Gratë e shkelura

Autori:Avdyl Pajaziti

Hatixhe Jahiri vite më pare mori iniciativë për hapjen e një biznesi. Pa ndihmën e askujt ajo hapi një salon nusërie e që e quajti “Fana”.

Ani pse fillimisht pati shumë nevojë për përkrahje asaj kurrë askush nuk i doli në ndihmë.

“Kamë pasur fillimisht nevojë për pak para nga institucionet për hapje biznesi. Kamë trokitur në shumë dyer por askush nuk më ka ndihmuar. Kamë shikuar edhe mundësitë e kredive por bankat kanë qenë shumë dorështrënguar kur u kamë treguar se unë vetëm kamë marrë iniciativë për hapje biznesi”, tregon Hatixhe Jahiri.

11335751_10207042788772443_1775608722_n

Ajo tregon se shumë herë ka pasur vështirësi por se ia ka dalur falë kursimeve.

Kërkesë e saj është që gratë kosovare të ndihmohen sa më shumë nga institucionet shtetërore që mos të mbesin të mbyllura nëpër shtëpi.

“Nëse duam zhvillim të gjithëmbarshëm duhet përkrahur edhe gratë. Unë nuk themë se duhet mbështetur më shumë se burrat por të paktën të jemi të barabartë”, thotë Hatixhe Jahiri.

Por të dhënat statistikore tregojnë se në Kosovë ende shkelen grate për shkak të gjinisë që i përkasin.

Gazeta Fjala sjell një përmbledhje të pozitës reale të grave në Kosovë, bazuar në të dhëna zyrtare.

Nga gjithsej popullsia prej 1.8 milionë, raporti meshkuj/ femra për vitin 2013 është 100 femra për 101 meshkuj.

E shkalla e papunësisë e grave kosovare ende mbetet shumë më e lartë se sa e meshkujve.

Shkalla e papunësisë për gratë është 38.8% kundrejt 26.9% të meshkujve.

Kjo për faktin se 68 % e grave nuk e dinë ndonjë gjuhë tjetër, përveç shqipes.

Por një pjesë e konsiderueshme e femrave kosovare e kanë gjetur veten në sektorin publik.

49.4% e grave të punësuara punojnë në institucione shtetërore.

E më së shumti gra punojnë në sistemin arsimorë.

19.9 për qind e gjitha grave kosovare punojnë në këtë sektor. Derisa përqindja e meshkujve sillet në 8.5.

tabela 1

Gratë kosovare veq arsimit e kanë gjetur veten edhe në aktivitetet e shëndetit njerëzor dhe punës sociale. Në këtë fushë janë angazhuar 19 për qind e grave të punsuara nga 4.9 për qind e burrave. E në gjithë sektorët tjerë dominojnë gjinia mashkullore.

Në sektorin e drejtësisë gratë kanë pozita minore.

Nga gjithsej 317 gjyqëtarë sa numëroi Kosova në vitin 2014, 229 prej tyre janë meshkuj e vetëm 88 femra.

tabela 3

Gjinia femërore nuk po del të jet fort e respektuar as në institucione shtetërore.

Vetëm 7 për qind e pozitave vendimmarrëse në institucionet qendrore iu kanë besuar grave.

Pavarsishtë se gjithëherë u premtua se grate do të kenë pozitat e merituara në organet vendimtare “burrat e forte” kur erdhën në pushtet nuk I deshën grate me pushtet afer vetës.

 

tabela 6 vendimmarrja

tabela 8 qeveria2

Ndërsa në komuna gjendja qëndron edhe më keq.

Vetëm 4 për qind të këtyre pozitave i mbajnë gratë.

Rrjedhimisht shumicën e kohës grat kosovare del se e shpenzojnë kohën në shtëpi. /GazetaFjala/

 

tabela 5 fjetja

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/grate-e-shkelura/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala