Fusha e “vajtimit”

Autori:Zekirja Shabani

Selvete Aliut, banore e lagjes “Fusha e Pajtimit”, kujton se si u desh t’i “gënjejë” fëmijët e saj, kur dëgjoi eskavatorët, ditën kur komuna e Prishtinës filloi punimet për ndërtimin e parkut në këtë lagje.

“U thashë se kanë ardhë me na ndërtu shtëpinë, fëmiët u gëzun, dolën mbas tyre tan diten si kam pa”, rrëfente Selvetja për Gazetën Fjala, derisa po e priste para derës së kontejnerit, vajzen e saj tëë kthehej nga shkolla.

fushaaa

“Se pata dert që i rrejta për shpi se e disha që me kohë muj me iu tregu që s’është e vërtetë, po hallin mat madhë po e  kam kur më lypin kushte, me vesh me hangër. Zemra më djeg, fëmija në shkollë po shohin po lakmojnë”, tregon e dëshpruar dhe pa shpresë ajo.

Selvetja i gëzohet lajmeve kur dëgjon se po ndërtohen ambienti përreth “banesave” të banorëve në këtë lagje dhe kur largohen mbeturinat, por shfaqet e pakënaqur me atë që e quan ajo fushatë  interesi të komunës.

“Ndihna mirë kur dëgjoj që ka nisë diçka për mbarë, po ama kjo është  punë  veç sa me thanë se po punohet. Kur na jetojmë me 75 euro social as bërrllog smujm me ba se mielli tybe bërllog s’banë, me thanë që po hajmë diçka tjetër përveç bukës a?”, thotë ajo.

fusha e pajtimit 2

Kjo nënë tregons e në prag të zgjedhjeve përfaqësuesit e të gjitha partive politike ua zinin derën e tani thotë se askush syt nuk don me jau pa këtyre banorëve.

Ajo shfaqet e pakënaqur edhe me Entin për Punësim, ku sipas saj kriteret që kërkohen nuk mund t’i plotësojë ppër të gjetur një punë.

“Kërkojnë dokumente, patent shoferë, shkollë. Mi pas na këto beso s’ishim kanë rast social. Na nuk po lypim punë në zyre, veq sa me u ba idare”.

Përveq që ndihet e gënjyer dhe e lënë anash nga shteti, ajo tregon se bashkë me të tjerët është mashtruar edhe nga organizata që në emër të ndihmave humanitare kanë përfituar shuma të mëdha parashë në kurriz të tyre.

Ajo rrëfen se si dokumentet e saj që është e sëmurë nga zemra ia ka marrë organizata e quajtur “Together ëe Can Change The Ëorld”, dhe se si kontaktuesi nga kjo organizatë iu është prezantuar vetëm me pseudonimin “Engjulli”, dhe më nuk e ka kontaktuar kurrë.

“Na ka ardhë kishe me na ndihmu, mi ka marrë me dokumenta të fëmijëve me dokumenta të mjekut, mka fotografu… Ai s’ish kanë engjëll po dreq”- shfaq nervozizmin e saj Selvetja.

fusha e pajtimit 3

Edhe fqinjet e saj Zaha Regjepoviq dhe Zaqete Salihurrëfejnë për gazetën Fjala për kushtet e rënda të jetës dhe mllefin që kanë për pushtetarët.

“Kur vijnë bashkë me gazetarët fjalë ma të ëmbla zor me gjetë. Po kur iu shkojmë në zyre beso tjerë janë. S’kemi kohë, apet ti, hajde nesër, këto janë fjalët që na presin. Jemi mësu, krejt çka përfitojmë janë 2 metra dru që na i bijnë. Si katund jemi këtu, edhe pa mbjellë kta bari banë.”- thotë Zaqetja për Fjalën.

Ndërsa Zaha, shfaqet pa shpresa meqë një herë në vitin 2011 ka qenë në listën e përfituesve të banesave por ditën kur janë ndarë çelsat është njoftuar se nuk është në list.

“Deri ditën kur kanë hi në banesa, jam kanë në list po kur i kam pytë mkanë thanë që e ki djalin në punë. U kanë edhe avokati i popullit Sami Kurteshi po sen s’ka, kena mbetë në dorë të Zotit”- pohon Zaha.

fusha e pajtimit 7

Për dallim prej Zahes, Selvetes dhe Zaqetës, problemin e banimit tashmë e ka të zgjidhur Vahide Muja, e cila është përfituese e banesës të ndarë nga komuna e Prishtinës.

Ajo ndjenë keqardhje për bashkëqytetaret e saj.

“Të vetmit jem na që ua besojmë se çka hjekun. Për me ditë çka hjekun duhet me jetu si ta. Na kena jetu si ta e dimë qysh është me të rrok shiu e bora, mos me pas me hangër”- thotë Vahidja.

Ndërsa Flamur Dini, djali i dëshmorit të kombit Rrahman Dini, tregon se si pas luftës ka jetuar si rast social dhe me probleme banimi.

“Kemi jetu si rast social në Kodër të Trimave, deri kemi marrë banesën si familje dëshmori. Sot studioj në Fakultetitn Filozofik në Universitetin “Hasan Prishtina”, falë privilegjeve që i kam shfrytëzu për nder të babës. Por ndjejë dhimbje për të gjithë ata që shohë në gjendje të keqe ekonomike e sociale. Gjendja e rënd ekonomike është barrë e madhe, dhe është pengesë për të jetuar në harmoni e lumturi. Dashtë Zoti të punojmë  të gjithë së bashku për këtë vend”- tha për gazetën Fjala Flamuri.

fusha e pajtimit 6

Te “Fusha e Pajtimit” aktualisht janë duke jetuar edhe 13 familje në baraka. Shumica e tyre nuk janë banorë të Prishtinës por kanë ardhur nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/fusha-e-vajtimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala