Gratë që sfidojnë burrat në Gjilan

Autori:Gazeta Fjala

Të pakta janë femrat që bëjnë punën e Blertës në Gjilan. Ajo për çdo mëngjes bashkë me Nexhmijen trokasin derë më derë për të shpërndarë fatura të mbeturinave të ndërmarrjes Eko-Higjiena.

Nexhmije dhe Blerta Surdulli janë dy inkasantet e vetme në të gjithë territorin e Kosovës që bëjnë një punë të tillë përkrah burrave.

Kjo e fundit është studente në përfundim të fakultetit Ekonomik. Ajo tregon se pavarësisht se punon, notat në fakultet i ka mjaftë të mira.

Blerta për Gazetën Fjala ka rrëfyer se si është të merresh me një punë jo dhe shumë të lehtë për gjininë femërore.

“Çdo ditë pune zgjohem në orën 8 të mëngjesit. Vij në zyrë, marr detyrat dhe dal në teren. Unë jam ndër femrat e para inkasantë në Kosovë. Punën kryesore e bëjë në qytetin e Gjilanit”, tregon ajo për Gazetën Fjala.

kjoo

Këtë punë ajo ka një vite që e bënë dhe nuk e ka aspak të lehtë.

Blerta thotë se kishte raste kur është paragjykuar nga të tjerët derisa shpërndanë faturat.

“Fillimet kanë qenë të vështira si për mua ashtu edhe për qytetarët. Me kalimin e kohës u mësova dhe tash kalojmë shumë mirë. Konsumatorët janë shumë të sjellshëm”, rrëfen ajo.

Liria Inkasantja e parë

Por para Nexhmijes e Blertës, punën si inkasantë e ka bërë edhe Lirie Kadriu.

Liria është inkasantja e parë femër në të gjithë Kosovën. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Fillimi i sajë në këtë profesion ishte i rastësishëm.

“Ditën e parë kur kam filluar me punë nuk e kamë ditur as unë se çfarë pune jam duke bërë. Ka qenë një koleg me të cilin unë  kamë dalë në teren. Më është dukur shumë e vështirë kjo punë. Shumë e lodhshme. Kur kemi dal në teren edhe shikimet e njerëzve dukej se më vrisnin”, rrëfen ajo për Gazetën Fjala.

1

Në rrugëtimin e saj Liria thotë se është ballafaquar me llojë-llojë situate. Madje për të shpërndarë faturat ajo ka hyrë edhe në vende të cilat nuk janë edhe aq të këndshme për të.

“Na bie të shkojmë në lloj-lloj vendi.  Por puna jonë është e tillë dhe si të tillë ne e kryejmë atë me shumë ndershmëri”, rrëfen ajo.

“Një i moshuar më kishte këshilluar ‘Hiç mos e ke dert, a e din edhe policet në fillim kur kanë filluar kanë reaguar që të gjithë, mësohen dhe me ty njerëzit’,  më thoshte ai. Pastaj u mësova me këtë punë”, tregon inksasantja e parë femër në qytetin e Gjilanit.

Shefja e 13 inkasantëve

Liria tash është menaxhere në këtë kompani ku ka nën përgjithësi edhe 13 inkasant të tjerë nga to edhe Blerta e Nexhmija, të cilave edhe ua ka kaluar zanatin.

Ato punojnë për ndërmarrjen publiko-private – regjionale Eco–Higjiena në Gjilan, e cila është themeluar në vitin 2012, si një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

shefja

Kjo kompani  bënë grumbullimin, bartjen dhe trajtimin e hedhurinave si dhe ofrimin e shërbimeve tjera publike siç është pastrimi dhe mirëmbajtja e rrugëve, shesheve të qytetit, varrezave dhe tregjeve.

Aktiviteti i saj shtrihet në Regjionin Jug-Lindor të Kosovës: Gjilan, Viti dhe Kamenicë ndërsa ka marrëveshje bashkëpunimi edhe me Komunën Novo Bërd, Partesh, Ranilluk, dhe Kllokot./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/grate-qe-sfidojne-burrat-ne-gjilan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala