“Hasan Prishtina”, diskriminon personat me aftësi të kufizuara

Autori:Gazeta Fjala

Personat me aftësi të kufizuar janë personat me të diskriminuar në shoqëri.

Ata gjatë rrugëtimit të tyre jetësor hasin në shumë vështirësi dhe pak përkrahje. Ndër problemet kryesore që vazhdojnë të përballen këta persona është shkollimi dhe punësimi. Është pothuajse e pamundur që të arsimohen në kushtet që ofrohen nga institucionet arsimore shtetërore.

Në Kosovë pjesa më e madhe e fakulteteve të Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nuk i plotësojnë kushtet thelbësore për kategorinë e këtyre personave.

1
Për personat që përdorin karroca, pengesat shfaqën qysh në hyrje të fakultetit, ngase disa objektet të fakulteteve nuk posedojnë qasje (shkallë të posaçme) për ta. Pastaj fakultetet kanë edhe mungesë të tualeteve të dedikuara për këtë kategori të njerëzve, gjithashtu nuk kanë as përcjellës (asistent) që duhet t’i shoqërojnë, për këtë gjë duhet të kujdeset shteti.

2

Afrim Maliqi, drejtor i Handikosit mendon se personat që përdorin karrocë vijojnë të mbesin më të diskriminuarit në shoqëri dhe si rezultat i kësaj numri i atyre që kryejnë studimet në universitet mbetët minimal.

“ Janë dy deri në katër veta nga pas lufta që kanë kryer fakultet, në mungesë të kushteve siç janë qasja(pjerrina, ashensor dhe tualete të përshtatshme), madje nuk kanë as asistent(përcjellës) dhe kjo tregon mjaft për privimin e tyre nga e drejta për arsim”, ka thënë ai për Gazetën Fjala.

Përkundër personave me aftësi të kufizuar fizike, të verbëritë gjejnë më shumë përkrahje financiare nga shteti. Edhe numri i të diplomuarve dallon dukshëm në krahasim më personat me karroca. Maliqi ka treguar për Gazetën Fjala së diku rreth 50 të verbër e kanë kryer fakultetin sepse ata gjejnë më shumë përkrahje nga shteti. “

4
Të verbëritë marrin ndihmë monetare prej 125 euro nga shteti njëjtë edhe shoqëruesit e tyre,ndërsa për ata që përdorin karroca nga shteti marrin vetëm 75 euro për mbulimin e gjitha shpenzimeve dhe nuk kane përcjellës apo shoqërues”, ka thënë ai.

Edhe personat e shurdhër kanë vështirësi, pasi në fakultete nuk ka mësimdhënës që e njohin gjuhën e shenjave ose ndërmjetësues që mund të ndihmojnë në këtë drejtim dhe janë të kufizuar që komunikimin me mësimdhënësit ta zhvillojnë me shkrim. “Kurse të shurdhërve ju mungon interpreti i gjuhës së shenjave të cilët në çdo fakultet duhet ta ketë” ka përfunduar Maliqi.

Ndërkaq Dukagjin Pupovci, njohës i çështjeve të arsimit ka thënë së personat më nevoja të veçanta kanë nevojë për mbështetje më shumë se të tjerët, por e cila po mungon.

“Personat me nevoja të veçanta nuk mund të trajtohen në mënyrë të barabartë me të tjerët, sepse ata kanë nevojë për mbështetje më shumë se të tjerët. Dhe, përderisa një mbështetje e tillë nuk ekziston, nuk mund të themi se shoqëria ka bërë diçka të veçantë për shkollimin tyre”, ka thënë ai për Gazetën Fjala.

Ai ka shtuar së përveç privimit nga e drejta për shkollim, mosveprimi e ka çmimin e vet social. “Këta njerëz, në vend se t’i mbarojnë shkollat dhe të punësohen, mbeten barrë e familjeve dhe e shoqërisë”, ka përfunduar Pupovci. Gazeta Fjala ka komunikuar përmes postes elektronike më njërin nga Fakultetet e UP-së, atë të Filologjisë, ku kanë treguar se momentalisht vijojnë studimet dy studentë me aftësi të kufizuar.

“Kemi pranuar një kandidatë në studimet bachelor në programin Gjuhë dhe Letërsi Angleze për këtë vit akademik, ndërkaq studimet i vijon edhe një studente tjetër me aftësi të kufizuara në Gazetari”, ka thënë Besfort Krasniqi, zyrtar i Shërbimit të Studentëve.

Gazeta Fjala ka tentuar të komunikojë me Rektoratin dhe Ministrin e Arsimit të Shkencës dhe Teknologjisë, në lidhur më atë së kur do u ofrohet kushte me të mira personave me nevoja te veçanta, mirëpo pavarësisht që kanë kaluar 4 ditë ne ende nuk kemi marrë përgjigje. /Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/hasan-prishtina-diskriminon-personat-me-aftesi-te-kufizuara/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala