Hamdia tregon “Çka ka shpija”

Autori:Zekirja Shabani

Shumica e njohin si “tup”, e pak ia dinë emrin e vërtetë. Dardan Gashi – Hamdia i serialit “Çka ka shpija”, rrëfen për Gazetën Fjala për jetën e tij personale që pak kush e njeh.

Ai tregon se sa shumë mund të ndikoj një rol i aktorit në personalitetin e tij dhe sa vështirë e ka të jetoj mes Hamdisë e Dardanit.

“Shpeshherë ndodhë në rrugë me më pengu. Sepse njerëzit dijnë nganjëherë me të vlerësu në bazë të rolit. Ndoshta ti në jetën e përditshme je komplet ndryshe, e ata të shohin sikur ‘Hamdi’”, thekson Gashi.

Në shumë raste ai tregon se si qytetarët, kryesisht të rinjë në mosh tallen me të.

“Njëherë më ka ndodhur një rast, ku isha duke pirë kafe me të fejuarën time dhe një vajzë pak më larg më shikonte dhe më thërriste ‘o Tup’”, qeshet ai, derisa tregon se ka filluar të mësohet me komente të tilla.

Por, seriali “Çka ka shpija”, për të është projekti më serioz, në të cilin edhe fiton goxha para.

“Seriali “Çka ka shpija”, që po luaj për momentin është projekti nga e cila kam më së shumti të ardhura”, thotë ai.

Dadran Gashi, tregon se deri më tani është angazhuar edhe në disa projekte tjera si në teatër.

“Më shumë kam pasur shfaqje teatrale të cilat janë projekte më të shkurta që nuk kanë të bëjnë më vite, janë projekte 2 apo 3 muajshe, nga e cila merr një lloj honorari”.

Me këto të ardhura ai thotë se mbanë familjen, pasi nuk punon dicka tjetër.

“Mirëpo varet jo të gjith aktorët mund ta bëjnë këtë, por ata që duan të punojnë mund të gjejnë mundësi, dhe ka punë sa për ta mbajtur familjen”.

hamdia

Megjithatë, nëse aktorët e shohin rtin si biznes, ai thotë se nuk ia vlen të merresh me të.

“Por, në qoftë se e sheh si pasion të njeriut ia vlen gjithçka pas saj”.

Këtë pasion, ai shpesh ka menduar ta braktisë. Edhe për shkak të financave por dhe shkaku i disa arsyeve të tjera, të cilat nuk i bënë të ditura.

Por përse nuk e ka braktisur?

“Sepse kam gjetur financa”, thotë ai duke qeshur.

Por më së shumti presion për ta lënë aktrimin thotë se ka pasur nga njerëz që nuk i njeh.

“Shumë nga ta më thojnë që ta braktisi, çudi”.

Deri më tani me punën që bë, ai ka fituar një çmim në festivalin ‘Skena-Up’ si aktori më i mirë.

“Unë atë çmim e kam marrur me punimin e diplomës, dmth me shfaqjen e diplomës, “Vernisaz”. Jam ndier mirë sepse shfaqja përsa i përket tekstit ka qenë rreth 40 faqe, ndërsa unë e kam pasur vetëm një 1 faqe e gjysmë tekst. Në ‘Skena Up’ nuk ka pasur çmim aktori apo aktorja kryesore, ka qenë vetëm një çmim, aktori më i mirë, dhe unë e kam fituar, dhe më ka bërë të ndihem mirë”.

sss

Hamdia, siç njihet në serial, përpos angazhimeve profesionale nuk i len anash edhe obligimet fetare. Kjo thotë se nuk i pengon në punën që bën.

“Mua feja më ka bërë shumë më kolektiv dhe shoqëror. Fakti që njerëzit e dijnë që ti je më praktikues i fesë se disa të tjerë, automatikisht kanë më shumë respekt dhe besim në ty. Mua në profesion më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë”, thotë Gashi.

Ai është i fejuar dhe njihet si njeri që lexon shumë.

Përveç në skenë ai është humorist edhe në jetën e përditshme mirëpo së fundmi ka filluar të marr qëndrim më serioz për të shmangur sado pak ndikimin që ka roli i hamdisë në personalitetin e tij.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/hamdia-tregon-cka-ka-shpija/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala