa hajrin emrit Hashim Thaçi, se gjithmonë ja kam parë vetëm sherrin”- thoshte Hashim Thaçi i LDK-së përderisa tregoi se në vitin 2004 kishte parkuar veturën gabim. Pastaj “Merimanga” ia kishte marrë. Dhe pasi që kishte shkuar në polici dhe i kishte treguar letërnjoftimin e tij me emër Hashim Thaçi ndodhi diçka e çuditshme.

“Polici po e shikonte letërnjoftimin tim me emër të Hashim Thaçit e ai më tha më fal veç pak a bon, përderisa ai mendonte që unë jam shkuar për Hashim Thaçin me marrë veturën e nuk jam unë Hashim Thaçi. Pastaj ai hyri te kolegët, e rregulloi punën e mi solli dokumentet dhe më thotë që më vjen shumë keq e tregoi shefit se kem ditë që është kerri juaj. Shko mere veturën në Fushë Kosovë”, thotë Thaçi për Gazeten Fjala.

Kjo kishte qenë hera e parë dhe e fundit që Hashim Thaçi i LDK thotë se ia kishte parë hajrin emrit të tij.

Ai tregon edhe për pengesat e tij që i kishte shkaktuar ky emër. Sidomos në kohën e luftës kur Hashim Thaçi i PDK-së ishte i ndjekur nga policia serbe. Ai tha se asnjëherë nuk ka guxuar ta merrte letërnjoftimin me vete pasi që i paraqiste rrezik për jetë.

E në kohën e luftës ai tregonte se kur shkonte ta takonte dikë shpesh herë frikësoheshin nga emri dhe nuk pranonin të takoheshin. Si shembull konkret e përmendi një rast kur kishte punuar si përpunues i vulave të Republikës së Kosovës dhe që kishte shkuar për ta takuar atë kohë zyrtarin e kuvendit të LDK’së për të folur rreth vulave.

“Ka pasur shumë raste kur më është përmendur emri, njerëzit kanë menduar po bëjë shaka, që nuk jam unë Hashim Thaçi”

Zyrtari i kuvendit të LDK’së e kishte lënë duke pritur Hashim Thaçin e LDK’së për 30 minuta para derës duke menduar se ishte ai i PDK’së.

“Atij i kishin thënë se ka aradhe Hashim Thaçi. Ai kishte menduar që kishte ardhur ai tjetri Hashim Thaç. Unë prit ska, prit ska…diku mbi një gjysmë ore deri kur i tregova sigurimit me i thane atij që nuk jam ai Hashim Thaçi tjetër. E ai kish pas mendu që u ardhë ai tjetri hashim Thaçi me kërku pare për luftë në atë kohë. E unë i thash që jam ardhë me përpunu vula e jo me lypë pare“ tregon Thaçi i LDK-së me buzë në gazë e i qetë pasi që ishte mësuar me këto ndodhi.

I pyetur se a do të pranonte të takoheshin për qejf e të rrinin së bashku apo të pinin kafe së bashku dy Hashim Thaqët e Kosovës politikan, ai u shpreh jo edhe pse shpesh herë ka pasur oferta nga kolegët e tij të takohet me të. Gjithashtu ai u shpreh se edhe ai Hashim Thaçi i PDK-së është në dijeni se ekziston një Hashim Thaq në LDK. /GAZETA FJALA/

hashim thaci1

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/hashim-thaci-i-ldk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala